Poezi e veçantive shqiptare ( Mendime rreth Vëllimit Poetik ” Dritare e Lirisë” e autorit Haki Barjami ) / Nga Ramadan MEHMETI

Ballina (1)

 

Poezi e veçantive shqiptare

 

Mendime rreth Vëllimit Poetik ” Dritare e Lirisë” e autorit Haki Barjami

 

 

Nga  Ramadan MEHMETI

 

 

Kur e lexon këtë vëllim poezish të Haki Bajramit, nuk ke si të mos mendosh se shkrimi poetik të shumtën është dhembje e përjetuar, frymëzim i ndjerë, ecje me të pandalshmën, gjurmë në kohë.

Prandaj brenda tekstit dhe nëntekstit të tij poetik gjejmë kudo autorin dhe atë që e ka preokupuar e vazhdon ta preokupojë atë, qoftë si realitet e qoftë si abstragim imagjinativ.

Duke e jetuar tashti ne Kosovën e lirë, autori na kthen tek ditët e Kosovës së robëruar, kur shpirti ndrydhej e kur liria mohohej; kur qëndresa e shpresa ishin udhërrëfyese të së ardhmes; kur liri e atdhe ishin ditët, muajt, e gjithë jeta.

Prandaj kjo mbetet lirikë për lirinë, kujtesë për qëndresën dhe ngazëllim për realizimin e shpresës. Gërshetohen brenda vargjeve dhembja e krenaria, guximi e atdhedashuria, pikëllimi e besimi. Mbi të gjitha dominon njerëzorja. Kjo njerëzore lidhet ngushtë me dashurinë për kombin, për të gjitha ato që flijoi ai për ardhmëri, duke nxjerrë në dukje edhe të metat, po sidomos ato që janë dhunti dhe veçanti shqiptare. Mu për këto, leximi i këtyre vjershave është ndjenjë kënaqësie estetike; vizion ardhmërie dhe frymëzim atdhedashurie.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s