Me rastin e 33-vjetorit të rënies: KUR E PUSHOI ZËRIN BILBILI… (Në kujtim të Isuf e Bardhosh Gërvallës) / Nga: Prof.Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

Me rastin e 33-vjetorit të rënies:

KUR E PUSHOI ZËRIN BILBILI…

(Në kujtim të Isuf e Bardhosh Gërvallës)

 

Nga: Prof.Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 

 

i 1

Isuf e Bardhosh Gërvalla…

 

1.

Këtu e katër vjet më parë, shkrova e publikova një shkrim, në kujtim të martirëve të Kosovës, vëllezërve Isuf e Bardhosh Gërvalla. Dhe ja, përsëri tani, me rastin e 33-vjetorit të rënies së tyre, u nxita nga e bija e Isufit, Donika, që ta ripublikoj këtë shkrim, paksa të shkurtuar. Ajo bëri shënimin e mëposhtëm në Internet, me këto fjalë prekëse e domethënëse:

Nesër, më 17 janar 2015, familja jonë do të jetë në vendlindje, në Dubovik, te varrezat, në të cilat prehen nën bli Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla. Kanë kaluar 33 vite, që nga atentati i vitit 1982, i kryer nga UDB-ja jugosllave.
Së bashku me miq të familjes, shokë të Babit dhe të Bacës Bardhosh, banorë të Dubovikut dhe qytetarë të moshave të ndryshme nga Dukagjini dhe e gjithë Kosova, do të takohemi nesër, në orën 12.00, te varret.
Falënderim i veçantë u takon nxënësve të shkollës “Jusuf Gërvalla”, të cilët prej vitesh po e vazhdojnë një traditë dinjitoze. Mirënjohja jonë e thellë u përket të gjithë atyre, që në këto ditë aspak të lehta për ne, na qëndrojnë afër çdo vit, edhe pse tashmë kanë kaluar tri dekada, duke na e bërë më të lehtë përballimin e tyre.

 

i 3

Isuf Gërvalla, me kitarën e tij të pandarë…

 

2.

Shpesh herë kam dashur te shkruaj diçka, në kujtim të martirit të Kosovës, Isuf Gërvalla. Kisha dhe një arsye për ta bërë këtë gjë, të cilën do ta shpjegoj më poshtë. Dhe ja, sot po lexoja në Internet dhe mësova se më 17 janar 2011 mbushen  29 vjet që nga dita e ndarjes së tij tragjike nga jeta, bashkë me  villain, Bardhoshin. Është shkruar e folur shpesh dhe nuk më mbetet ndonjë gjë e re për të thënë, lidhur me atë masakër, që u inskenua me kujdes dhe paramendim nga agjentura e UDB-së Jugosllave.

Duke parë disa foto të Isufit në Internet, njërën nga të cilat po e  ripublikoj, më ra në sy jo vetëm pamja e njohur e tij, me një kitarë në dorë, por dhe përbri tyre titulli i një kënge domethënëse e kupotimnplote: “Kënga e bilbilit”… Po, edhe ai ishte një bilbil,  me zë aq të bukur e të ëmbël dhe me merita aq të veçanta për Kosovën e tij të dashur, sa tingujt e kitarës së tij nuk i duronin dot armiqtë shovinistë e veglat e tyre. Prandaj organizuan kurthin, që asaj kitare t’ia këpusnin telat dhe zëri i saj melodioz mos të dëgjohej më! Por ndodhi e kundërta. Ata tinguj të kitarës së Isuf Gërvallës u bënë kushtrim dhe thirrje për sulme fitimtare kundër pushtuesve shekullorë serbë, që në ato troje të stërlashta shqiptare të vinte përgjithnjë liria. Kështu, ajo u fitua me gjak e me sakrifica të panumërta nga vëllezërit e motrat e Isufit, nga një populli i tërë, i bashkuar rreth UÇK-së dhe i mbështeur fuqimisht nga forcat ushtarake e përparimtare të Europës e SHBA-së dhe më gjerë.

Pra, përsëri tani dëgjohen tingujt e kitarës së Isuf Gërvallës në trojet tona amtare dhe ato nuk do të pushojnë kurrë në tokën e larë me gjak e djersë të Kosovës, e cila u gëzohet fitoreve të arritura dhe kujton e nderon të gjithë ata, që për të nuk kursyen dijat as gjakun e  tyre.

3.

Në ato vite, punoja në shtyp dhe ndieva shqetësim të veçantë, kur mora vesh se Isuf Gërvallën, i cili ishte me origjinë nga krahina ime,  e kishin vrarë mizorisht në Gjermani. Për ta nderuar jetën e tij, vendosa të shkoja e të takoja bashkëshorten e tij, e cila asokohe ishte vendosur me banesë, diku në afërsi të Shallvareve, pra në qendër të Tiranës. Nuk më kujtohen hollësira, por mbaj mend se aty gjeta dhe bijën e tyre, Donikën, e cila ishte nxënëse  dhe ndiqte Liceun Artistik “Jordan Misja” të Tiranës, për veglën e flautit.

 

i 2

Donika Isuf Gërvalla (me flaut) dhe Grid Rroi (në piano).

 

Më vonë, po duke qenë gjithnjë në shtyp, më ra rasti që të merrja për botim një fotografi të Donika Gërvallës, e cila po i binte flautit, me shoqërimin e një ish-kolegut të saj në atë Lice, Grid Rroi, nga Shkodra. (Më pas kam mësuar se tani  ai jeton në  Amerikë). Nuk më kujtohet mirë, por ajo fotografi mund të jetë publikuar në atë kohë, në gazetën “Mësuesi”, ku punoja redaktor. Ndërsa më pas, atë e futa në sirtarin e tavolinës dhe e kam ruajtur, si një gjë të rrallë e të çmuar.

Tani, unë dëshiroj të shpreh nderimin dhe respektin tim të thellë për  Isuf Gërvallën, bashkëshorten Suzanë e të bijën, Donikën dhe për vëllain e tij, Bardhoshin dhe gjithë familjarët e të afërmit e tyre.

I paharruar qoftë kujtimi i Isuf e Bardhosh Gërvallës dhe i gjithë martirëve tjerë të Kosovës sonë! (Tiranë, 15 janar 2011)

Tiranë, 16 janar 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s