Poezi nga Mirvete Mehmeti

Mirvete Mehmeti

Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

 

 

MOS HESHT KOSOVË

 

Mbi shpatullat e tyre

po të mbajn heronjtë

në livadhet t’ua mos lejo

të kullotet kafshë anmiku

ngrite zërin mos hesht!…

si t’iu arsyetohemi fëmijëve

që kërkojnë familjen

as varrin nuk ua dijnë

a mos duhet

të marrim rrugën e gjakut

për trupat e pa gjetur

apo…po pritë

që ata të ngriten si Konstandini

të vijnë vet e të gjejnë

prehje në vendlindjen e tyre…

O Adem Jashari ngritu

e lëshoja një zë Agimit

e heronjëve tjerë

t’i veshin tirqit

e mos të ndryshken armët

se plaga e popullit

ende s’është shëru

nga tehu i thikës…

fol… mos hesht,

mos hesht Kosovë!.

 

 

 

 

 

MBRËMJA NORDIKE

 

Tani në rrugën tënde

jam brenda teje

dhe vetes time

të gjithë janë në gjumë…

vetëm hapat e mi

të padukshëm në lëvizje

sikur mundohen

ëndrrën ta zgjojnë,e të ikin

hija ende rri në pritje

të ujrave të kohës

apo të një grimce

blerimi me diell

që kur shputa shkelë

të lë gjurmë të buta…

 

 

 

 

 

U SHPËRNDANË

 

Qershori’

Korriku,

Gushti

Ti mblodhi fëmijët

si në një dasmë të madhe

Tani ata u shpërndanë

Po,po u shpërndanë

si farë gruri

në toka të ndryshme

 

 

 

 

 

VITET E JETËS

 

Nga flokët ngjyrë-kafe

shndërruar në argjend

në vend të kapelës

ujvarë mbi kokë

në pasqyrë

shoh vitet e jetës

me stinë të përziera

që më rizgjojnë kujtimet

e dheut të atdheut tim.

 

 

 

 

A GËLLTITET MALLI

 

Flas me vete

kur fotografisë ia hedh sytë

shtangem

edhe trembem ca

me zë të cjerrtë bërtas:

a gëlltitet malli?!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s