Poezi nga Astrit Balliu

astrit 1

Poezi nga Astrit Balliu

 

 

 

S’ËSHTË TURP TË FLASËSH SHQIP !

 

Thjeshtë shqip,fol shqip

Kudo të jesh dhe me këdo

Fol shqip,rrezato dritë

Gjuhën e nënës mos e moho .

 

Shqip pra!Ku ka më mirë?

Zëri i shqipes të jehojë

Gjuhë e nënës,e dëlirë

Mbarë botës të kumbojë.

 

Shqip shprehu,shqip shtrëngo dorën

Përshëndet vetëm në shqip

Shqip edhe kur pyet për orën

Gjithçka bëje vetëm shqip.

 

Shqip pra!Shqiptar ti duku.

Por shqiptar i qytetëruar

Amanet nga Gjon Buzuku

Shqipja duhet trashëguar

 

Fol shqip kudo të jesh

S’është turp të flasësh jo!

Shprehu shqip me këdo të jesh

Turp është të fshihesh më beso !

 

Fol  shqip,ndero Atdheun

Bëja nënës zemrën mal

Shqip pra! Kujto  Skenderbeun

Që veç për shqipen ndjente mall !

 

 

 

 

MËSO Ç’ËSHTË RESPEKTI

 

Në s’ta thanë të tjerë

ja po ta them unë

Ti,nga çdokush tjetër

veten duaj më shumë .

 

Veçse mbaj mend mirë

po ta them një herë

Mëso ç’është respekti

se të merr koka erë.

 

Se do të t’mbushet mendja

që tigrit i ngjan

E s’e ke vështirë

Të kthehesh në luan.

 

E kështu ngadalë

cirkut do t’i afrohesh

Nuk bëhesh dhe ujk

sado të mundohesh

 

Prandaj dhe një herë

ja po ta them unë

Lër luan e tigër

Vetes ngjaji më shumë

 

Mos u bëj për cirk

ta them dhe një herë

Në s’respekton veten

s’respekton as tjerë

 

Natyrisht s’jeton

për qejfin e botës

Ku shkel e ku shkon

vija gishtin kokës…

 

Nëse me lehtësi

ngjtesh në të përpjetë

Dije që së shpejti

poshtë do biesh vetë

 

Dhe s’do gjesh derman

për “hundën e thyer”

Do ndihesh ndaj vetes

së pari i fyer…!

 

 

 

 

E DI Ç’ËSHTË…?

 

E di se ç’shkruaj me “X” unë?

Po me “Y”  e di se çfarë?

Shkruaj atë që dua më shumë

Atë që s’kisha kurrë më parë .

 

E di ç’vlerë ka “X-i” për mua?

Po “Y-psiloni”,di gjë ti?

“X-i” tregon se sa të dua

Dhe “Y-psiloni” sa më do ti.

 

E di ç’është ky binom për mua

Vetë gjithësia, dhe pak po them.

Me asgjë në botë ta shkëmbej s’dua

As në parajsë pa të s’dua t’jem !

 

 

 

 

Të Dibrës mrekulli…!

 

Thashë të flas edhe një herë

Për të dibrës mrekulli

Ca nga ato pra po veçoj

Janë shumë mos bëne çudi

 

Se i ka të shtata kjo

Si të “botes mrekulli”

Zgjodha Lurën,unë pra

Këtë vend plot bukuri

 

Thoni kush nuk ka dëgjuar

Pët atë të “Lurës Kurorë”?

Që është mrekulli në vete

Dimrit mbuluar me borë

 

Po për ato të “tjerat” shtatë

Liqene të bukur shumë

Që asaj verës së thatë

I japin freski kaq shumë.

 

Aty mes maleve rrethuar

Një e rrallë bukuri

Gjithë dimrit akull mbuluar

E në verë mbushur freski

 

Liqeni i Madh, Liqeni i Zi

Liqeni i Pishave e të tjerë

Por më të rrallën bukuri

Liqeni i Luleve e mban në verë.

 

Ka plot tjera mrekulli

Dibra mes malesh rrethuar

Dhe shekullore histori

Libra të tërë mundesh me shkruar

 

 

 

 

KUSHTUAR SEJDI KRELANIT

 

Si s’të zuri syri gjumë

E as këmba vend s’të zuri

Kosovën deshe kaq shumë

Ëndrra vallë sa ti kush thuri?

 

Si s’tu tremb ty syri kurrë

Trim o trim Sejdi Krelani

Lum Kosova për ty o burrë

Shembull je dhe nder vatani .

 

S’u frikësove nga burgimet

As torturat s’të frikësuan

Sa të panë duke luftuar

Dhe guximin tënd s’lakmuan?

 

Ti s’luftove jo për emër

Kosovën deshe të lirë

Atdheun deshe me zemër

Kosovës një fat të mirë.

 

Krah për krah me trima plot

Iliaz Kodrën,Andigonën

Se c’tu bë ty pushka top

The-Kosovën e duam tonën !

 

Ratë si trima në betejë

Ti,Iliazi e Andigona

Bashkë me ju dhe Haki Prokshi

Heroikisht për trojet tona

 

Ratë,por gjithmonë do të rroni

Mbi gjakun tuaj veç lule mbinë

Flini të qetë trima , dëgjoni?

Se kosovës ia dhatë lirinë .

 

 

 

 

E TETË MREKULLI

 

Je zambak në zemrën time

Je mimozë dhe lulebore

S’je veç dashuria ime

Perlë e bukur pranverore

 

Oksigjen i mushkërive

Je dhe dritë në sytë e mi

Perëndi e perëndive

Një e tetë mrekulli

 

Vullkan ndjenjash je për mua

Përrallë kthyer n’realitet

Çdo shikim,çdo fjalë që thua

N’zemër më shkakton tërmet

 

Ti je muzë e jetës time

Fllad i ëmbël pranveror

Lodhem kot,bej krahasime

Ç’zot mbi ty vallë vuri dorë?

 

 

 

 

NUSJA DHE VJEHRRA…

 

U zunë dy gjela në  një kotec

u zunë dhe bënë kërdinë

S’i lanë njëri-tjetrit pjesë

për vete secili,e donte shtëpinë

 

Dhe dy gomerë u zunë në vathë

e s’kanë ndërmend t’pushojnë

U bënë gjak,por veç më shumë

veshët njëri-tjetrit,kafshojnë.

 

Por kur u kapën nuse e vjehërr,

gjithë fshati e mori vesh

Të bënte mbrapsht,s’dinte asnjëra

ato shaj,e fshati qesh.

 

E pra, tre çifte janë në këtë botë

që bashkë,kurrë s’mund të rrinë

Dy gjela pra, e dy gomerë

Dhe nusja me vjehrrën,ta dinë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s