Babait …! / Poezi nga Mimoza Çekiçi- Rista

Mimoza cekici rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi- Rista

 

 

 

Babait …!

 

Një jetë të tërë i pasur

i varfër krejt një jetë

në shpirt kish xhevahire

por lek s’kish në kuletë.

 

Brazduar ballin rrudha

nga hallet dhe fëmijet

por kur shfaqej tek udha

dhe muzgu bëhej dritë.

 

Ca valëza liqeni

gjithmonë e ndiqnin pas

dhe unë gëzimi i tij

që qeshja tërë gas.

 

Tregonte kaq shumë bukur

me shpirt edhe me zemër

prandaj dhe vetë liqeni

i fliste shpesh me emër.

 

I thjeshtë me të gjithë

i afërt me çdo kënd

ka qënë bujar im atë

i thjeshtë, burrë me mend.

 

Të ishe mik me të

të printe shpesh e mbara

e hiqte zemrën nga gjoksi

dhurate  e vinte përpara.

 

Përherë në mendje mbetesh

kurrusur mbi një gotë

kujtim që  s’më je tretur

model im ne botë…

One thought on “Babait …! / Poezi nga Mimoza Çekiçi- Rista

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s