Poezi nga Jusuf Zenunaj

 

Jusuf Zenunaj

Poezi nga Jusuf Zenunaj

 

 

 

NJË YLL IU DASHKA EDHE ATIJ

 

Me ngjyrë të kaltërt si qiejt mbi dete

me gjashtë yje të bardhë si bora,

hartën e artë në mes,

në flamur i ka Kosova.

Po këta yje Kosovë ku i gjete,

na i paske gjashtë komunitete ?!

Hashkali e egjiptianë,

të barabartë me shqiptarët janë.

Njësoj si serbi edhe muslimani,

malazezi zgjohet si tarzani,

sikur të tjerët kërkon barazi

një yl iu dashka edhe atij !

 

 

 

URIMI I RI I HANKO HALLËS

 

Dikur nënat tona uronin
e ç’ nuk uronin
djalin e vajzën n’ djep.

T’ u rronin 100 e më shumë vjet,
me nder e shëndet,
të bëheshin trima
Si Gjergj Kastrioti e Teuta,
atdheu ishte i robëruar
ata i priste lufta.

Nënat uronin me loçkë t’ zemrës,
fëmijët t u ‘bëheshin të zot e penes,
sikur Fishta e Naimi
e si gjithë të mirët
të rinj e të vjetër,
që nuk numrohen
me laps në letër.

Po Hanko Halla
sot gjet një urim tjetër !
Nipi i hallës u bëfsh këngëtar,
Garda e Kosovë
ardhtë nusen me ta marrë !
Në dorë shtrënguar
Flamurin KUQ E ZI ,
kalon fusha e male
edhe kufi.

 

 

 

 

KËNGË PËR FEHMI LLADROVCIN

(Në dyvjetorin e rënies për liri)

 

N’atë Kosovë kreshnike
që kurrë s ‘ u përkul ,
u lind e u rrit Fehmiu
me shtatin si flamur.
Historinë e kombit
e mësoi n’odë burrash
si mbrohet athdheu
me gjokse t’forcuar
sikur mure kullash.
Rininë e burrërinë
e çoi me gisht n’çark,
siç i ka hije trimit,
te shkau te marrë hak.
Kahdo që shkoi
Fëhmiu në perëndim
thërrishte:” t’gjithë në luftë
se kush s’na e sjellë lirinë”.
Liria s’është pjatë
që çitet në sofër,
kullat t’i shndërrojmë n’zjarre
me oda e me votër.
Malet si përherë
sot t’i bëjmë kështjella,
veç të bashkuar
për në vjen pranvera.
Kur shpërtheu gjelbërimi
në fusha e në male
me pushkën e parë
Fahmiu bashkë me Xhevën
n’Ushtrinë Çlirimtare.
Si në fushëbetja,
ashtu n’istikame
përkrah komandantit
luftoi nusja dardane.
Siç e kanë dhënë besën
e bënë edhe luftën,
në palcë armikut.
ia kanë shti tutën.
Për liri t’Kosovës
Fehmiu me gjithë nuse
me gjakun e tyre
u bënë lulkuqe.

 

 

 

VETË NA E DHE VOTËN

 

Pse çuditesh popull,
kot bënë sehir,
ëndrrrat e tua
si akulli në diell ? !

Vetë na e dhe votên,
ne tash qeverisim
kurrë s’ e kryejmë punë
ashtu siç e nisim.

Kështu do Europa
se ne e mësuam,
kur kërkoi një dorë ,
të dyjat ia ofruam,

Një shekull na coptuan
fqinjët përreth,
tash jem moderuar
tokën e falim vetë.

Me veze e me tym
s’na mposht opozita,
as n’ kufi
s’ka burra me plisa,

Shtatin në Kosovë
e kokën n’ Beligrad
e ka Zajednica ,
N’ Kuçishtë e n’ Ishtedim
Zot u bë kapica…

 

 

 

ZOTIN LUTI KOT

 

Erdhi Tadiqi në Deçan
si t’ ish në Kalemegdan,
në Manastir bëri një konak
me shpresë se do të vijë prapë.

Meshën e Krishtlindjeve
kaloi me gëzim,
kujtonte Andriq
e Garashanin.

Mësimeve të Miloshit,
Drashkoviqit e t’ Arkanit
u mveshi ngjyrimin metaforik-
si ta kishim mik.

Kryetari demokrat,
kur u nis nga shtëpia,
iu ngatërrua Kosova
me” Stara Serbija “!?

Në Manastirin e shejtë,
zotin luti kot,
qengji e ujku bashkë
a hyjnë në Evropë ?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s