LOTI I NGRIRË NË QERPIK / Nga : Sadbere Gagica Spahija

 

LOTI I NGRIRË NË QERPIK

 

 

sadbere gagica

Nga  : Sadbere Gagica Spahija

 
Ikën shumë pranvera,engjëjt ndiheshin të braktisur nga malli. Vështrimi më ishte
mpirë horizonteve të largëta. Zvarritet loti pas bjeshkëve shtrirë në pluhurin e zemrës
të lënduar, që ruaj nën pallton e vjetër e të grisur e prapa perdeve errësira u shtri në muret e heshtjes së korridoreve të shpirtit të shurdhët.  Lotët e qëndisur me fije të kristalta të syrit tim  ngjanin në litar për fyti dhe  pikuonin   jastëkun e rrudhave të heshtura që ngjanin në gur hermetik e të palëvizshëm.  Ndalem  në portretin tënd,   udhës së ikjes e fjalëve plot helm që  “TË DUHET KOHË”…
M ‘i ke pre ëndrrat si gjethe rrugëve që bart erë e trazuar. I lutem Zotit që t’mi kthej këngët e së kaluarës si merimangë e zezë strukur qosheve…
Dëgjoj që ke dikë tjetër e unë helmohem me melodin e fyellit që jehon dhimbshëm, më kujtohet e kaluara jonë… imagjinoj: Ti më puth duke numruar yjet e puthjen si ujë parajse e pranon. Enigmë e ëndrrës sime! Ngjyrën e detit e vodhe tek ngjyrat e syve të mi…
Jemi vetëm …Une…Ti…Muzika…
Mos ik, kujt t’ia fal këtë dashuri që ruaj me mall, mos më lër me lotë të vetmisë! Mos ik në udhë të gjatë, mos lë gjurmë që të ndjek pas…thërras gur më gur, Kthehu në urën e takimit, aty të pres unë me lotët e mi derdhur netëve pa hënë…Kthehu vetëm më përqafo, mos fol asgjë, rri këtu afër meje t’i fshij lotët që të mos shihen… kthehu ! Me mua janë udhët e shkurtëra, hape shpirtin fletë… fletë…Dëgjoj heshtjen tënde e i ujis lulet e vyshkura në hirin e vuajtjes…
Ëngjujt ndiheshin të braktisur nga malli dhe zhveshin  petkun hijerënde. Më lexo shpirtin germë-germë të më përkund dashuria, strehës së vjetër të derdhim lotë, mes kujtimesh të vrara nga koha e harrimit.
Ah! Dhimbja më ka pushtuar kockat e mia e zemrën më gërryen copë-copë që më priste dritën e arnuar me lotët e qerpikut m’u mbushën shuplakët e duarve e unë e mallëngjyer të pres përtej kohës tonë… Emrin tënd dëgjoj me këngën e zogjëve…Një hije e zezë mbuloi gjurmët e mia…heshtje.. .pas neve ska gjurmë… Loti lagu vargun që më rrëmbyen zjarri e hiri. A thua vallë?!  Buzëqeshjen m’e mfshehë në fund të oqeanit?  Nata e ftohtë më mbulon me vuajtje, lotët nuk munda t’i numroj e në mjegullën e dendur dëgjoj hapat e tu, ç do fjalë e jotja përplaset ditarit të jetës e hija e trupit tënd në mendjen time.Buzëqeshja në këngë e loti u robërua në mijëra klithma pa zë!!!…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s