Poezi nga Eliverta ( Anelli) Kanina

1.-Eli-Kanina

Poezi nga Eliverta ( Anelli) Kanina

 

 

 

Falmë!

 

Nëse me gaz fëmije të vij rrotull

E shkujdesur si fëmije të jepem

dhe me logjikën e tyre reagoj ndaj teje

Falmë!

Më bën kështu lumturia, që pranë teje ndjehem

Sa pa më çmendur dashuria jote

Përkujdesu duke më rritur mençurisht

Pranomë,aq sa të gjërë e kam shpirtin

Falmë!

Unë të kam falur

Që më përzgjodhe të më duash…

 

 

 

PROFILAKSI

 

Ej Zot

kur të bësh dashuri me mua

vendos prezervativin !

Se s’dua t’i pjell zotër të tjerë kësaj Toke

le të mbetesh ti ,i vetmi

e meriton kjo tokë dreqërish…

E nëse duhet

atje në Qiell kur të vij

ma provo pjellorinë

atje është  i duhuri vend, për të rritur farën tënde

që duhet të vijë mençurisht tek unë

dhe më tej…

Nëse nuk je egoist

për të mos mbetur  penis i ngrehur i përjetshëm

qiejve të pamëkatë

fillo të rritesh brenda meje

fillo të jepesh pak e nga pak

ti dhe Toka më keni zgjedhur

lërmëni tu shpie më larg…

 

 

 

 

TRANSPARENTE

 

Mjegulla mbështolli qytetin

duke mi fshehur syve,horizontet dhe majat

pa ma mbështjellë mendjen

që kthjelltësisht ma gjykon vetveten….

Merrma mendjen time mjegull e në mundsh

të më zhdukësh këtë tejdukshmëri të vetëdijes

që pikon arsye mbi epruvetën e shpirtit

duke më kthyer në ekstrakt të turbullt….

Më mungojnë majat

Lutem për mjegull

Më e kthjellët se kurrë ndonjëherë…..

 

 

 

ZILI E KALTËR

 

Zogjtë përqafojnë qiej të lirë

të pavetëdijshëm për këtë që bëjnë.

Shtegtojnë

vlerën lirisë pa ia ditur

veç rrokin hapësira të kaltra

duke marrë me vete mbi flatra

sytë ziliqare të njerëzve

që të lirë duan të jenë dhe s’mundin

Ndaj tjerrin konceptet e fjalës liri

lirisë pa ia gjetur fundin…

Tjerrin e thurin

me filozofitë mbetur peng

në krahët e një zogu…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s