Festa e përjetshme e poezisë së Rabije Bytyqit

 

 

namik

Nga Namik Selmani

 
Duke lexuar përmbledhjen me poezi “Rrugët e mia” të autores Rabije Bytyqi
Librin me poezi në dorëshkrim të Rabije Bytyqit e mora në ditën e Festës së Kosovës. Dikur para disa viteve në përvjetorin e parë të Festës së Kosovës kisha shkuar atje me një libër me poezi me titull “Dritaret e besimit” Edhe unë atëherë besoja se Kosova do të kishte shumë më tepër shkronja poezish të bukura. Pa dyshim dhe Rabija do të ketë qenë pjesë e Festës së parë të Kosovës me atë det të tërë poezish brenda vetes për të ardhur tani në librin e saj të pare të botuar. Përherë i kam patur si ceremoni të bukura këtë festë me detaje shumë të bukura me një jetë të dytë brenda kësaj datë kaq të bekuar, të ururar, jo vetëm për Rabijen, poete të lindur, për miqtë e saj e miqtë e mi poetë të Kosovës, po shumë, shumë më tepër. Se jo dhe jo, nuk mund të kishte gëzimin e dhuruar Festa e Kosovës (uroj që sa më shpejt të festojmë edhe Kthimin në Çamëri) pa fjalën e bukur të mençur të poeteve të saj. Se ka një festë që vazhdon prej vitesh në Kosovë është Festa e Shkronjës Shqipe.

 

10906017_777422945685347_1358965987656445811_n

Rabije M. Bytyqi

 

Se në këto vite të lirisë së Kosovës dhe të shtetit të saj, janë me dhjetra e dhjetra poetë e sidomos gra e vajza të reja studente që kanë vrapuar paa ballinave të librave të tyre të parë, të dytë. Libra që si në asnjë vend të botës kanë kaq shumë ëndrra pak pika gjaku ende të patharë trimash, shumë lule, shumë heshtje dhe nderim monumentesh. E libri i saj këtë vit iu shtua pjesës së gjerdanit të gëzimit të kësaj feste. E ne, shqipfolësit e shqipshkruesit e trojeve të afërta e të largëta me Rahovecin dhe Prizrenin e Rabije Bytyqit na duhet që ta bënin me zë të lartë edhe urimin për këtë libër që vjen si dallandyshe e lirisë së Kosovës. Ishte një emocion që rrallë provoohet në jetë, Që të jep forcë të shkruash e të mos heshtësh për këtë rizgjim vargëror të poeteve të Kosovës. Poezia e saj ka simbol qendror RRUGËN. Të afërta apo të largëta, me ëndrra dhe dhimbje, me gëzimin që të jep e reja që të shfaqet te një stacion jete te një njeri që e takon, te një motiv poezie që të lind në qënien tënde, ajo, poezia bëhet si Manifest i vetes. Për këtë ajo thotë
Atdheu im,
I shtrenjtë,
Të kam borxh,
Gjakun për liri.
Kosovë e bukur,
Madhështore
Duke parë poezinë e saj dhe jetën shohim se Rabija që e vogël është rritur me ëmbëlsinë e rrushit të Rahovesit më të rrallë në botë dhe Drinit. Ah Drini! I bukur . Mua më duket kur lexoj poezinë e saj se Drini ka qenë “shkolla“ e parë e poezisë së saj. Para asaj shkolle të mençur të prindërve të asaj që ajo e tregon në mjaft poezi. Në vitet e Rrugës së saj poetike ajo bëri një Drin të ri brenda vetes. Fëmijët ia zbukuran jetën. Prizreni i dha fisnikërinë e kulturën. Puna në Shoqatat Humanitare i dha edhe më shumë humanizëm. E Kosova i dha ëndrrën e jetës, mbijetesën e saj, i dha forcën, ndaj ajo diku thotë:
Dita vraponte kujtimeve
Ndërsa nata shkrihej takimeve.
Kurrë s’e kishim menduar ndarjen
Sa herë i kishim thënë njëri tjetrit:
“Do të jetojmë në Kosovën tonë
Do t’i rrisim fëmijët si lisat!”
Sa të lumtur do të ishim
Rabije Bytyqi është pjesa e atyre poetëve që gëzojnë lumturinë që të jep liria në Rrugë Gjaku.
Betimi i saj duket se bashkohet me të gjithë lexuesit e shqiptarë
Brez pas brezi,
Në këto troje,
Ty, flamur,
Do të bëjmë roje.
Veç një flatër
Shqipes me ia hekë,
Kemi me derdhë gjak
E në qoftë nevoja
Të gjallë me u djegë.
E thotë këtë në poezinë “100 vjet shtet:” po kërkon që ta thotë edhe sërish,
Për këtë ajo nuk fsheh krenarinë
Jam krenare se jam shqiptare,
Zemër trime e bujare,
Se shqiptari s’trembet kurrë
Gjithmonë vdes për flamur.
Në një Rrugë ku kryefjala mbetet dashuria me të gjithë dritat e saj të ylberta në këtë dritë të bukur humanizmi që e përshkruan të gjithë poezinë e saj
***

