,

Valbona Hani

 

Valbona Hani

  Valbona Hani

 

Valbona Hani lindi më 19.06. 1976 në fshatin Dëshiran dhe u rrit nga një familje modeste shqiptare, ku mikëpritja dhe bujaria janë në radhë të parë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindjen e saj. Shkollën e lartë e kreu ne qytetin e Elbasanit, dega Infermieri e Përgjithsheme, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, ku vazhdon dhe Masterin.
-Poezia hyri në jetën e saj ndjeshem, pasi ka qenë  pasion që nga fëmijëria. Ajo vendosi të shkruaj ndjeshëm për një botë të bukur , pa dhimbje dhe lotë dhe të japë kontributin e saj me botimin e  vëllimi poetik  “NOTA NË PENTAGRAM” , të cilin ia dedikon  Klinikës Mjekësore Shëndet Paljativ, ku në këtë qendër u vjen  në ndihmë pacientëve që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me dashamirësinë dhe bujarinë e saj për këtë Klinikë.

 

 

11063306_353724914816913_547432167_n

NOTA NË PENTAGRAM, Vëllim  Poetik

 

 

Cikël Poetik

 

 

MJAFTON TË TË KEM TY PRANË

 

Ti hyre lehtas.
Sytë e m’i i puthe
më shkimin çmendës
në fshetësi shpirti.

Puthjet e tua
më ndanë në dysh,
loti pikon lotin.

Mos u largo
lutja sublime,
mos më humbas
bota ime.

Me zërin tënd
gdhëndim përmendoren e hyjnive,
në aromë lulesh
do shndërrrohemi.

Mjafton të kam pranë.

 

 

 

DRITË

 

Kam për ty kaq mrekulli,
sytë e shpirtin ma bën dritë.
E mahnitur ëndërr qëndroj
ti e di sa shumë të dashuroj.

Ti gërmove thellë në ndjenjat e mia,
hyre furishëm në zemrën time,
zgjove ëndrrat e dëshirat e lira,
ndeze një dritë në shpirt të vrarë.

Sikur kjo ëndërr të ndalet një ditë
nuk e di çdo të ndodhë me ne të dy?
A do kemi më dritë në sy
apo presim ndonjë fjalë të re?

 

 

 

KJO JAM UNË

 

Shumë flasin se çfarë shkruaj unë…
Eh, si nuk shikon njeri punën e tij?
Shkruaj ç’të dua me shumë zhurmë,
shrkuaj të ëmblën dashuri.

Kafe pi me kë më do zemra.
Kurkujt hijen nuk ia shkel.
Vargjet dua që ti mbjell tek kënga.
Drita e vargut të jetë diell.

Kjo jam unë, mos pyesni kot.
Qesh e qaj për dhe për një gjethe
Dehem edhe me një pikë lot,
çmendem për një puthje jete.

 

 

 

SY ME SY U PAMË

 

Sy me sy u pamë
seç ndjeva atë çast,
zemra me rrahu fortë
vetën s’po e mbaja dot.

Ula kokën dhe po mendoja
vallë “Ty të dashuroja” .
Kaluan ditë ë kaluan netë,
sytë si ngrita më përpjetë.

Kur një ditë pranë u gjëndem,

mirëmëngjes u përshendetëm.
Sytë të dyve na vezulluan
u kënaqen që u takuan.

Vallë të dy u dashuruam?!

 

 

 

NOTA NË PENTAGRAM

 

Për ty, o shpirtjeta ime
Shkruaj nota në pentagram.
Orkestër lotësh, si tela violine,
kënga që më mban gjallë.

Në pentagramin e zemrës.
Notat për ty s’do të mbarojnë;
Çdo ditë shtoj një notë të ëndërrt
Në qiejt e marrëzive fluturoj.

Në çdo notë një urë kujtimi.
Mbi lumin e dashurisë tonë,
këngë që shkrin akujt e dimrit,
po vjen drejt teje si jehonë.

 

 

 

FEMËR
Krenaria të mban larg,
vetmuar,
zemërvrarë.
Dashuria të thërret
në emër
qendroji pranë,
zemrën mos e lërë të qaj.

Femër!
Dashurinë mbaje pranë
shpirtit
jepi ngjyrën e saj.

Ngjitu mbi re,
atje ku çelin ëndrrat
mos e lërë shpirtin në errësirë
ndize me zjarrin e këngës!

Femër!
Je e bukur
edhe e brishtë
nuk tradhëton
padrejtësisht.
Je krenare,
i qëndron larg dashurisë
vuan, lëndon veten
për hir të krenarisë.

 

 

 

NË HESHTJE

 

Nuk e di çfarë ti mendon,
nuk e di se si më gjykon
kam dhe zemër që ty të do
më thotë ndjenjën mos trego.

Nuk e di a po më dëgjon,
nuk kam fjalë,
s’di si ta tregoj
je një ëndërr që dua ta jetoj
s’gjykohet zemra që dashuron.

Nuk e di se çfarë ti ndjen,
pa ty jam e munguar
syri ndoshta më gënjen
eh, sa shumë, sa shumë të dua.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,330 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List