PËR NJË GJIROKASTËR NDRYSHE :
BISEDË ME KANDIDATIN MË POTENCIAL TË SË DJATHTËS NË BASHKINË E GJIROKASTRËS, ZOTIN BEQIR GJIKA.

 

agron mema

  Nga Agron Mema

 

 

E ka vendosur që bashkinë e Gjirokastrës ta lerë tek aleatja LSI, ndërsa e djathta pritet të konfirmojë midis pesë kandidaturave të propozuara nga baza, ku njëri prej tyre është edhe kreu aktual i komunës së Picarit, Beqir Gjika, një bga kandidaturat më potenciale dhe me një sër suksesesh dhe investimesh gjatë qeverisjes vendore në komunën e labërisë.Beqiri, në bisedë , tregohet tepër modest dhe shprehet paksa profetik kur na thotë se kam zgjedhur më të vështirën për të bërë më të mirën dhe jo për të parë karierën time si qëllim, pasi problemet ekonomike i kam rregulluar falë kurajos që mora në fillimet e demokracisë duke u marrë me biznes.Nga kjo del se njeriu që punon mirë për vete, ndihmon edhe të tjerët.Kam vënë re se intelektualët në përgjithësi kanë pasur frikë të hyjnë në lojën e tregëtisë, kanë pasur frikë të braktisin rrogën e tyre të pamjaftueshme për të fituar më shumë.Ndërsa unë nuk e pata këtë gjë.Ekonomia e tregut i bëri të gjitha, por që të ec mbarë do njerëz që e kuptojnë atë dhe jo të vjedhin dhe abuzojnë e të pasurohen pa derdhur pikën e djersës.Dje një pej këtyre që kuptoj lojën e ekonomisë së tregut jam edhe unë, na thotë Beqiri buzagaz e me shkëlqimin e syve, karakteristik e optimizmit lab.Mjafton të dëgjosh zërin e tij dhe të shikosh punën që flet qart se rrugët për të ecue dhe zhvilluar qytetin e Gjirokastrës janë hapur.Puna flet vet dhe fjalët janë fukarallëk.

 

11009036_757746934341585_2043409658_n

Kandidati BEQIR GJIKA me familjen e tij

 

Në komunën ku jetova dhe punova në drejtim, sot nuk dëgjohet fjala”si jeni me ujin” falë investimeve serioze që janë bërë në ujsjellsat e fshatit dhe infrastrukturë.Nga biseda kuptojmë se është një karakter i skalitur që ka lënë gjurmë tek njerzit dhe një njeri që nuk kënaqet asnjëherë me atë ç’ka ka arritur dhe përpiqet të arrijë maja të reja.Modest, thotë, se që në fillim isha kundër atyre që mendonin dhe shpreheshin se kurveleshi nuk ka perspektiva dhe pse duhet investuar.Por ja arrita që sot kemi një zonë të zhvilluar sepse njeriu ecënpara kur nuk i sheh gjërat si thuhen , por siç është vet, siç janë në realitet.Dëgjojmë dhe mendimi na shkon se është kandidati që mund tu rrëmbejë pushtetin prej katër mandatësh socialistve, që në fakt tani e kanë dorzuar vet tek LSI që mos të kenë koston e humbjes.I bindur Beqiri shprehet se bashkia e Gjirokastrës do të ngjyroset blu dhe gabon ai që akoma mendon se Gjirokastra dhe gjirokastritët janë bastion i ngjyrës rozë.Ky është një oreks i llahtarshëm i grykësisë socialiste dhe koha do ta zhvlerësojë, unë sëbashku me miq e shokë, sëbashku me elektoration demokrat e atë të ndershëm gjirokastrit.Beqir Gjika shprehet se do ta ndryshojë imazhin e pushtetit lokal në Gjirokastër dhe e artmja është më premtuese duke shtuar se personalisht e shqetson fakti që me brezin e ri, me punsimin e tyre , me integrimin dhe arsimimin e tyre, po punohet shumë pak.Me sinqeritet na thotë se nuk i kanë pëlqyer asnjëherë opinionet me “sikur”, pavarsisht se kur kërkon të përsosurën, në një kohë qëështë bërë e kërkuar tjetër gjë,provon vetëm vuajtje dhe Gjirokastra shpreson të shpëtojë nga kjo gjendje tek ardhja e PD-së në pushtetin lokal, duke zgjedhur më të mirën nga fondi i vlerave demokratike, pasi koha ka treguar dhe ka sjellë edhe zhgënjimin që jo gjithmonë vota vota nxjerr më të aftin, sepse gjatë këtyre viteve ka pasur mundësinë ti peshojë njerzit dhe Gjirokastra vërtitet sot mes zhgënjimit dhe shpresës.Por duhet të dimë se në stacionet e rrugës së gjatë të përparimit e zhvillimit ndshesh edhe me ngërdheshjen e dhembve të qenit, por Gjirokastra do të zgjohet nga letargjia e besimit të verbër .Shpresa po vjen dhe njerzit nuk duhet të ngatrrohen me të qenit i mirë dhe të jeshë i pëqyer.Beqiri është i pëlqyer.Në fytyrën e tij ravijëzohet shqetsimi i tij për fytyrën e re të pushtetit bashkiak të Gjirokastrës për katër vitet e ardhshme duke e larguar nga zullumi i socialistve, sepse njerzit e mirë janë të vështirë, por përgjigjen pozitivisht se duan të njëjtën gjë.Ndahemi me urimin që u takofshim në zyrën e kryebashkiakut të gjirokastrës me Beqir Gjikën!
Agron MEMA

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,330 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List