 

 

11063305_815255408568767_710197536_n

Kopertina e librit

 

Ka një poezi të bukur e që sjell në mendjen e lexuesit një dramë të madhe të Rabijes dhe të mbarë Kosovës. Shumë poezi të saj që bënin më shumë se një libër me poezi, asaj ia kanë djegur serbët. Edhe në bisedë me të, merr vesh se kjo ka qenë një nga dhimbjet më të mëdha të jetës së saj dhe ëndrra e një libri të bukur asaj i është realizuar pak më vonë se zakonisht iu ndodh të tjerave. Si duket pushtuesit serbë të pangopur me gjakun e djemve të mirë të Kosovës me djegien e kullave e të xhamive donin që të digjnin edhe vargjet e poetëve si për të dashur të digjnin një pjesë të shpirtit të bukur të tyre ,. Aq më shumë të poeteve femra. Te Rabija është dhe mëmësia që jeton pranverën më të ndritshme. Kur po lexoja vargjet e saj, m’u kujtua një plak Kosove që po ma thoshte në mënyrën e vet më të bukur e më të mençur se pse Koosva nuk u thye në historinë e luftrave për liri. “ Kosovën, more vëlla, e kanë shpëtuar kaherë nënat e gratë e Kosovës që jo vetëm lindën fëmijë po edhe i edukuan ato më dashurinë për të.“ E unë do të shtoja në këtë rrëfim se edhe te Rabija se ajo e bën këtë gjë edhe me poezinë e saj një dhuratë që ia ka bërë zoti. Nuk e ke të vështirë që të shohësh këtë frymë hyjnore që përfshin të gjithë poezinë e saj kur është fjala për atë obligim që ajo ka për zotin . Në udhëkryqet e panumërt njerëzorë që ka ajo por edhe kombin tonë ajo kërkon atë te Zoti i madh.
Ndali dhembjet e njerëzve,
Ndali lotët e fëmijëve,
Ndale gjakun e trimave,
O Zot, i madh që na ke falë
Ti je një dhe i pazëvendësueshëm
Të lutem, o Zot!
Më tej vjen mirënjohja për ata që bënë luftën që sakrifikuan lirinë . E nis këtë me vëllain e saj Ramadan Morina, që sakrifikoi aq shumë në luftë, për dëshmorin Ali Vaja, për Nexhat Zogajn. Për të ardhur te poezia “Çlirimtarët” ku ajo vë një kurorë të madhe me dritë nderimi
Nuk i ndal pushka,
Stuhia e baroti,
Djalë pas djali,
Prej Kastrioti,
Kthehen trimat,
Prej kurbeti,
Me ia dhënë krahun,
Njëri – tjetrit.
Madje lirisë ajo i thur një cikël të tërë më një përkushtim shumë të veçantë Le të çelin lulet, le të shndrisin yjet, le të këndohet kënga e lirisë” Në këtë rrëfim të duket se ajo kthehet në Ajkunë kur këndon për dëshmoët Mos më qaj, pash diell e hënë/Për Kosovë unë rashë, oj nënë! E vijmë sërish mes DRITËS së poezisë së saj. Për këtë duhet shkruar sërish te drita e diellit rahovecas. Në ato shpate ku mbi 250 ditë në vit dielli është mik i shtëpive, i njerëzve padyshim dhe i poezisë së shpirtit të saj të bukur ylberor. Lakadredhat e Drinit shumë