PËR LUFTËN DHE KRENARINË… ( Mendime rreth Vëllimit Poetik ” Dritare e Lirisë” e autorit Haki Barjami) / Nga Jonuz Fetahaj

Ballina (1)

 

PËR LUFTËN DHE KRENARINË...

 

Mendime rreth Vëllimit Poetik ” Dritare e Lirisë” e autorit Haki Barjami

 

 

Nga Jonuz Fetahaj

 

 

 

Duke i lexuar këto vargje të gërshetuara me një pedantëri dhe maturi, duke e herrë gjithnjë fjalën e duke e skalitur vargun e metaforën, Haki Bajrami, dorëshkrimi i të cilit sot po e sheh dritën, një pjesëz e vogël që i shpëtoi flakëve të luftës, arrin të krijojë një piramidë letrare e cila, s’do mend, se arrin nivelin e lartë artistik dhe, poqese lexohet vëmendshëm, arrin të krijojë një lidhmëri temash dhe motivesh që janë përfshirë në margjinat e kësaj përmbledhjeje.

Me një gjuhë e verb lirik Hakiu nis këngëtimin e tij edhe atëherë kur gëzimi jetësor s’humbet/thyhen prangat shekullore, aludim ky se shekulli i ardhshëm, përkatësisht Mileniumi i Tretë edhe për shqiptarët do të jetë një Rilindje vërtetë kombëtare dhe se rrugëtimi drejt lirisë nuk do të mungojë, edhe atëherë kur të gjithë ne nuk duhet që: të vajtohen luftëtarët/që ranë në fushë nderi, sepse edhe urtia e moçme shqiptare ishte testament i brezave me ba dekën si me le. E, nga kjo brymosje familjare e patriotike kishte dalë edhe ky pinjoll, i cili përmes këngës dhe porosisë që i jep nëna kur e përcjell për luftë, ai nuk do ta harrojë atë amanet, nuk do të ndalet së vepruari, apo edhe atëherë kur i shkrinë vargjet për Time bijë, një lirikë kjo që prek ndenjën shpirtërore, që buron pashterësisht e përgjithmonë, si një lumë malli e dashuri prindore që nuk shteron kurrë, në çdo kohë dhe situatë duke e përqendruar vëmendjen e poetit në pikë-synimin e tij, pa menduar kurrë për vdekjen, por duke e imagjinuar lirinë dhe ardhmërinë, pra edhe atëherë kur këndonte për bashkëluftëtarët e vetë duke thënë: varri i tyre kandil i ndritur/dëshmorët të gjallë mbesin… për të vazhduar në maratonën e nisur që herët, pra ndër breza e deri më tash për të arritur: në udhëkryqin e nisjes/ besë e lidhur për flamur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s