Qëndresa dhe mosnënshtrimi si lajtmotiv ( Mendime rreth Vëllimit Poetik ” Dritare e Lirisë” e autorit Haki Barjami ) / Nga Hamza HALABAKU

 

Ballina (1)

 

Qëndresa dhe mosnënshtrimi si lajtmotiv

 

Mendime rreth Vëllimit Poetik ” Dritare e Lirisë” e autorit Haki Barjami

 

 

 

Nga Hamza HALABAKU

 

 

 

Poezia e Haki Bajramit, e përmbledhur në këtë vëllim, shquhet për një notë të protestës për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej Kosova nën pushtimin serb, në vitet e fundit të shekullit të kaluar, për dramën e madhe njerëzore dhe peshën e robërisë, për qëndresën përballë stuhive dhe rezistencën që u bëri populli shqiptar dhunës dhe torturës barbare.

Motivet që gërshetohen në këto poezi kanë ngjyrat e shpirtit luftarak që do lirinë, janë zë kushtrimi për luftë frontale kundër armikut, janë kurajo qëndrese për mosnënshtrim me asnjë kusht.

Krijimtarinë letrare të Hakiut në këtë përmbledhje poezish e përcjell një ndjenjë e lartë patriotike. Nga vargjet del se liria e Kosovës për autorin ishte diçka e shenjtë që nuk falet, por fitohet dhe për te e vlen të flijohet: “Nga thellësia e shpirtit / kumbon një zë i thekshëm / gjakun falja Atdheut/ vetëm ai është i pavdekshëm”.(Luftëtari i lirisë)

Në kohën kur dhuna e pushtuesit serb kishte marrë përmasa të gjëra dhe po digjte vatrat shqiptare, ai me ndjenjën e poetit do të shprehet: “Duket se mbi qenien tonë/ zbrazet e gjithë mëria/ kur nga dorë e të ligut/ digjet flakë shtëpia”. (Lufta troket në derë)

Autori luftëtarët e UÇK-së i sheh me admirim. Ua kishte lakmi luftëtarëve të lirisë dhe këtë e shpreh me gjuhën e poetit: “Në mbrojtje të Atdheut/ ranë ata që kurrë s’vdesin/ varri i tyre kandil i ndritur/ dëshmorët të gjallë mbesin”.(Ranë ata që s´vdesin)

Pjesa dërmuese e poezive mbajnë vulën e viteve të fundit në kapërcyell të njërit mijëvjeçar në tjetrin, vulën e tronditjes nga krimet e përbindshme që dhunuan Kosovën, por edhe vulën e shpresës se një ditë e lirisë po afrohet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s