MARK LAZRI: NA LA MESAZHIN KAQ DOMETHËNËS, “SHKOLLA, JETA IME!”… / Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiranë

2.-Mark Lazri-bust botimi

MARK LAZRI: NA LA MESAZHIN KAQ DOMETHËNËS, “SHKOLLA, JETA IME!”…

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1.

Nuk më kujtohet me saktësi, por e di mirë që njohja e parë me kolegun e mikun e paharruar nga Perlati i Mirditës, Mark Lazri, lidhet me organin e shtypit të arsimtarëve të Shqipërisë, pra me gazetën “Mësuesi”. Ajo nisi te botohej në shtatorin e vitit 1961 dhe kishte kryeredaktor të pare, prof. Bedri Dedjen-Akademik. Në kohë të ndryshme, në cilësinë e bashkëpunëtorëve, ne publikuam aty shkrime për jetën arsimore dhe kulturore, nga vendi ynë. Ndërsa, kur shkova në gazetën “Mësuesi” redaktor (1981-2002), sigurisht, lidhjet tona u focuan më tej. Tashmë, Marku ishte i pranishëm me shkrime më të arrirë e profesiojnalë, si shkak i arsimimit të lartë dhe kualifikimit pedagogjik, që kishte kryer. Sigurisht, është fare e lehtë të shihet kjo gjë, po të shfletohen faqet e koleksioneve të kësaj gazete, e cila në vitet e fundit u kthye në revistë. Në atë periudhë, ai vinte shpersh në Tiranë edhe për t’u interesuar që të fitonte një gradë shkencore, në fushën e arsimit.

Por rasti e kishte sjellë që, me Mark Lazrin, të shiheshim e të qëndronim bashkë edhe kur kam shkuar me shërbim, nga Tirana, në Rrëshen, ku më vonë jetonte familjarisht. Më kujtohet viti 2002, kur aty u organizua diskutimi i librit të parë të tij, “U plakëm gjatë një nate-Esse”, që kishte botuar ai. Ishin disa shënime dhe refleksione nga jeta e vet, të shkruara në periudhën pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri. Në praninë e kolegëve e miqëve, por dhe të të afërmve, dëgjova të flitej me nderim e respekt të veçantë për punën e përkushtuar të Markut, në arsimin e atij rrethi, tashmë me një përvojë të gjatë në detyrat e mësuesit dhe drejtuesit të shkollave 9-vjeçare e të mesme.

Sigurisht, kam ndjerë kënaqësi, kur kam mësuar për disa botime të këtij kolegu të mirë, të gjithë të lidhur aq ngusht me jetën e arsimit dhe të shkollave, të kolegëve, nxënësve e prindërve të rrethit, në Mirditë. Për kërshërinë e lexuesve të këtij shkrimi modest përkujtimor, po përmendi titujt e gjashtë librave të tjerë, që ai shkroi dhe botoi: “Nata e kuqe-Jetëshkrim për mësuesin Mark Shundi”,“Arsimi në Mirditë, arritje e probleme”(2006), “Mësuesia, passion, dije dhe kulturë”(2008), “Shkolla, start i shanseve të barabarta”(2010), “Shkolla, jeta ime”(2011) dhe “Zef Dedë Macaj, mësuesi i shquar”-Jetëshkrim(2012).

3.-Ballina e librit...

Ballina e  librit ” Shkolla jeta ime” e  Mark Lazrit

2.

Jo vetëm se e kam ndër duar, por kryesisht nisur nga titulli dhe tërë përmbajtja e tij, dëshiroj të them pak radhë për njërin nga librat e autorit Mark Lazri, me mesazhin shumë domethënës, “Shkolla, jeta ime”. E, si mund ta shprehte më bukur dhe si mund të fliste me aq nderim për jetën e tij të gjatë në arsim, ky mësues i paharruar, se sa duke ia venë këtë titull librit të tij, botuar dhe përuruar në 65-vjetorin e lindjes?!

