Poezi nga Miltiadh Davidhi

Miltiadh davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

 

 

DIMRAT DHE DIKTATORËT

 

Nga flaka e errësira,
U pushtuan qiejt e bukur e të kaltër,
E syve të mi, ju fikë drita.
Ndaj, kërkoj ndonjë yll
Të mbetur diku në një cepë reje,
Që ta ndez si qiri,
Tu jap dritën syve,
E të shikoj ndër dhoma vetminë time.

 

 

***


Drita të pamësuara
Nga mos ndriçimi
U mbushën me trishtim e me heshtje.
Jashtë kope resh ndeshen kokë më kokë
Si demonë të zinj,
E vetëtima të pashpirta
Djegin e vrasin njerëz e ëndrra.

 

 

***


Në çdo pjesë të vendit,
Ku jeton trupi dhe shpirti im,
Dimri vendosi diktatin e egër.
Ku shkoi e djeshmja,
E nxehta,sykaltra,
Me ditët
Që si vajza të bukura
Lanin buzëqeshjet nëpër plazhe?

 

***


Ndeza yllin,
E me të si qiri në dorë
Dola të shikoja vjeshtën
Si grindej me erërërat,
Të mbronte dhe gjethet e fundit.

 

***


Gjithmonë dimrat
Dhe diktatorët,
Kanë diçka të përbashkët midis tyre,
E vjeshta sa vjenë e më shumë
I ngjason një nëne të braktisur.

 

Dt.21.09.2015.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s