herë i kanë ngjarë Rabijes i janë dukur asaj si fjongo e kaltër vajzërore, herë si breg ku zanat flasin për dashurinë e ndaluar. Të përurosh një libër letrar padyshim është gëzimi i një feste. Një festë që vjen përjetësisht me Festën e Kosovës që për ne nuk është vetëm një ditë po shumë më tepër. Rabija nuk po e boton librin në një moshë shumë të re, por ajo ka jetuar me poezinë një jetë të tërë. Po të shikosh shumë poezi që ajo i ka ndërtuar si fabul, të jep përshtypjen se shumë shpejt do të dalë me libër të ri. Oooo, sa shumë ka për të folur e për të shkruar Rabije Bytyqi!!!! Dhe duhet të jenë të mirëseardhura të gjithë poezitë e saj, tregimet e saj, se janë historia e vetes sonë, Rruga e Gjakut dhe e Ëndrrës. Ajo është edhe Drin, edhe Lumëbardh, po, mbi të gjitha, është një DET me një kryedashuri mëmësore brenda vetes
Është një nënë që këndon për nënën
Sa mall kam për ty nëna ime
Më e çmuara e të çmuarve
Dua tash të isha pranë teje
T’i thaj djersët e dhembjes
Që të kanë kapluar
Dhe më tej në libër si zambak Prizreni shkëlqen tema e dashurisë. Nuk është e para që i këndon asaj, po ajo ka një zë ë veçantë . I heq pluhurin e viteve asaj
Pas njëzet e pesë vitesh,
Të çel prapë pranvera.
Të të marr aromë
Lulja ime e mallit.
Dshura për poezinë e Rabijes ka shumë aromë ka shumë dritë ,ka shumë gaz, po edhe pak dhimbje
Poezia “ Këtu jemi” është gati antologjike për mesazhin që përcjell
Dënohesh me njëmijë përqafime në ditë!
E njëqind puthje në orë!
Me burgim të përjetshëm,
Në qelinë e zemrës sime,
Pranoje akuzën time zemër,
Të dënohem edhe unë me ty!
Duke lexuar këto poezitë bukura e të ndara që kanë motivin e rrugës
E në rrugën e poezisë këtej e tutje do të kemi zyrtarisht edhe Rabije Bytyqin. Dua të sjell autoportretin e saj shumë të bukur që të jep emocionë për shumë kohë me vargjet e gjetura për portretin e saj.
E sinqertë, E ëmbël, E thjeshtë, E zgjuar, E mençur, E buzëqeshur, E mahnitshme, Elegante, E lezetshme, Jo arrogante, Jo xheloze, Thjeshtë si lulja, Ngjyrë rozë. Përballë dhimbjes ajo ka vënë optimizmin Për nga forma që ajo zgjedh, vargu I Rabie Bytyqit është fare i lirshëm. A thua se e sheh atë në vrapërimin e poetëve në livadhet e bjeshkët e Rahovecit, në pllakat e varreve të trimave, duke mbajtur lulet e dashurisë në duar , si nënë që i do aq shumë fëmijët E nuk ka si të mos bëhemi sot e nesër e përgjithmonë pjesë e “Rrugës “ së kësaj poeteje të re në Qiellin e lirë të Poezisë së Kosovës

Mars, 2014

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,336 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List