Aleksandër Papadhiamanti. ( Material nga vëllimi “Duke shfletuar jetën dhe veprën e autorëve të huaj dhe shqiptarë. ” ) / Nga Teuta Sadiku

 

 

Aleksandër Papadhiamanti.

 

( Material nga  vëllimi “Duke shfletuar jetën dhe veprën e autorëve të huaj dhe shqiptarë.” )

 

 

teuta Sadiku

Nga Teuta Sadiku

 

 

Kur të lexoj  jo vetëm imagjinoj  por dhe shoh si zbresin ato gratë fustanezeza nga rrjeshtat e faqet e librave të tua e hedhin ndonjë fjalë në gjuhën time ashtu me qesëndi herë për atë Katilen që mbyt vajzat foshnja,e herë për naftëtarët e larguar që kur bien në shtrat me gratë e tyre sjellin atë sëmundjen e keqe .Çfarë dreq sëmundje ishte ajo, lindnin fëmijë të paralizuar, të dobët e rakitikë,asmatikë e me plevit dhe me të meta mendore. Ti e dije të vërtetën por nuk flisje hapur, dhe vure atë Katilen të fliste me veprimet e saj. Edhe ajo e dinte të vërtetën, por ti ia qepe gojën.Fjalët i mer era , kurse veprat e saj mbetën gjallë deri në ditët e sotme,një shuplakë e fortë  për shoqërinë dhe për sistemin shtetëror ..E gjeta atë vendin e tmershëm,nga ku hidhnin në greminë të sëmurët mendorë, sakatët e të pamundurit e tjerë herë me vig e herë me batanije të vjetra, ma tregoi një bashkëfshatari tënd . po nuk po e rrëfej këtu.Ishte një “Ëndërr në dallgë “.  Tani po kërkoj të gjej atë  “Jevgën”  tënde, vajzën  Plithonit, mbase e takoj e më hedh ndonjë fall e më tegon për të ardhmen e vendit , por pasi të më kenë rënë në dorë “Tregtarët e shteteve”. Është pak e vështirë për mua të merem me  vepra  si ajo e “Tregtarët e shteteve”,kur dihet se tregtarëve nuk u gjenden këmbët në ditën e sotme ,kaq të sofistikuar  janë.Ashtu siç thua dhe ti  vetë” …për tu bërë dikush I pasur tjetër mënyrë nuk ka veç të jetë I lindur me këmishë,,të ndjekë rrugën e shtrembër, të përmbysë anije në det të hapur, e le të jetë me një sy , nuk ka ç`i duhen dy,të hajë shtëpira, toka, të  ketë   tridhjet e gjashtë  përqind  në huat detare “.         Kam dëgjuar e lexuar që shiten shtëpia e katandia ,toka  fëmija, nëna e babai, motra e vëllai, miku ,por të shitet një shtet i tërë prej  plotikanëve tregtarë vetëm ti e kuptove dhe  me atë mënyrën tënde ia rrëfeve gjithë botës.Më duket  se janë kthyer përsëri gjenovianët e veneciezët  por më të egër e më të pamëshirshëm si shpëtimtarë gjoja të popujve të pafuqishëm për të qeverisur vetveten..Aq të etur  janë tregtarët e shteteve  për ato flama  para   sa  shndërrohen në vrasës e kriminelë të njerzve të padjallzuar  e popujve të pafajshëm.

Erdha ,pashë shtëpinë tënde,të kërkova gjithandej nëpër sokaqet e gurta të Skiathos po nuk të gjeta.Më thanë të shkoja në kafenenë ku mblidheshit  e pinit  raki e verë, e rrëfenin ata të degdisurit e të gjesdisurit  e ti dëgjoje e i shkruaje një për një çfarë tregonin e sillnin naftëtarët përtej deteve.Vajta dhe andej nga vendi ku uleshe e shikoje se si largoheshin kurbetllinjtë,po nuk të gjeta.Ndoshta je shtrirë  të shplodhesh  në shtratin tënd e flet që andej me një gjuhë të rëndë prej epidemisë së kohës thonë mjekët dhe ai “Doktor Remo” ,por unë pak a shumë ta kuptoj sepse dhe unë jam një e prekur nga ajo sëmundja “Emigranti”..Një emigrante jam dhe unë,  një Marina Vergjini, që fati më ka goditur me  forcën e tragjedive të lashta.larg vendit tim.Se mos vetëm mua. Ja dil të shohësh tek pllaja se ç`bëhet në det e në bregdet.Mbyten nëna, e fëmijë të ardhur që larg nga Lindja për një jetë më të mirë në Perëndim.E çfarë të tregoj më parë….

Sa të më jepet mundësia do vi të të gjej e të bisedojmë edhe për“ Kristo Milona“të ringjallim e të kujtojmë ato vite heroike të klepturiasë e pse jo edhe t`ia marrim këngës popullore që I këndohet Kristo Milonasë atij shpirti heroik për të treguar edhe një here se kur kokat udhëheqëse  lënë në baltë vendin, është populli ai që mer fuqinë në dorë..

Për atë dhinë që kuvendonit të dy bashkë mos ki merak,kujdesem edhe unë.Sa punë u hape studjuesve ,nuk dinin si ta shpjegonin lidhjen tënde aq intime me një dhi,atje në kasollen tënde me kallamishte, tek pllaja ku dukej deti  si pasqyrë.Po me kë të shkëmbeje dhe ti një fjalë…..

 

Shtator 2015

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s