Diskutim me një studjuesin ortodoks Pirro / Nga Petro Luarasi

Diskutim me një studjuesin ortodoks Pirro

 

(Mbi  shkrimin  ‘’Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së’’:

Replikë me apollogjetin e këshilltarit të Presidentit, z. Petro Luarasi)

 

 

Petro , kisha blush

Nga : Petro S . Luarasi

 

Në shkrimin ‘’Një urim jo vetëm për ortodoksit shqiptarë’’, në lidhje me anonimatin ‘’Pirro’’ ( apo ‘’Pirro 10’’)   kam shkruar se nuk  mund të përfshihem në ‘’lojë’’ përderisa nuk paraqitet me identitet real, se mund të na dalë robot dhe bëhem unë gaz i botës. Përndryshe si besimtar ortodoks, përse e fsheh autorësinë  e  opinionit të tij? Megjithatë po nxis  hamendjen se  shkruesi ka kontribute intelektuale, historike e fetare dhe quhet Pirro P.

 

Ndaj ka interes publik diskutimi i pikëpamjeve me një qytetar shqiptar, të përkatësisë ortodokse, të cilit po i drejtohem me të njëjtën konsideratë si të jetë vetë i mirënjohuri studjues Pirro P. i cili po ashtu ka shkruar për ‘’kongresin e Beratit, korçaret e SHBA dhe figura të tjera të shquara të  ortodoksisë shqiptare’’.

 

Për më tepër, mesa di, po të jetë ai Pirro,   dhëndër i një intelektuali të shquar, mik i familjes sime, i cili ka patur një vajzë leshverdhë, yll i pashuar ne zemrën time fëminore, në shkollën ‘’7 Marsi’’, Ana-M. quhej…   Për ta qetësuar në hamendësimet e tij, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, deklaroj publikisht, me përgjegjësi morale e ligjore se ende nuk jam funksionar apo politikan, por punonjës i thjeshtë që e nxjerr bukën e gojës me djersën e ballit. Nuk kam as miqësi, as  ndonjë ‘’konflikt interesi’’ personal  apo institucional me z. Ndriçim  Kulla.

 

Vetëm për shkëmbim mendimesh, aspak për sherr, kërkova që edhe ‘’Pirro’’ ( apo ‘’Pirro 10’’)  të shfaqej me identitet të plotë. Në shkrimin tim e kam theksuar që nuk kam marrë rolin e avokatit (apo apologjetit) por të një shqiptari atdhetar ortodoks që dëshiron të mbrojë idealet e kontributet e paraardhësve dhe mendimet e tij, që beson se i mbështes në prova dhe jo trillime e shpifje.

 

Për të qenë  konkret në shkrimin ‘’Një urim jo vetëm për ortodoksit shqiptarë’’ në lidhje me personin Pirro P. (anonimin ‘’Pirro’’  (apo ‘’Pirro 10’’)   kam shkruar:

 

‘’Urimi i Presidentit, mendimi i Keshilltarit dhe anonimi ”Pirro”

 

U informova nga mediat, por dhe u binda për lajmin e gëzueshëm (në adresën http://president.al/?p=23525) se në urimin për Krishtlindjet kreu i shtetit shqiptar kishte shprehur dëshirën që në krye të institucionit fetar katolik të vendosej një shqiptar. Akoma më shumë më entuziazmoi artikulli kuptimplotë i këshilltarit të Presidentit, zotit Ndriçim Kulla, i cili përmes përshkrimit historik dhe domosdoshmërisë objektive të realitetit kombëtar shqiptar orientonte dhe përkrahte ortodoksët shqiptarë në të drejtën e tyre për të patur edhe ata një shqiptar në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.(http://webcache.googleusercontent.co...&ct=clnk&gl=al)

 

Përkundër shkrimit të këshilltarit të Presidentit, më çuditi komenti i një personi me emërtim Pirro (i cili shfaqet edhe si Pirro10), me shkrimin ‘’Nje pergjigje per Ndriçim (Erresim) Kullen dhe per te gjithe `Kullat` prej rere’’ (http://www.forumishqiptar.com/thread…llat-prej-rere)

