MES DY DASHURIVE
( Referim rreth poetikës së autores Jokida Mati)
Nga Rami KAMBERI
Poezia ka shumë rrugë dhe shumë mënyra me të cilët depërton deri te lexuesi, e josh dhe e bën për vete, e ngazëllen me ndonjë element karakteristik që e strehon në brendinë e vet, me ndonjë sekret të vetin, me ndonjë melodi të posaçme.
Ndoshta edhe ky ka qen shkaku që e ka shty poeteshën e re Jokida Mati liriken e dashurisë mes dashurive që në gjeografinë e saj poetike të shfaq shpirtin e saj me të gjitha ngjyrat e jetës.
Prirja e saj e hershme është forcuar e fuqizuar në krijimet poetike, që sot i kemi në duar nga dy veprat e saja poetike që dashuritë i qëndisin me një larushi të veçantë brenda gjuhës poetike që do ta pagëzoja poezi lirikë mes dy dashurive.
Ky mendim vjen kryesisht nga se në poezinë e veprës “Mister Ndenjash” vërtetë poetesha Jokida Mati duket me një dhunti të veçantë dhe shihet qartë nga poezia në poezi se poetja me dhuntinë e saj gjithnjë duket me një dëshirë për arritje të reja si në formë po ashtu edhe në përmbajtje. Madje edhe vet poezia si edhe botëkuptimi për të mund të gjendet në dy anët e jetës, që ndërgjegjja e njeriut të mbetet dashuri, dashuri, që mbetet në thelbin e shpirtit të njeriut dhe të luaj rolin e mekanizmit nxitës për të tentuar që t’i sfidoj sfidat e jetës me një ngjyrë: klithje që posedon shpirti i njeriut prej poeti me dhunti të veçantë.
Jokida Mati
Befasimet e papritura në jetë të kohës së pa kohë, që i kafshon edhe dashuritë e mëdha me forcën e erës së rruzullit, që shikimet i kanë ndëshkim karshi shpirtit të madh njerëzor, nga kryeçudia e vet qenies njeri si abetare e shkronjave të jetës që poezitë e poetes na e shfaqin në veçanti tek vepra “Mister Ndenjash”, që sikur na detyrojnë që të kuptojmë se poetja thotë: unë nuk jam e plotfuqishme e paarritshmi, gjithë njerëzorë e gjithë kohor, por jam një dashuri e një ndjenje që di të jetoj mes dashurive për të shënjuar kohën se unë jetova kësaj kohe, që nesër do të duket e shënjuar në faqet e kohës jetë.
Jeta e poeteshës mes dashurive duket dashuri e ndjerë thellë në shpirt edhe kur e mallkohet dhe e dënohet poetesha, abetarja në fjalë bashkë me shkronjat luan rolin e engjëllit, duke i ofruar njeriut dashuri mes rrugëve jetë që ka vetëm një ngjyrë.
Më tej poetesha dashuritë i qëndis me ngjyra shprese edhe kur forca e së keqes nuk e len të qetë që vuajtjen e detyruar ta jetoj me gjuhën e shpirtit të saj të çiltër, ashtu si e do poetesha, që t’i sqarohet dënimi si faj karshi dashurive që poetesha do ti vesh e ti ndjej deri në palcën e kocit ashtu si janë, si dashuritë kohës që e jeton dhe vendit ku jeton duke mos dashur as të ilustroj e të ëndërroj por, t’i shijoj qofshin edhe pelin.
Vëllimi poetik “Mister Ndenjash” i poeteshës Jokida Mati na dëshmon se gjithë poezia e poeteshës është ngjyra e gjuhës së një të folurit, monolog që ec rrugëve të jetës, që të gjejë abetaren e jetës se ku e ka fundin e së keqes dhe, me kujdesin e saj aq sa i lejon vrulli poetik, sa e lejon ngjyra e njerëzores për të mos dëmtuar edhe ndëshkuesin, jep copëza jete nga ditari i saj jetë.
Kështu që për poeteshën çmenduria e kohës është aq e gjatë sa që me dashje apo pa dashje pyet pikëpyetjet e jetës se: si njeriu duket i fajshëm e i pa fajshëm në një botë njerëzore plot e përplot dhimbje, që njeriu të merr kuptim brenda për brenda fjalës: DASHURI.
Forca e hiperbolave në poezinë e poeteshës Jokida Mati, është plot e përplot ngjyra jete që shfaqin pjekurinë e saj poetike.
Dhe, lirshëm mund të thuhet se çdo poezi e poeteshës Jokida Mati është lule qartësie, që dallon nga lulet e tjera të poezisë së sotme shqipe e në veçanti me thjeshtësinë e fjalës poetike.
