MOTIV NËNTORI-promovim, monografia “BACA DINË- DRITË E SHTIGJEVE TË DJEMVE TË LIRISË” i autorit Nezir Prokshi
Recension nga Prend Buzhala
Në Bibliotekën kombëtare u promovua monografia “BACA DINË- DRITË E SHTIGJEVE TË DJEMVE TË LIRISË” e Nezir Prokshit, ligjëruan Prend BUZHALA, Bashkim Musliu, tekste bga vepra intepretoi aktori e krijuesi Dibran Fylli. Kurse për veprën folën dhe evokuan kujtime edhe Nait Hasani, Naim Lushaj, vetë protaginsiti i veprës Hajdin Ramaj etj.
Pranë e pranë kemi toponamistikë dhe histori, përshkrim gjeografik dhe dokumente, përshkrime të trashëgimisë dhe të zakoneve të traditave të lashta; aty autori e vizizton folenë e atdhedashurisë, e cila gjithherë ligjërohet përmes këngës, lojërave e dokeve tradicionale. Janë kullat, trojet, emrat e shejtë të toponimisë, varret e të parëve, por aty janë edhe bujaria e trimëria gjithë sakrifica sublime që fillon me Arif Shalën, Fazli Graiçevcin; aty është edhe protagonisti kryesor i kësaj monogarfie, Baca Dinë – Hajdin Ramaj (i lindur më 1938), por aty janë edhe kujtesa për klerikun Arif Shala që sjell abetaren e aprë në fshat dhe që e hap shkollën e parë shqipe në këtë vendbanim; aty shpalosen edhe figurat e tre atdheraëve të idealit, anëtarë aktivë të NDSH-së, Arif Shalës i lindur më 1909, i likuiduar me 1946, Sokol Ibrahimit nga fshati Zabel i Poshtëm, i lindur më 1914, i likuiduar me 1946 dhe Izet Gjoshit, i lindur më 1904 dhe gjithashtu i likuiduar me 1946). Aty është oda ku vinte përherë Xheladin Gashi- Plaku, i cili jepte me maturi detyrat që duhej kryer gjatë ditës ose ditëve në vijim nga ilegalja atdhetare.
Janë dhe protagonsitët tjerë të gjallë të kohëve më të reja, është trualli i Bacës Dinë, ku mbaheshin armët e lirisë, armët e aksioneve për çlirimin e Kosovës, armët e UÇK-së që po lindte e po rritej përditë. Koha kërkonye njerëz të besës e ndër ta, ja një njeri në shenjë, Baca Dinë, me djalin Muhametin e me babain Brahim Imer Ramaj.
Nezir Prokshi
Familja e Bacës Dinë kalon nëpër shumë peripeci. Nis me vdekjen e mistershme të pjestëarit të kësaj familjeje, Imerit, në armatën jugosllave, më 1948. Por shpaloset me krenari ngritja e flamurit në kullën e Arif Shalës, krenaria për vajzën e parë të shkollës nga kjo familje e deri te veprimatria luftarake e UÇK-së, kur Kosova u bë e lirë. Ja si shfaqen këto shtigje lirie e veprimatrie:
“Këtyre shtigjeve qante rrethime Baca Dinë, duke u bërë shtegtar dhe dritë e udhëve të Ilegales. Ai s’ndalej kur, ua kishte dhënë besën Trimave të Lirisë, krismat e të cilëve jehonin ditë e natë, përflakje e të cive e bënte dritë errësirën e netëve më të errëta për vite më radhë. Baca Dinë përnatë kur errësohej e të gjithë bënin gjumë, pritë e përcillte shokë të idealit,të një Ilegaleje që do të shpërthente në mbrojtje të tokave shqiptare me gjuhën e forcës. Baca Dinë u ndihmonte atyre në kaçikun e vet deri në gëdhirje. Askush s’duhej të dinte për këtë, as njëri,sepse aksionet ishin të tilla. Ato i përgatiste një krahë i forte i Ilegales që përditë e më shumë mëtonte të behej Ushtri…”
Dhe gjithsesi, në këto përshkrime koncize, shfaqet edhe figura luftarake e Xheladin Gashit -Plakut, kurse nëpër kapitujt tjerë ajo e paraqitjes së përjetimeve të luftës, e betejave dhe e veprimarisë luftrarake çlirimtare.
Në këtë monografi në mënyrë të veçantë janë dhënë pjesë nga jeta nëpër burgjet serbosllave, torturat dhe seancat e shumta gjyqësore si dhe dashuria dhe ideali për njeriun, për vendlindjen e atdheun e robëruar dhe më pastaj të çliruar, për dasmat dhe lojërat që bëheshin në atë kohë skamjeje e mjerimi, sepse atdheu ishte i okupuar, për udhët që bënin vëllezërit, miqtë e bashkëvendësit e tij nëpër qytetet dhe republikat jugosllave për ta fituar kafshatën e gojës për vete dhe familje si edhe për t’i shkolluar fëmijët.
Kështu, me aalsticitet paraqitet arresti më 6 shkurt 1997 i Hajdin Ramës- Bacës Dinë, bastisjet, dhuna, torturat, marrjet në pyetje… Ja si jepen këso pasazhesh rrëfimtare me vlerë përgjatë tërë veprës, nëpër gjyqe, a nëëpr burgje të Lipjanit, Sremit, Dubravës, Nishjit, Pozharevcit,:
“Në paraburgim na mbajtën dhjetë muaj. Kjo ka qenë kohë shumë e mundimshme, sepse detyra e tyre, e veçmas e inspektorëve ishte të zbulonin nga të burgosurit të tjerë diç nga ne, e në veçanti nga unë dhe Nezir Zogaj… Deklarimet e të gjithëve në gjykatore kanë qenë provokuese, ashtu siç ishin provokuese edhe pyetjet e gjykatësve e të prokurorëve serb. Dënimet ishin të rënda. Të padrejta. Ato silleshin prej katër viteve deri në 20 vjet burg. I terë grupi është dënuar me 175 vjet burg të rendë, heqje lirie siç thoshin ata. Unë personalisht u dënova më gjashtë vjet burg të rëndë,… Në burgun e Dubravës na sollën më autobus mbi 950 të burgosur… Ditët ishin të vështira dhe rrëqethëse. U vranë e u plagosen mbi 270 të burgosur shqiptarë”.






























Leave a Reply