 

Për të qenë korrekt me Pirron (apo Pirro10) po ia citoj disa pjesë teksti:

 

‘’Ne gazeten MAPO ne vend qe te botojë ndonje falenderim per Festen e Krishtlindjeve, z. Erresim Kulla ka botuar nje shkrim te turshem me titull `Tradita Jone e krishtere dhe sfida e Autoqefalise`, ku zoteria ne vend te gezohet, vjell vrer, ne vend te uroje kerkon percarje, ne vend qe te flase per paqe flet per perplasje fetare.z. Erresim Kulla, nuk mund te flasesh per Autoqefaline dhe KOASH-in kur nuk je i komunitetit orthodoks… Ne e respektojme Kryepeshkopin Anastas sepse ai ka kontribuar ne menyre te shkelqyer per Shqiperine…Kjo eshte mikpritja shqiptare, keto jane ateistet ish-komuniste shqiptare qe kane shkaterruar cdo gje të mire ne Shqiperi dhe shohin se ka ndenjur pa u shkaterruar Koash… Patetizmi juaj duke i qare hallin KOASH-it bie ere klientelizem dhe eshte per te lene Nam…Harron qe edhe komuniteti Katolik ka nje te huaj ne krye. Per shqiptaret do te ishte mire qe edhe qeverite shqiptare te ardhme te drejtohen nga te huajt sepse ne nuk e drejtojme Shqiperine me njerez si puna juaj qe vjellin vrer ne cdo rast kur shikohet se nuk fiton ndonje gje. Nga KOASH-i nuk ke per te fituar ndonje lek prandaj rriji larg.’’

 

Nuk mund të përfshihem në ‘’lojën’’ Pirro (Pirro10) përderisa nuk paraqitet me identitet real, të plotë, se mund të na dalë rrobot dhe bëhem unë gaz i botës. Në rast se është njeri, për më tepër besimtar ortodoks, i drejtohem me dorë në zemër dhe shpirt të qetë se në artikullin e këshilltarit të Presidentit, nuk përmendet fare emri dhe veprimtaria e Fortlumturisë Anastas Janullatos, i cili vërtet është kreu aktual i KOASH-it, por aspak vetë institucioni tok me tërë grigjën ortodokse shqiptare dikur, sot e në të ardhmen.

 

Cilido shqiptar ka të drejtë dhe detyrim moral, aq më tepër si studjues dhe këshilltar i Presidentit, të shqetësohet dhe të japë mendime mbi baza shkencore edhe për komunitetet fetare shqiptare.

 

Në lidhje me mendimin për qeverisjen nga të huajt dhe akuzat për afera financiare, ato përmbajnë përgjegjësi penale…’’

 

Për  replikën  ‘’Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së’’,

 

(Replike me apollogjetin e keshilltarit te Prresidentit, z. Petro Luarasi)

 

http://www.forumishqiptar.com/threads/156957-Merrni-sh%C3%ABmb%C3%ABll-nga-pendimi-i-Ali-Ak%C3%A7a-s%C3%AB?p=3775017#post3775017

 

Mbi të gjitha z.Pirro P., nuk kam dashur e nuk dua të bëj mëkëmbësin apo dëshmitarin  e z.Shkëlqim Kulla dhe pikëpamjeve të tij, por me bindjen time e theksoj përsëri se shikoj një diferencë të madhe konceptuale  midis  komunitetit fetar, institucionit dhe kreut të përkohshëm të tij. Në të kundërt do të bija në verbërinë e hyjnizimit të kultit të individit, apo sikurse shpreheni ju ‘’ në kurthin e ateisto-komunistëve dhe të ekstremistëve’’

 

Për të mos personalizuar e ngjallur keqkuptime, duke njohur  vlerat dhe kontributet reale të kreut të tanishëm të KOASH, nuk mund të minimizoj vlerat dhe veprimtarinë e themeluesive dhe  krerëve  paraardhës, që vendosën që gjithnjë në krye të institucionit ortodoks të ishte një shqiptar.

