Kur shkruhet me dashuri për qytetin e lindjes (Monografi e zonjës Sanie Gashi për Prishtinën e fëmijërisë së saj) / Nga Bardhyl Selimi

téléchargement

 

Kur shkruhet me dashuri për qytetin e lindjes

 

(Monografi e zonjës Sanie Gashi për Prishtinën e fëmijërisë së saj)

 

 

 

 

Bardhyl Selimi

 

 Nga Bardhyl Selimi

 

 

 

Kishte gati një vit që e ruante për mua një kopje të librit të saj më të ri, kur ma dorëzoi vetë, atë paradite  të 5 shtatorit 2014, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, me një përkushtim për mua dhe nënën  time, gjithashtu prishtinase. Vetë zonja Sanie- autorja- ishte e vetëdijshme se kishte shkruar diçka me  shumë vlerë, sepse e kishte shkruar atë me plot dashuri. Kur u ktheva në shtëpi, nisa ta lexoj dhe vërtet  të mrekullohem që në faqet e para. Për më tepër, se gati gjysma e librit ishte me foto cilësore që e
fiksonin Prishtinën dhe njerëzit e saj në vite të ndryshme, të shtrirë, të paktën, për gjatë një shekulli.  Unë e kam lënë Kosovën në vitin 1946, kur isha një vjeç, por Prishtinën e përfytyroja gjithnjë sipas  përshkrimeve të nënës dhe miqve kosovarë. E ripashë atë në tetor 1999, bashkë me nxënësit e mij,  mandej rregullisht disa herë në vit, kur vizitoja të afërmit e mij atje. Por,të them të vërtetën, pak dija për  të. Monografia e zonjës Sanie ma zgjeroi pa masë horizontin dhe më nxiti që ta shoh me sy tjetër dhe në aspekte të reja kryeqytetin e shtetit më të ri në Evropë. Patjetër që libri i ka marrë shumë kohë autores, pasi i është dashur të qëmtojë në arkiva, të këshillohet  me historianë, etnografë, sociologë, kulturologë por edhe banorë të hershëm të saj. Mbi të gjitha, atë e  ka ndihmuar fuqishëm dashuria për vendlindjen, dëshira e zjarrtë për të shkruar për të, mbase jo në mënyrë akademike, por thjesht letrare, njerëzore. Prandaj libri është më tërheqës, më i kuptueshëm nga  shumëkush. Mua, personalisht, më bëhet qejfi që, ndër shumë nga njerëzit që autorja përmend janë edhe të njohurit e mij, si z. Rashid Krasniqi, ish nxënës i nënës, që ka ndenjur ca kohë në shtëpinë e saj gjatë luftës së1999, familja Agushi, nga e cila kam miqësi të ngushtë me Ali Agushin, nipin e Iljaz Agushit, që banon në
Tiranë që nga mosha 15 vjeçare, z. Masar Krasniqi, ish bashkëluftëtar i babës tim, znj. Myzafere Hatibi, shoqe e nënës sime, Luan Gashin, bashkëluftëtar I babes dhe djalë I atdhetarit të shquar Ahmet Latif Gashi, etj. Zonja Sanie më ka nderuar shumë që në libërpërmënd edhe dasmën e veçantë të prindërve të mij, Adem dhe Vezire në sallën e ish gjimnazit “Sami Frashëri” verën e vitit 1944.Në mbi 250 faqe të librit “Prishtina e fëmijërisë sime” mund të mësosh shumë për lagjet e qytetit, për zejet e tij, për Çarshinë, lumenjtë, ndërtesat që nuk janë më, për parqet e krojet e shumtë, xhamitë e vjetra dhe kishat, por, mbi të gjitha, për jetën e banorëve të saj, për gëzimet dhe hidhërimet që ata kanëpërjetuar gjatë shekullit që lamë pas.

Por më mirë le të njihemi me disa paragrafë nga vetë libri në fjalë:

 

f.53
Bejlerët e Prishtinës kanë dashur të jenë edhe afër qytetit, edhe në Sofali, ose pranë vreshtave, te Tauk  Bahçja…Sofalia, ndryshe e quajtur- Sefali, ka qenë lagje sefaje për ta. Veçse, më 1948, e rrënojnë, sikur  edhe Çarshinë e qytetit ose Çarshinë e Mbulueme (Kapali Çarshinë) dhe shumë objekte të tjera. “Krejt  çka është rrënjë turke, duhet rrënuar”- thoshin, që në fakt ishin rrënjë shqiptare.

 

f.58
një ndër pjesët më atraktive dhe të nevojshme për qytetarët e Prishtinës, ishet Hamami i madh. Ky  kompleks qyteti, kujtohet me shumë nostalgji si qendër sanitare- higjienike. Përbëhet nga kubetë, 15  sosh, që ishin burim i dritës, pastaj nga pishinat, nga shatërvani dhe holet e tjera, dhe ishte një vend për  hare! Aty bëheshin edhe gosti për pesonat e ftuar, shoqëruar me muzikë.

 

f.61
Zhdukja e Hamamit njuk ka qenë e paqëllimtë, rrënimet, që pasuan, patën një tendencë:t’ia humbnin  fizionominë qytetit (“mbeturinave” anadollake, siç thoshin, ose “rushimo staro, da bismo gradili novo”- ta rrënojmë të vjetrën, që të ndërtojmë të renë). Nga që monumentet kulturore- artistike flisnin për të kaluarën e pasur të qytetit! Kështu do të ndodhë edhe me rrënimin e Kapali Çarshisë, e cila nuk u  rindërtua kurrë më!

