Poezi nga Donikë Rrethaj

donike

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

 

 

SONTE

 

Kët natë do pi do bëhem tapë se do pimë bashkë..
shpeshherë lejohet dhe për një grua,
ti do më thuash : Pse e bën?!
sepse mungon nuk je me mua..

Ti do më pyesësh prap : çfarë do të nxjerrësh?
do ndihesh keq e pastaj?
po mua jo s’më plas sonte,
dua të pi pse të qaj..!?

Të prita gjatë dhe nuk erdhe,
tavolina mbeti bosh,
ti je larg dhe unë e vetme,
diku braktisur në një qosh.

S’më plas fare as për botën ,
le të thonë çfarë të duan,
po ti vallë a e kupton?
dhe jeta me ne luan..?!

Atëherë e di ? do të pi sonte..
po do pi dhe po të pres,
po mos ki frikë vetëm kët natë,
jo ..jo..jo nuk më bëhet ves.

Se do, do pimë bashkë,
ateherë të të pres do vish?
po dije sonte do pi,,
se do jem vetëm ,,do pi dyfish.

 

 

 

DUAMË AKOMA…

 

Duamë akoma si herën e parë në krevatin e mëkatit,
ku çeli në pasionin e një nate mbështjellë në çarçafë të bardhë,
dashurija rrënimi i një zemre dhe ikje e një shpirti diku,
duamë…duamë ..akoma,më shumë se më parë.

Puthmë me pasionin e një demoni që fshihet brenda tëndes zemër,
rrembemë , bëmë tënden ,bëj që nata mos mbesë,
e largët ,,ëndërr,dëshirë,,e vetme jetuar në kujtime,
duamë,,duamë e puthmë bëmë që në krahët e tua të vdes.

Prekmë..jam jotja skllave ,e endem në kujtimet e tua..
siç endesh ti ,je melodija më e bukur që duan veshët e mi,
je më e arrira oper më e magjishmja këngë,
je ” IMI” …je imja e ëndërruar dashuri.

Duamë..duamë akoma,,mos ndal,dashurija le të vijë..
edhe se në mëkatin e një nate po se të dy mëkatuam,
kur më deshe për të parën herë dhe unë humba tek ty,
po DUAMË AKOMA ,më shumë se kur u dashuruam.

 

 

 

MBAMË

 

Mbamë ,pa ty jam lule pa erë,
e hedhur tej përtokë që thahet,
mos më lësho pa ty jam pemë pa rrënjë,
që bie lehtë mbi tokë nuk mbahet.

Mbamë,pa ty jam qiell pa ngjyrë që të tremb,
kur erret ngarkuar shi,
mos më lësho pa ty vdes,
humbas e shuhem si qiri.

Mbamë, pa ty jam zhgjëndërr ,po në natën e zezë,
e melodija në klithëm kthehet,
mos më lësho zemra bëhet akull,
vdes e nuk nxehet.

Mbamë,pa ty jam shpirt i vrarë,nga jeta humb..
në rrugët ku nuk gjej shteg,
mos më lësho do mbes si hije,
ku as vdekja nuk e tret.

Mbamë,pa ty jam hënë që humb magjinë ,,
e që endet nëpër qiell,
mos më lësho ,,më mbaj dorën,
nxehmë të lutem me tëndin diell.

Ti një ditë më the: dorën ta mbaj,,kurrë sta lëshoj,
se je mirë dhe se je keq,,ta dish…
dhe unë besova ,,ah sa besova,
si e çmendur prita që të vish.

Po ti dorën ma lëshove ,ike…larg,
dhe unë rashë lehtë-lehtë siç bie një yll,
sepse ti fjalën se mbajte,
su bëre diell për timin qiell.

 

 

 

***

 

Era lot me flokët e mi dhe unë me të,
në prekje japim e marrim ndjesi,
unë i pëshpëris në heshtje mijëra fjalë,
ajo,,në prekje më thot : jam..lot me flokët e mi.

 

 

 

ËSHTË SHKRUAR

 

Është shkruar dhe kur duhet të lind dielli ,kur del e kur ikë,
dhe kur hëna del në të bukurën natë që zgjat,
kur një yll të bie ,të shuhet në hapësirë,
po është shkruar të vijë dita e kur bëhet natë.

Është shkruar lindja, është shkruar dhe loti..
kur zemra ndjen po dhe atëherë është shkruar,
në rrugën ku ti ecën nëpër shtigjet e jetës,
personat që do jenë në tënden jetë janë caktuar.

Është shkruar dhe vdekja, po lindim dhe vdesim..
dhe dhimbja që jetën tënde do përshkojë,
njerëzit që do hynë në tënden jetë,
po është shkruar dhe kë zemra do të dojë.

Po edhe pse shpesh çdo gjë shkruar ,bëjmë shumë pyetje,
pse ndodhin disa gjëra kur ne nuk i kërkojmë,?
ah,harrova po gjithçka është e shkruar,,
kë të urrejmë e kë të dojmë.

Kur të lindim,vdesim të ikim mister,
diku ku ndalesë,rrugë pa kurrë kthim,
po në fakt është shkruar fati i gjithë neve,
juaj,yti po dhe” fati im”.

 

 

 

NË NATËN STERRË…

 

Hije do bëhem siç më the, të të ndjek,
po të betohem pas do më kesh,
nuk ka rëndësi se në kët botë o tjetrën,
gjithkund do më gjesh.

Se ti do fshihesh në natë mërguar,
shtojzavalle do të bëhem prit,
erë,furi në ditën shtruar,
do vij me drit.

Ah sdo shpëtosh mos ki merak,
kudo të jesh një hap pas teje,
edhe Zoti smundet aspak,
të të shpëtojë prej meje,

Se unë kujto jam në dy botë,
po rrjetën kam thur për ty,
të desha aq shumë ,aq fort,
të dua për të dy.

Dhe ti më do tanimë e di,
për kët që nuk mundesh të shpëtosh,
edhe se rri afër meje,
edhe në djall të më çosh.

Tanimë kam infektuar mendjen tënde,
zemrën nuk ka vend bosh,
shpirtin lidhur fort,
nuk ka rëndësi në djall të më çosh.

Jam bërë hije,,po dhe do jem..
të të ndjek poo,,ngado…
gjakun nga unë të kam bërë helm,
je imi ,do jesh kurrë mos harro.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s