Jeta si duket poeteshën e ka bërë, më vajzë se vajza, më grua se gruaja, më njeri se njeriu, për më shumë humanizëm, për më shumë dashuri. Dhe, gjuha e saj flet se thirrja e brengës për njeriun, shqiptar e më gjënë, poeteshën Jokida Mati e bën më atdhetare se krisma e një pushke në kërkim të lirisë, ngase dashuria për atdheun shfaqet në tërë gjeografinë e poezisë së poeteshës, me një fjalë është vetë bota shqiptare dhe shpirti i saj, ku shihet përkushtimi dhe vullneti i gdhendur në vargjet plot dashuri.
Pas emocioneve sikur vrapon dashuria. Dashuria e një fisnikeje, që vrapon pas ngjyrave të jetës të gjejë të humburën e njerëzores, për ta kthyer mes njerëzve, që bota të duket ndryshe. Botë që e ëndërron poetesha Jokida Mati.
Që moti është thënë: Zoti të ruajt nga dashuria për dashuri e në veçanti nga dashuria mes dashurive.
Pa dyshim kjo e thënë është ngjyrë e gjuhës së jetës në dritën e syrit të poetes Jokida Mati që botën dhe dashurinë ndaj saj e sheh me një ngjyrë e cila brenda vetes ka shumë ngjyrë në botën e saj.
Dhe, me ngjyrat e një ngjyre edhe dy dashuritë e poeteshës Jokida Mati synojnë të kridhen në botën e fshehtësive të jetës, që poetesha e dashuron dhe kërkon të takohet dhe të bëhet ngjyrë e saj e dy dashurive.
Po të lexohet vepra “Mister Ndenjash” e poeteshës Jokida Mati me një zotim të arsyeshëm je i detyruar të kuptosh se poetesha i gjen dhe e sheh fijet dashurive të asaj jete,jetë, që e vrojton poeteshën, e gëzon madje edhe e përdhelë, sepse ia zgjon kujtimet e këndshme edhe pse në shikim të parë njëkohësisht edhe e mundojnë jo dashuritë për dashuritë që poeteshës i duhen për jetë.
Madje shihet qartë nga rreshtat e poezive se një përjetim i thellë dhe i ngallëzyeshëm i dokeve dhe mënyrës dhe bamunive jetësore në gjeografinë e tokës ku jeton poetja janë mënyrë jete të cilën poetja nuk e adhuron, ndonëse ka simpati ndaj saj, e cila duket mes vargjeve për të ilustruar ngazëllimin dhe të kredhurit në kujtimet e ëmbla dhe, njëkohësisht për të dëshmuar për një varg dashurish që me domosdonë jetësore, me pamjen e së tashmes e detyrojnë poeten ta jetoj kohën ndryshe nga dashuria e një skajshmërie që është e strukur në shpirtin e saj si dashuri mes dashurive.
Pra, në zemrën e poeteshës Jokida Mati dashuria mes dashurive, për botën e poetes dashuria si dashuri është flakë e syve që shfaqet vetëm në rreshtat e poezive, dritë e flakë për një dashuri, që qartë shihet në veçanti tek dashuria për jetën që dashurinë edhe e kushtëzon edhe e përshkon me mbresën e këndshme dhe të fuqishme të një shpirti, që do më shumë se ajo që dukemi kësisoj për dashurin e pa kapshme në jetiken e zhveshur të ditës.
Pasqyra për jetën e dashurisë, që poetja Jokida Mati e vrojton nëpërmjet të një qëndrimit jo mohues, por, korrekt që nuk përjashton trazimet shpirtërore, dridhjet eventuale kur zemra e shpirti dëshiron, kur trupin e kaplojnë dridhmat e epsheve dhe nxitjet për të kafshuar kafshatën e fatit me rastësinë eventuale që e vjedhin shikimet, duket e thyer ose në pritje për t’u shijuar si tërësi, që edhe gjumit t’i ketë hije.
Pra dashuria si nevojë jete, për t’u kuptuar nga flaka e gjakut që lindë nga ndjenja dhe epshi ku autorja mëton të shpreh thelbin e botës ndijore, dashuri që përvëlon dhe djeg për të mbetur në boshtin e jetës së botës, ku autorja i ruan të fshehtat e dashurisë, që ndoshta edhe i sjellë ndërlikime dhe në jetë dhe shpirt, që rreshtat e poezive e shfaqin në kuptim të mbizotërimit të ndierës për trillin dhe mundin e një shpirti, që do me çdo kusht ta ruaj një dashuri mes dy dashurive.
Nuk më mbetet më shumë për të thënë pos fjalës së fundit se e veçanta e dukshme e poeteshës Jokida Mati është fati i njeriut në fushën e ndërlikuar të jetës dhe kërkesat e njeriut për liri dashurie, që premton vazhdën e dashurisë me të cilën ndeshemi në botën e jetës që e jetojmë si të dashuruar mes dt dashurive atdhe e jetë





























Leave a Reply