Ja, libri në fjalë ka gjithësej 200 faqe dhe është i pajisur me mjaft fotografi, sidomos nga jeta shkollore, me kolegë, nxënës e prindër etj. Hyrjen e e këtij libri e ka shkruar Llesh Pjetri, ku bien në sy edhe këto fjalë vlerësuese për Mark Lazrin: “Puna e tij ka lënë gjurmët e emrit te lexuesit, bashkëfshatarët, bshkëmoshatarët, kolegët, nxënësit e mbarë shoqëria, për të sotmen dhe të ardhmen”.

Më tej, në libër tregohet se Marku lindi në fshatin Perlat, më 30 gusht 1946. Mësimet e para i kreu në vendlindje dhe të tjerat i vazhdoi në qytete. Mbaroi degën për histori-gjeografi, më 1975 dhe në vitet 1985-1987 bëri studime pasuniversitare për psikologji e pedagogji, që më 2008 iu konvertua në “Master”. Me pasion e nisi dhe punën për të merituar gradën “Doktor i Shkencave Pedagogjike”, që i mbeti pa e realizuar. Ishte disa vjet mësues e drejtor në shkolla 9-vjeçare e të mesme të Mirditës, si Katundi i Vjetër, Mashtërkor-Orosh, Lufaj e Perlat etj. Për arsye “biografie”, gjatë jetës provoi 16 transferime.

Bazuar në jetën e gjallë të shkollës, Ma.Mark Lazri bëri vëzhgime e studime me ineres në fushën e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar. Por edhe kur doli në pension, më 2011, nuk iu nda arsimit as shkollës. Për meritat e shumta të tij në këtë fushë, ai u zgjodh kryetar i “Lidhjes Arsimore të Mirditës”.

Sigurisht, jeta e tij mbi 40-vjeçare në arsim, ishte e mbushur me plot fakte e përkushtim, dëshmi e përvojë. Ja, duke lexuar në këtë libër, ndalemi dhe në këto radhë, që ka theksuar ai: “Një mësues, që ka nivel të mirë formues e shkencor, që ka moral të lartë dhe etikë në vetëvete, që e njeh nxënësin, shkollën e komunitetin me të cilin ai vepron, në tërë planin psikologjik e social, natyrshëm, ai do të dijë të planifikojë, veprojë e realizojë veprimtari me cilësi e nivel gjurmëlënës në jetën e nxënësit dhe tërë komunitetin familjar të rrezes së tij vepruese”. Ndërmjet sa e sa mendimeve me vlerë të këtij mësuesi të paharruar, po shkëpusim dhe këshillat e tij të çmuara, drejtuar mësuesve e nxënësve:

Mësues, dhuroji nxënësit dije dhe edukatë, se ai do të dhurojë ty shumë dashuri” dhe “Nxënës, duaje e respektoje mësuesin tënd, se ai ju don dhe punon për ju. Ndaj dhurojini atij respekt e dashuri pa kufinj!”

Është kuptimplotë dhe mesazhi, që i dërgoi familjes së M. Lazrit, kolegu i tij, Ndue Lleshaj. Ndër të tjera, aty shkruante: “Janë gjithë ata njerëz, që patën fatin t’i lexonin shkrimet e shumta mbresëlënëse të tij, që ndien dhembshuri për Markun. Madje, do të jenë edhe sa e sa të tjerë, që do t’i marrin në dorë librat e tij, qoftë ata shkencore ose ata artistike. E, kur t’i lexojnë, do ta ndiejnë fort keqardhjen, përse iku kaq shpejt, përse pikërisht tani, kur kurba e krijimtarisë së tij ishte ende në rritje”.

Mark Lazri u nda përgjithnjë nga jeta, më 14 dhjetor 2013, duke lënë në pikëllim bashkëshorten, mësuese Vitoren dhe katër fëmijët, të gjithë me arsim të lartë: Adelinën, Arturin, Mimozën dhe Jerinën. Po, para kujtimit të tij përkulen me nderim edhe sa e sa kolegë e nxënës, bashkë me prindërit e tyre. Sepse mësues të tillë të përkushtuar, si Mark Lazri, kanë zënë vend dhe mbeten të paharruar në brezat e sotëm e ata, që vijnë pas nesh.

Tiranë,18 shtator 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s