ANTON N. BERISHA, MODELI I STUDIUESIT QË DUHET NDJEKUR / Nga Sarë Gjergji

ANTON N. BERISHA, MODELI I STUDIUESIT QË DUHET NDJEKUR

 

 

sare gjergji

Nga Sarë Gjergji

 

Vepra e gjithmbarshme letrare e studiuesit dhe shkrimtarit tonë, Prof. A. Berisha, është shumë e pasur dhe tejet e veçantë. Të rikujtojmë më këtë rast: është rreth 100 numri i veprave, bashkë me ribotimet, gjithmonë të plotësuara me kujdes, që Prof. Antoni na ka dhuruar. Veprat, ndërkaq, janë të gjinive të ndryshme letrare: poezi e prozë, studime teorike estetike letrare, përkthime e antologji. Në këtë univers librash, Prof. Antoni shpërfaq gjithë shpirtin e tij të ndjeshëm edhe për lexuesit e vegjël në moshë-për fëmijët. Të mos harrojmë: Profesor Antoni shkruan për ata që dinë të lexojnë qartë, që do thotë: vepra e tij kërkon një lexues të zgjedhur. E shkruar me një akribi shkencore, vepra e studiuesit dhe shkrimtarit A.N. Berisha, ka në fokus atë pjesë të letërsisë e të kulturës tonë, e cila dhe mund të konsiderohet dhe është palca e historisë së kulturës, e mendësisë dhe letërsisë shqiptare përgjithësisht (gojore e të shkruar). Është Prof. Antoni, që nxori në dritë gjymtimet dhe shëmtimet që studiuesit e kritika soc-realiste i kishte bërë letërsisë arbëreshe.

 

anton-berisha-840x420

Anton Nikë Berisha

 

Së këndejmi, është dhe korrigjuesi (në masë) i mësimit dhe interpretimit të gabuar që bëmë për këtë letërsi dhe jo vetëm. Duke njohur thellësisht lëndën që merr në shqyrtim e që trajton (nga të gjitha periudhat letrare), Ai prek ato fusha të artit e të kulturës sonë ku kishte mungesë studimesh të mirëfillta, duke dhënë kështu një ndihmesë të madhe, duke trasuar rrugë e duke u bërë nxitës për një raport e marrëdhënie tonën ndryshe me kulturën, artin, letërsinë, shkencën në përgjithësi.

Vepra shkencore e studiuesit Berisha është një nxitje për një art tjetër, për një art më ndryshe, për një kulturë tjetër komunikimi, që, së fundmi, mund të kuptohet edhe si kërkesë për një mendësi e jetë ndryshe, më të avancuar, për një botë (amë) në komunikim – bashkëjetesë në e me arealin kulturor të Evropës Perëndimore. Vepra e tij letrare, si një formë e veçantë komunikimi e shprehjeje artistike, ndërgjegjëson; është dhe një katharsis shpirtëror.

Vepra e Profesor Antonit, shpreh ide e probleme nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë me vlerat sublime të etnokulturës sonë.

Ajo, sa e vëllimshme po aq dhe më tepër cilësore, na vjen si një shkollë letrare më vete, për ta pasur zili dhe institucione akademike. Në fakt, kompetenca shkencore që përshkon veprën e Prof. Berishës, bëri që ajo të jetë vazhdimisht objekt trajtimi i studiuesve të shumtë, sikundër dhe të përkthehet në gjuhë të ndryshme, duke e vënë kështu letërsinë tonë në komunikim me letërsi të tjera, duke e kthyer atë në rrjedhat e gjithmbarshme kulturore e letrare evropiane, ku natyrshëm dhe kishte lindur letërsia jonë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s