Rëzimi i statujës së Enver Hoxhës ( foto të realizuara nga z. Gani Xhengo ) / Nga Bardhyl Selimi

Rëzimi i statujës së Enver Hoxhës

 

 

Bardhyl Selimi

Nga Bardhyl Selimi

 

 

E kujtoj edhe unë fort mirë atë ditë të rëzimit të statujës së Enver Hoxhës në Tiranë dhe djegies së Librarisë “Flora” ku shiteshin veprat e diktatorit. Nuk e mbaj mend pse nuk kisha shkuar në punë (në fshat). Paradite kisha dalë me time shoqe në pazar dhe qemë kthyer në shtëpi. Ato ditë qyteti dhe Shqipëria përjetonte grevën e urisë së studentëve në kampusin universitar. Në mbështetje të tyre dolën sindikatat e pavarura dhe qytetarët e Tiranës.

Në atë kohë Partia e Punës ende i kishte në këmbë strukturat e saja policore dhe propagandistike dhe vështirë të kuptohej çka ishte spontane dhe çka e drejtuar nga ajo vetë. Sigurisht na bënte përshtypje që edhe televizioni shtetëror që disa muaj pasqyronte këto protesta. Prandaj unë druhesha të shkoja te studentët në dhjetor 1990 e më pas. Por me gjithë zemër isha për ndryshime. Që kur vdiq diktatori në prill 1985 dhe na dërguan të bëjmë nderime për rreth arkivolit të tij e ndjeva që do ndodhin patjetër ndryshimet.

Rëzimin e statujës pas mesditës e morëm vesh nga televizioni. Vëllai i vogël kishte qenë atje. Nëna me tim bir kishin shkuar më pas për t’u bindur që vërtet statuja s’ishte më aty.

Por, padyshim ajo që ndodhi në sheshin “Skëndërbej” me 20 shkurt ishte ngazëlluese dhe e papërsëritshme. Njerëzit e kishin humbur ndjenjën e frikës nga përndjekja policore e diktaturës. Mjerisht 24 vjet pas rëzimit të simbolit më të madh të enverizmit, në atë vend nuk u ngrit të paktën një monument kushtuar viktimave të atij regjimi gjakatar. Për më tepër në sheshin e qytezës së ish kombinatit të tekstilit të Tiranës ende qendron këmbëza e statujës së Stalinit…

 

Ja disa foto të z. Gani Xhengo që pasqyrojnë atë ngjarje të njëshme të 20 shkurtit 1991:

 

d 1

 

 

d 2

 

 

d 3

 

 

d 4

 

 

d 5

 

 

d 6

 

 

d 7

 

 

d 8

 

 

d 9

 

 

d 10

 

 

d 11

 

 

d 12

 

 

d 13

 

d 14

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s