VJESHTË / Poezi nga Vjollca Tiku Pasku

Vjollca Tiku Pasko

Poezi nga Vjollca Tiku Pasku

 

 

VJESHTË

 

Si tingëllon jeta në gumëzhimin vjeshtor,
ashtu si gurgullon burimi i kristaltë,
si duket qielli i këputur ujor,
burgosur brenda fytyrës së tij ovale në mal.

Si rrëshqet lumi me vërshëllimë,
si djalë beqar që pret puthjet e vjeshtës.
Zemra gjethesh luhaten e bien me adrenalinë,
si barkëza që bëjnë udhëtimin e fundit prekës.

Hëna ndërron fustanet e vjeshtës në heshtje,
e mërzitur pyet burimin “Nuk ke gjumë”
“Jo”-thotë ai –ëndërrojnë bashkë ,ti për një veshje,
unë për përqafimin më të lumtur det- lumë”.

Vesa njom ajrin kur bie nga çatia e qiellit,
një zog diku këndon të zgjoj agimin,
vjeshta mbretëron herë me një skeptër rreze dielli,
herë me një skeptër vetëtime të ndjelli dimrin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s