Poeti Ardi Omeri në rrezik për jetën. Apel për lirimin e tij.

Ardi Omeri

Poeti Ardi Omeri në rrezik për jetën. Apel për lirimin e tij.

 

https://www.change.org/p/galaktika-poetike-atunis-poeti-ardi-omeri-n%C3%AB-rrezik-p%C3%ABr-jet%C3%ABn-apel-p%C3%ABr-lirimin-e-tij?recruiter=44853906&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_for_starters_page&utm_term=des-md-notification-no_msg&fb_ref=Default

 
Drejtuar: Presidentit të Republikës, Z. Bujar Nishani.
Ministrit të Drejtësisë :  Z Nasip Naço
Poeti Ardi Omeri burgoset me një vit burg në Rrogozhinë. Shkaku i dënimit të tij është difekti i makinës gjatë shoqërimit me dashamirësi të dy shtetaseve italiane, të ardhura për turizëm në Shqipëri, ku për pasojë një nga turistet, e cila qëndronte në sedilen e pasme nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe si rrjedhim përplasi kërcirin te plastika mes dy sedileve duke thyer këmbën. Policia rrugore e pranishme në aksident nuk e quajti shkelje këtë ngjarje pasi konstatoi se shoqëruesi i tyre, konkretisht poeti Omeri, nuk ishte nën efektin e alkolit dhe për këtë rast as e ndaloi dhe as e gjobiti atë. Edhe prokurori K. Ajazi e deklaroi të pafajshëm. Ekspertiza nxori si defekt këputjen e kokës së zbarrës së paralelit, krahu i majtë. Pas gjashtë muajsh prokurori, edhe pse i njëjti, autorizoi desekuestrimin e mjetit dhe të lejes së qarkullimit. Më vonë rrëzoi Ekspertizën shtetërore dhe konsideroi ekspertizën private. Prokurori i shtetit K. Ajazi për ta kaluar nga neni 290 ne 290/2 që dënon me burg përdori ekspertë privatë. Kjo sepse poeti Omeri nuk “bashkëbisedoi” me të . Aktualisht gjykata e apelit nuk e uli dënimin dhe nuk pranoi asnjë lehtësi edhe pse shume raporte mjeko-ligjore italiane dhe shqiptare vërtetojnë shumë sëmundje, deri edhe gjendra kanceroze për të cilat spitali amerikan ka shkruar: nëse nuk vazhdon kurat pacienti humbet jeten. Ardi ka qenë shumë sëmurë. Spitali i burgut nuk kishte fonde dhe infrastrukturë për ta kuruar. Në burgun e Rrogozhinës edhe ilaçet duhet t’i bleje vetë. Eshte rasti i parë që një ngjarje aksidentale e tillë dënohet me burg dhe në mënyrë absolute i pari rast, që një i sëmurë në këtë gjendje lihet të vuajë. Edhe njoftimet e dërguara tek Presidenti Republikës, Z Nishani apo ministrit Naço, nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje konkrete. Shoqatat e Intelektualëve Durrsakë, Lidhja e Shkrimtarëve të Durrësit, kanë dërguar kërkesa për falje, por nga qeveria ka pasur vetëm heshtje dhe asnjë rezultat . Aleksandër Çipi po merret me një shkrim për këtë ngjarje, por edhe TV – A1 report ka përgatitur një speciale për këtë rast. Një apel i është dërguar dhe deputetëve të Kuvendit Popullor, por deri tani asnjë iniciativë konkrete. Disa justifikohen me pushimet e gushtit e shumica heshtin. Qëndrimi i mëtejshëm në qelinë e burgut dhe moskrijimi i kushteve më minimale për sëmundjen e tij, po e çon poetin drejt vdekjes.
Mos i vrisni poetët!
Mos e vrisni zërin e lirë të ndërgjegjies dhe kulturës shqiptare!
21 – Shtatori, si dita e zhvillimit të eventit “ 100- mijë poetë për Ndryshim” do të ketë për apel rastin e pashembullt të dënimit dhe burgosjes së artistit dhe poetit Ardi Omeri.
Lirojeni poetin dhe lëreni të këndojë i lirë si vetë muza dhe shpirti i pastër i tj.

 

 

 

11202886_1020643834634764_4584675016583268484_n

 

NDJEJ TË SHUHEM

Ndjej të shuhem dalëngadalë
Si një flakë prushëndrre ndaluar
Shpirti im dhe dashuria e çmendur
Nga morali hipokrit ngujuar

Ndjej të shuhem dalëngadalë
Me ankthe e makthe plot
Kam vetëm një dashuri në një anë
Dhe haresën e të madhit Zot

Ndjej të shuhem dalëngadalë
Si një flakë e trishtë pa vatër
I vetëm me djajtë përballë
Harruar nga i zotit hatër

Dalëngadalë ndjej të tretem
Sikur s’ kam lindur kurrë
I pandreqshëm ëndrrimtar i vetëm
Përballë botës që do të më lapidojë me gurë

 

Ardi OMERI

IEVP Rrogozhinë

Letër dërguar më datë  08/08/2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s