 

Atëhere si shpjegohet që ju z. Pirro P. tok me të tjerë ortodoksë,  hyjnizoni  kreun aktual të KOSH-it mbi të tjerët shqiptarë, edhe për ngjarje të llahtarshme varrim-zhvarrimesh për tç mbushur me eshtra shqiptarësh varre ushtarësh grekë. Apo të kujtoj ndalimin e vendosjes së statujës së peshkopit të parë të Durrësit e të gjithë Shqipërisë, Imzot Fan Stilian Nolit, në Katedralen Ortodokse në Durrrës. Mirë që u gjend ‘’i jashtëligjshmi’’At Nikolla Marku që e shpëtoi grigjën e ortodoksiszmit shqiptar nga një turp i përjetshëm, duke bërë një meshë në nder të tij dhe me nder e adhurim nga qindra  të pranishëm   e vendosi themeluesin në altarin e kishës ‘’së zaptuar’’  ‘’Shën Maria’’ në kalanë e Elbasanit.

Mos qe edhe ky akt sublime për ne,  një mëkat edhe më i madh për ju!?

 

Në historinë e kombit shqiptar hasen shumë personalitete të shquara të huaj që kanë synuar e vepruar   kundër interesave të tij. Ndër ta mund të përmend edhe ndonjë dhespot shovinist grek, nga më  eruditët dhe më të njohurit në boten religjioze ndërkombetare, me shume tituj e nderime’’,  që kanë mallkuar e shkishëruar familjarisht atdhetarë shqiptarë si p.sh. i respektuari juaj dhe gjyshi im Petro Nini Luarasi, vetëm se u mësonin fëmijëve gjuhën shqipe dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë se si të luteshin, të kuptonin e të merrnin e Zotin’’ .

 

Mbasi nuk iu bind ‘’djajve me veladon’’,  e helmuan  dhe donin t’ia digjnin edhe eshtrat me gëlqere ‘’se paskish patur kolerë‘’.

 

Historia e Papa Kristo Negovanit është akoma dhe më e kobshme, edhe sot e kësaj dite nuk i vihet identiteti mbi varr.

 

Përkundër opinionit të disave,  që as nuk mund ta përfytyrojnë  një institucion dhe grigjën besimtare  pa drejtuesin që u dorovit privilegje,  emri dhe vepra e Fortlumturisë do të vlerësohej përjetësisht pikërisht po të largojej me nder, me përmbushjen e misionit të përkohshëm të rimëkëmbjes së ortodoksisë shqiptare, sikurse kreu i huaj  i katolikëve shqiptarë. Askujt nuk do t’i mbetej ‘’hatri’’.    Edhe kundërshtarët do të binden se ‘’gabimet ishin subjektive, sporadike, pa të keq’’.

 

Hatri dhe dyshimet nuk më mbeten as mua, që mezi po pres të përmbushet amaneti i paraardhësve të mi, për një Shqipëri të qytetëruar, të  begatë, pa hajna, të korruptuar e hipokritë, ku shqiptarët të ndjehen të bashkuar rreth atdheut dhe jo të përçarë në fe, krahina, dialekte e ide.

 

P.S.  O Pirro P.,  shko shpejt e ndiz qirinj e lutju Zotit, se mos i vete në vesh ‘’Fortlumturisë‘’ dhe prokurorisë që e ke menduar ti atë aludimin  ‘’shaka e kripur me spec djegs’’ me Ali Akça-në. Mos ndodhtë  gjë, larg qoftë, se të gjeti ty belaja të parin, si ideolog i komplotit. Nuk të ndihmon anonimati, teknologjia investigative t’i zbërthen menjëherë rrokotelat jashtë e brenda.

Unë,  nuk kam mendje të pakët dhe kohë të tepërt që të mbush qypat e shpuar.

 

 

f

Fan Nolin nuk e qasin në Durrës..

 

 

 

f 2

Por e mirëpresin në Elbasan

 

 

 

f3

Busti i Fan Nolit në Kishën e Shën Mërisë në Elbasan

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s