Poezi nga Arqile Vasil Gjata

 

arqile

Poezi nga Arqile Vasil Gjata

 

 

 

MIQ ME AJRIN

 

Kur linda…
dhe unë u bëra mik me ajrin.
Çdo mëngjes etshëm me të puthem
është drithërues,
rreth tij
zgjasim duartë për ta prekur.

Tek ajri janë gjithë gërmat e shpirtit
ato, si gjethet e pemëve luajnë mrekulli .
Me mendje zhveshur
a me xhaketë pranvere
shkojnë pas frymës së ajrit
dhe retë që shkojnë i gjen të shpërndara
mes ajrit.

Është fjala që vuan për pak ajër,
mes nesh zvogëlohet koha
kur ajri nuk ka emër,
apo kur na mungonë!

 

 

 

IMAGJINATË…

 

Në lashtësinë prehistorike çeli sythet dashuria.
Mes gjelbërimit të pyjeve të virgjër thureshin kurora,
ndër shpella bëhej gjumi i dashurisë
veshur me gjethe
e fruta pemësh!

 

 

 

EJANI T’I SHIKOJMË LOTËT E MJERIMIT!

 

E shikoj si vajton mjerimi…
Me lot fëmije u mbyt ky shekull
nga lufta në luftra bashkë me vdekjen
të frymëzuar nga skamja kërkojnë fitore!

Ngjyra e mjerimit vesë e freskët ngashëruese,
si psherëtimë fryma e vdekjes
mbledhur në turma pafund
rrugëton pakëthim drejt mëshirës “ biri i urisë”.

Fytyra të verdha, ngjajshëm me gjethet e rëna
mbushur kufijtë nga trajtat e luftrave
zemra të ngrira nga mëshira e duarëve të zeza
nëpër barka të uritur zbukurojnë vdekjen.

Diku pak humanizëm,
përhap dhe ca dritë të mekur
të lodhur nga rruga
në netët e gjata u dridhet buza
e vjeshta shpreh zemërimin
se si digjet si pshertimë mjerimi…

Nuk ka vepër më të lodhshme vjeshte
se sa mjerimi krusur mbi shpinën e njeriut.
Buzëqeshja kërkon një këngë të humbur…
Fëmijë të mbytur në ëndrrat buzë detit-kufoma!
Ejani, t’i shikojmë lotët e mjerimit…

 

 

 

NJË AMBJENT TYMI

 

Në një ambjent tymi
një klient foli me zë të ngjirur…

-Shikojeni,
shikoeni atë bishtin e cigares…
sa i “bukur” është, sa tragjik!

Tek ai bisht cigare
tretur një ëndërr, një vrasje.
Po, po një vrasje sipas zakonit
ngelur brenda hirit!

Ai bisht cigare
Ishte një zhurmues në kohë pikëllimi,
nuk e di, në se ende jeton!?
Ndoshta është ai humbësi
…që tani, nuk bërtet dot
ose një hije e ligësuar
me vetveten…
Para pak minutash vari veten
mbi tavllën e cigares!

 

 

 

MUSHKONJA!

 

Një mushkonjë rrotull e rrotull nëpër ajër
gjethe më gjethe më vjen në tavolinë…
kërkon të puthet me buzët e godës time.

Mushkonja të pickon, ashtu kot
të turbullon, të thotë:
-Vdis si ushqim, për qeniet e vogla,-
nuk të lë të mërzitesh, të ledhaton
në kohë shiu të ironizon, pickima e saj
mbi gotën time mer frymë.

Dhe pse pickama ka dhimbje të hidhur
jam mësuar, i kam receta për të mbajtur shpirtin
ato të japin formën që do, të largohesh nga avulli i ngrohtë.

Perden ul…
luaj me muzikë rrotull e rrotull deri sa mushkonja lodhet
mbi të bardhën pecetë,
pastruesja e sjellshëme i shërben
derisa mushkonja ndërron jetë!

Sa shumë mushkonja ka kjo stinë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s