Poezi nga Valbona Jolla Hani

Valbona Hani

Poezi nga Valbona Jolla Hani

 

 

 

ËNDRRAT MOS I PREK!

 

Të vështroja në heshtje pa fjalë,
Zemra që rrihte belbëzonte nën zë.
Je oksigjeni që unë thith,a e di këtë?
Je gjysma ime pa ty,jetë s’po kam më!

Endem në errësir,mes mjegullës pa frymë,
Gjysma e zemrës time ka mbetur tek ty.
Mbështjellur në gjoks kam dy sytë e tu,
Digjët e bëhet shkrum shpirti në gjumë.

Endrrat mos i prek,aty do gjej paqen unë,
Do mburrem me natën,frikën s’ja kam kujt,
Do shëtis nëpër ëndrra,Diellin ta sjell tek unë,
Do ja rrëmbej Qiellit yjet,do ngroh shpirtin me puthje.

 

 

 

KUR FLASIN SYTË

 

Aaa…i lexove sytë e mi?
Ato pak ishin të trishtuar.
E di që më do kaq shumë
Por pa dashur më ke lënduar.

Do të jap dhe një mësim,
Zemra më s’po ka durim
A’s shakaja s’po ka kuptim,
Po luan me zjarrin e shpirtit tim.

Nëse humb dritën e syrit,
E ke humb shpresën e fundit.
Dhe një ditë nëse pendohesh,
Hijen time do ndjekësh,do lodhesh.

Kur flasin sytë flet dhe zemra,
Lëndohet shpirti,lodhet dhe pena.
Vargut tim dua ti jap vetëm rimë,
Prandaj mos luaj më, me dashurinë.

 

 

 

MË FALE DASHURI

 

Sytë më falin gjithë dashurinë,
Më puthin lehtë ëmbëlsisht.
Ma bënë të lumtur ç’do çast,
Me zë të brisht shpirti këndon.

Do mbetem shpirti jotë i vetëm,
Në ëndrrat tona,këtu do tretem.
Një thesar i çmuar është dashuria,
Një qiellë plot dritë,ëndërr Perëndie.

Përsëri erdhi vjeshta,moti freskoj,
Ne të dy,zjarrë na mbjell kënga,
C’do stinë për ne është njësojë
Sytë si fishekzjarre xixa lëshojnë.

Edhe vargjet e mia marrin zjarrë lirie,
Mbedhur yjet ndriçojnë ndjenjat e mia,
S’ka ëndërr më të bukur se dashuria,
Aty:me sy zhbiron thellësinë e shpirtit.

 

 

 

MELODIA E ZEMRËS

 

Sa melodi të bukur ka zemra,
Kur i sheh ata sy,që e përpijnë,
Sa lule të bukura ka pranëvera,
Mbi petalet e tyre sonte do fleh.

Sa melodi të bukur ka zemra,
Kur heshtja flet,pasqyrë ndjenja,
Shtatë janë ngjyra e ylberit.
Ngjyra e dashurisë sytë e mi verboi.

Sa melodi të bukur ka zemra,
Kur pran të ka ty engjëll i vetëm,
Sa e lumtur kur shkel hapat e tua,
Aty janë ëndrrat më të bukura që thura.

Sa melodi të bukur ka zemra,
Kur dëgjon zërin që tinguj lëshon.
Si metehor goditet zemra e gjorë,
Aty-aty ku filloj kënga,zjarrë që moti.

Sa melodi të bukur ka zemra,
Kur ndjen erën e trupit tënd.
Si valë deti ajo më përqafonë,
Në thellësin të shpirtit,aty humbet.

Sa melodi të bukur ka zemra,
Në tingujt e këngës që thura përjet.
Mbi notat e saj lundron shpirti i hetur,
Në qiejt e marrezive,atje-atje ka jetë…!

 

 

 

SA PRANË TË NDJEVA SOT

 

Si zog shtegtar fluturonë mbi oqean,
Larg botës tënde ikur me pishmanë.
Sot për çudi,të ndjeva shumë pranë.
Fërshfërima e erës më dërgoi ca fjalë,

Shpirtin e lash tek Ti,këtu jam me hap,
Sytë më shkëlqyen arë,zemra mori flak.
Një pik loti ra,çeli në të zambak i bardh,
Këngës ja nisa…s’ka si dashuria e parë.

Do shëtis në ëndrra,botës do ti vi vërdallë
Akrepat e orës,le të lëvizin dalë-ngadalë.
Do trokas në dritaren tënde,me rrezen e parë,
Mes yjesh rrëshkitur,ëndrrën ta mbaj gjallë…

 

 

 

TË PI DASHURI, NGA BUZËT E TUA

 

Dehur nga kjo ndjenjë e ç’mëndur”
Që më falën sytë e tu të heshtur.
Dridhet zemra pranë imazhit tënd,
Ky zjarr ëndrre si pishtar rri ndezur.

Dua të pi dashuri,nga buzët e tua,
Të lag shpirtin e etur që digjet mallë.
Trupi më shkrin në orkestër lotësh,
E humbur në udhëkryq pa emër..!

Egërsisht dua të sfidoj botën e egër,
Të çelë trëndafil,në një deg peme.
Të mbledh nektarin e dy zemrave,
Ta shëndërroj në një kopësht poezie.

Zot… sa dua të jem pranë Qiellit blu,
Të vrapoj mes dallgëve me shkumë.
T’përqafoj Diellin mbushur me nuanca,
Shtrënguar në gjoks,dy sytë e tu…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s