Minella Gjoni
VLERËSIME TË PROF. PASKAL MILO PËR STUDIUESIN MINELLA GJONI (MËSUES I MERITUAR).
REGJISTRIM I BËRË NË VITIN 2011 (Kur nuk ishte larguar ende fizikisht)
http://www.youtube.com/watch?v=5V_-VWKRlLU
Prof Paskal Milo
Është jo e lehtë të flasësh për kolegët, sepse duhet të përzgjedhësh fjalët dhe të japësh karakteristikat më të plota rreth veprimtarisë së tyre, e cila është e gjërë. Në një emision të shkurtër televiziv si ky që po zhvillojmë është e vështirë për ta përmbledhur gjithçka për Minellën, sepse vepra e Minella Gjonit është mjaft e gjerë. Ajo nuk është vetëm në fushën e historisë, por edhe të gjuhësisë, dialektologjisë, të etnografisë e të etnofolklorit e në përgjithësi të kulturës popullore të Bregdetit tonë të dashur. Unë do të përqëndrohem vetëm në aspektin historik të veprimtarisë së Minellës. Do të thoshja që ai mbetet një nga krijuesit më të shquar jo vetëm në rrafshin e Bregdetit, por dhe në rrafshin kombëtar për sa i përket trajtimit të tematikës historike të Bregdetit Shqiptar. Merita e veçantë eshtë trajtimi shkencor i çështjeve dhe thellësia me të cilat ai i ka trajtuar ngjarjet historike që janë të lidhura me Bregdetin Shqiptar. Këtu kam parasysh një numër vëzhgimesh historike, me cilësinë e studiuesit, me të cilat ka kapur tematikën dhe ezaurimin e tij deri në fund. Kam parasysh që është një studjues i apasionuar që e ka gërmuar me shumë kujdes Arkivin Historik të zonës bregdetare. Ka vjelur burime të çmueshme arkivore e bibliografike për të na prodhuar gjithë atë lëndë interpretuese të historisë bregdetare. Mbi të gjitha ka një dashuri të madhe për çdo faqe të librave të tij për Bregdetin dhe, që besoj, se duke vepruar në këtë mënyrë, ai ka skalitur emrin e tij përjetësisht në memorien e Bregdetit, por dhe në kujtesën kolektive bregdetare. Kjo materializohet në tërë krijimtarinë e tij historike, gjuhësore e folklorike. Pra kemi të bëjmë me një studiues i cili do të ishte shumë i preferuar dhe shumë i lakmuar dhe nga qendra studimore brenda Shqipërisë e në rajon për kapacitetet intelektuale që ka dhe që i përcjell përmes librave të tij.
Do të ishte një nder edhe për çdo katedër dhe departament të historisë, të etnologjisë që ky studiues të referonte dhe në mënyrë krahasuese t’ ua sillte auditorëve, të cilat nuk mungojnë tani në Shqipëri. Ato janë specializuar që të përmbledhin e përhapin përvojën e këtyre studiuesve në vend. Unë shpresoj dhe dua ta shikoj Minellën jo vetëm në Sarandë, jo vetëm në auditorët e Bregdetit shqiptar, por në të gjitha auditoret e mundshme kombëtare, ku kam parasysh dhe shqiptarët e të Kosovës e të Maqedonisë.
Minella e meriton që gjithë këtë përvojë të madhe që ka grumbulluar, t’ua përcjellë edhe mjediseve të tjera kërkimore, shkencore, pedagogjike e arsimore në vend.
Studimi krahasues i kulturave rajonale dhe i historive ka një përparësi të madhe tani në tërë territorin mbarëkombëtar shqiptar. Është mirë që të njohim më mirë njëri- tjetrin. Këtu kam parasysh që edhe shqiptarët e Kosovës të njohin Bredgetin Jugor të shqipërisë joniane. Kjo krahinë jo vetëm që ka një histori të lavdishme, por ka dhe një pasuri të madhe natyrore. Ajo ka një pasuri të madhe shpirtërore. Ka një kulturë të gjerë popullore. Shqiptarët kudo brenda dhe jashtë vendit duhet ta njohin këtë histori, duhet t’i njohim këto vlera, të mirëpërfaqësuara mirë dhe saktë në veprën e kolegut tim të nderuar Minella Gjoni.





























Leave a Reply