 

f.62
Çarshia e Mbulueme ose e mbyllur, e njohur si Kapali Çarshia, ka qenë pjesa më atraktive e qytetit, diçka  fantastike!- kujton z. Islam Mumxhiu….Kanë qenë dyqanet me qepena, kalldrëmi turk, ndenjëset para Minderi, zakonisht, shtrohej me sixhade ose me material të posaçëm, mbuluar me patiskë (pëlhurë) të bardhë, që kërkohej mirëmbajtje e veçantë, gjë të cilën e bënin zakonisht nuset dhe vajzat. Edhe perdet  kanë qenë, po kështu, të bardha me përfundim tentenesh punë dore. Në dysheme, ndërkaq,  shtroheshin kryesisht cergat e dhirta dhe shiltet, ndërsa në dhomën e mysafirëve- qilimat, varësisht nga  takati, një punëdore e mrekullueshme. Në midis të çardakut ose të dhomës së ndënies, vendosej  mangalli me prush, që kishte një marifet të veçantë dhe shërbente për pjekje të kafeve për mysafirët.  Kështu ishin të ‘mobiluara’ edhe dhomat e tjera

 

f.127
_Ama, në kohën e Shqipërisë, ishte lezet, nuk di ta përshkruaj atë kënaqësi!- shprehet zonja Xhyzide  Hasan beu, arsimtare në pension, me memorie shumë të kthjellët.- Ne, robërit, ishim zgjuar, kishim  shpëtuar! Pastaj e tërë Shqipëria erdhi këtu të na shkollonte. Ne, nxënësit, kishim garderobë të bukur shkollore: fund të zi, xhaketë të bardhë, shall kuq e zi, edhe në gërshet vinim fjongo kuq e zi! Prof. Luan  Gashi, na e mësoi himnin- Rreth flamurit të përbashkuar..Ah, sa bukur ishte!
– Porse, pas 1945, nuk ishte më koha e Shqipërisë, nuk i këndonim më në shkollë ato këngë të bukura atdhetare. Kudo dëgjohej gjuha serbe, ushtarë e policë nuk mbanin as kapelë me  shqiponjë, por yllin pesëcepësh, as shihnim flamurin tonë askund. Na dukej, u shemb gjithçka  shqiptare, ndaj si fëmijë edhe ne diskutonim ato që dëgjonim në shtëpi dhe thoshim se nuk do  të zgjaste kjo gjendje kështu, prapë do jemi Shqipëri…kujton vendësi Rashid Krasniqi, sot.

 

f.130
Në atë vjeshtë, vetëm pak muaj pas ‘çlirimit’, hapsana mbushet përplot shqiptarë, që i priste pushkatimi.  Edhe te “Strelishtja”, afër Tauk Bahçes, i ekzekutojnë 3500 burra patriotë, ballistë e qytetarë të tjerë.

 

f.172
Regjistrimet e vitit 1953 tregojnë se shumë shqiptarë u detyruan të deklaroheshin si të kombësisë turke,  madje edhe nëpër katunde, ku nuk e dinin asnjë fjalë turke! Kështu, deri në vitin 1959, për në Turqi  shpërngulen rreth 400 mijë shqiptarë…Me shpërnguljen, shpëtonin nga terrori. Nëse regjistroheshin  turq- gëzonin privilegje, edhe shpenzimet rreth shpërnguljes zvogloheshin. Shqiptarët ‘turq’, para se të niseshin shitnin shtëpitë dhe pasuritë fare lirë, sa për të thënë, ose i linin falas dhe iknin. Këto shtëpi  kujtojnë atë kohë të boshatisjes së qytetit.

 

f.184
-Zakonisht, nisjet bëheshin nga stacioni i trenit, në Prishtinë (tregon zonja Pervin).Njëra nga shoqet, Tefta Sedllari, që e kishte të atin në mërgim, në atë shtrëngim lamtumire më lëshoi në dorë një dhuratë,  porse më porositi që ta hapja vetëm pasi të mbërrija në Stamboll!…Pas zhgënjimit që pësova kur pashë një Stamboll tjetër nga ai që kisha dëgjuar, e hapa pakon dhe gjeta…një grusht dhe, shoqëruar me një poezi, shkruar nga Tefta. Ajo poezi më shkatërroi shpirtërisht për një kohë të gjatë. Me dheun dhe me  atë vjershë kalova një depresion të thellë..me atë grusht dheu bisedoja, qaja, kërkoja ngushëllim…Në fakt, ndjenjat e mia nuk kishin të bënin vetëm me atë grusht dheu, por në përgjithësi me njërëzit e mi,  me tokën që kisha lënë.

 

f. 242
Gjatë këtij gjysëmshekulli, Prishtina, si kryeqytet i vendit, zhvillohet dukshëm. Në vitet 60 dhe 70 të shekullit XX, hapen institucionet e larta me shumë rëndësi: Shkolla e Lartë Pedagogjike (1958); Fakulteti  Filozofik (1960); mëvetësohet Fakulteti i Filologjisë (1971); Instituti Albanologjik (1953); Televizioni  (1973); Arkivi i Kosovës, Qendra Spitalore, Pallati i Mediave, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare,  Qendra e Studentëve, Akademia e Shkencave dhe e Arteve (1978); Galeria e Arteve (1979) si dhe  krenaria më e madhe- Universiteti, që themelohet më 1970.

 

f.244
Prishtina nuk është më ajo e njëzetëmijë banorëve, qytetit të sotëm i është shtuar njëzetëfishi i tyre. As  e lagjeve pa asfalt e pa trotuare. …Anët e dikurshme të saj, tashti të populluara- Arbëria, Velania,Taslixhja, Sofalia…janë ato që tashmë e kanë zgjeruar, e kanë shtuar, e kanë rritur qytetin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s