ALUSH AVDULI DHE FJALA E TIJ “SERJOZE” / Nga: Arqile Vasil Gjata

ALUSH AVDULI DHE FJALA E TIJ “SERJOZE”

 

Nga: Arqile Vasil Gjata

Alush Avduli me filozofinë e tij të mendimit është një kafshatë që nuk e kapërdin dot, është teh brisku që e “gjakos” fjalën me bukurinë dhe përsosmërinë e saj.
Në librin e tij me Esse “Përkëthimi i Heshtjes” zhytesh në një “lëng” të çuditshëm mendimesh, që janë thënie të artikuluara në mënyrë të njëpasnjëshme, janë shprehje postulate si referenca poetike të qëmtuara nga mendimi poetik dhe estetik i njerzëve të mençur, mendimtarëve, estetëve ndër shekuj. E gjithë kjo ngrehinë e bukur e vëllimit me esse është një Aksiomë estetike-filozofike me temë dhe subjekt “Përkëthimi i Heshtjes”…Janë afërsisht 20-të aksioma të tilla!
Tek Ese-ja, Sa Serjoz janë “Serjozët”, autori përballet me një dukuri, problematikë, jo si fenomen i shkëputur në kohë dhe hapsirë, por këto të vërteta vazhdimisht i kemi midis nesh në jetë! Por, më tepër janë ekzistente në jetën krijuese.
Të jesh i NATYRSHËM, apo “SERJOZ”?…Kjo është sot e gjithmonë një kërkesë, një domosdoshmëri për të ecur me sukses në krijimtarin letrare.Unë…bashkohem tërsisht me mendimin e shkrimtarit dhe estetit Alushi Avduli, kur thotë:
-Në se në një roman shumë të mirë artistikisht të një autori(që ende janë të rallë)do ta krahasojmë me një qytet modern, me urbanistikë bshkëkohore, sipas shijeve të autorit, problem më shqetësues do të jetë me mbeturinat; ç’do të bëhet me ato?!!…Kur shëtisim me kënaqësi nëpër poezi të një autoreje që vërtetë të ngopin me jetë, me entusiazëm, dashuri e fantazi!…themi se kjo autore është pete! Kështu besoj se, vërtetë libri i atij poeti nuk do shkoj për riciklim mbeturinash.
Duke u shprehur serjozisht, dua të pyes gjithë ata që shkruajnë(në prozë, apo poezi…
-Pas disa vitesh…çfar do u ngelet nga krijimtaria e tyre, pasardhësve ç’far do u lënë!? Me gjithë këtë mal mbeturinash që hidhen në tregun e shkrimeve çdo të bëhet, pasi po i mer frymën letërsisë!?
Ç’mund të na thonë botuesit dhe dhjetra Shtëpi Botuese që punojnë vetëm për tu pasuruar…?
Tashmë, dihet realisht se nuk ka kurfarë kufizimi a regullsie rreth kritereve për të botuar një libër…mjafton t’u paguash shumën në euro dhe libri bëhet(prodhohet) si simite furxhiu!?
Është për të ardhur keq, për të vajtuar, se si këta botues nuk kanë dëshirë të bëjnë asnjë qëmtim mes shumë e shumë kërkesave që u vijnë nga librashkrues të shumtë. Por ka dhe më keq…!
Redaktorë(të ashtuquajtur) po luajnë rolin e sekserve.Sidomos një dukuri e till duket qart tek krijuesit e rinjë, ku(sekseri redaktor) bën tri-katër faqe parathenie që të lë pamend…Pasi e lexon vëllimin me vargje të shkruara, ndjen neveri për “redaktor” të till!
Dua të pyes…
-Sa serjoz dhe sa të sinqert janë redaktorët dhe botuesit?
Sigurisht, nuk janë të gjithë mjeran. Pjesa më madhe janë dinjitoz, serjoz dhe profesionist)!?

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s