Këndvështrim estetik për Vëllimin poetik ” Bregu i heshtjes” të poetes Mimoza Çekiçi Rista / Nga : Mark Simoni

12180176_910495282366547_1296470364_n

 

Këndvështrim estetik për Vëllimin poetik ” Bregu i heshtjes” të poetes Mimoza Çekiçi Rista.

 

Nga : Mark Simoni

 

 

“e di që verbërisht më pate dashuruar
të deha në vargje , ta mbusha gotën plot
 ashtu si  ndodh me dy  të dashuruar
që njhen rastësisht,  por jo kot “

 

1.

 

“Bregu i heshtjes”, para se të quhet një libër me poezi, mendoj se mund të emërtohej një manual dashurie, ku Mimoza Rista me një varg krijon një vorbull të madhe e të shndritshme, ku tërheq në të ndjesi të papara dhe në mënyrë magjike, dhimbje e dashuri, gjendje dhe kënaqësi, dufe dhe hove të mrekullueshme, elegancë dashurore dhe finesë e bukuri marrdhëniesh. Ajo shkruan “E dashuroj ditëlindjen tënde”. Sa në mënyre interesante e ndërton vargun, ku pastaj merret me alkimine e mardhënieve, me atë që është fatlumi e që ka ndarë jetën me Mimozën, ai fatlum të cilit i janë dedikuar aq poezi të mrekullueshme e që ia ka lakmi shumë kush.

 

2.

 

Ne aeroportin e Cikagos, diku nëpër ndenjse, gjeta të lënë librin “Birds in literature” (Zogjte në letërsi) të Leonard Lutëack. Ndoshta ai libër s’kishte se ku rrinte më mirë, veçse në aeroport, bash aty ku si zogjtë avionet ikin qiellit. Në aeroplanet ka përherë vokacion zogjsh për t’u ngjitur lart e për të shtegtuar. Në tërë ato zogj që silleshin nëpër letërsi, ndoshta më e bukura, më e trajtuara në mënyrë fine, më me sharm, me delikatesë, më e trishtuara që mjellma, ajo mjellmë që shëtit në ndërgjegjen letrare edhe të Mimoza Ristës, lëviz aq artistikisht në poezitë e kësaj autoreje.

 

 

Mimoza cekici rista

Mimoza Çekiçi Rista

 

E lexova dje me një fryme librin e Mimozes, dhe jam krejt i sigurtë se, nëse Leonard Lutëack do e kishte ne dore poezinë “Mjellma”, padyshim që do e kishte përmendur në librin e tij Mimozën, Poetja jonë do të kishte qenë përkrah emrit të koleges së saj Silvia Plat po me poezine “Mjellmat”. S’ka asnje dyshim qe kur thua mjellmat e ke thene dhe liqenin, botën e madhe që akoma frymëzon imazhet dhe dashuritë letrare të poetëve tuaj. Nëpër manualin poetik të Mimoza Ristës, aty këtu shkëlqejnë mbi sipërfaqen e ujtë të librit detaje vezulluese Si vark qaj ujrat e tua, Mjellma e valëve Mjellma dhe gjoli, Cironkat tek Pogradeci apo Pogradec Athine, Nen pershperimen e valëve, Varka e mallit mbi portin e pritjes, etj. Gjithë këto krijojnë atë që në letërsi quhet areali i ujit, ai areal mrekullor e misterioz që ka lagështitur mijra e mijra fantazi e imazhe, ka luajtur me luspat e ujit, ka tërhequr pjesën më substanciale të krijimit artistik të kësaj poeteje.

 

3.

 

Sa here që lexoj poezitë e Mimoza Ristes dhe të disa poeteve shqiptare, s’di se si më kujtohet Elvira e Le Kleziose, pikërisht Elvira që shëtiste e këndonte aq bukur nëpër pyllin e pafund, nëper pyllin nga i cili s’doli kurrë. A nuk është Mimoza një këngëtare e letërsisë së vargut që këndon në pyllin e pafund të letërsisë sonë? Ka shumë melodi e tinguj muzike në poezitë e këtij libri. Ato bien ngadalë e në sfond, por e mbushin librin me tinguj nga më mrekulloret. Mimoza Rista jeton në Greqi, në atdheun e Mikis Theodhorakis, që ka thene: Sa e shëmtuar do të ishte bota sikur të mos ishte muzika. Ndjehet në qënien e poezive, në hovet e Mozës kënga e melodia, ndihen uverturat. Aty këtu duken e zhduken nëpër vargje detaje të tilla, si me simfonitë e frymës sonë, Muzikë që kullon, Mesha e tingujve, Shopen, Luajme melodi te Cajkovskit, Tinguj që pikojnë, Fizarmonika e vjetër etj, që i japin librit një dimension tjetër, e bëjnë shumë melodik. Rista nuk e tërheq poezinë në grackën e dijeve dhe ndjesive të veta, por vetë kjo potete është produkt tingujsh, jeta e saj është e futur në muzike. E kujte me mire se kesaj poeteje i shkon fjala qe u perdor per te famshmen violinën e kuqe (para stradivareve), që vetëm një puhizë e lehtë të kalojë mbi trupin e saj dhe ajo lëshon tinguj e bëhet melodi.

 

4.

 

Ka ca zjarmi në energjinë e këtij libri. Ka një flakë të fshehtë që e ngroh atë të tërin. Vargje të tillë si Ndizemi, në zjarr shuhemi,Rrufe e flakëruar, Prushin thellë ta futësh ne gji, Mbremë kur digjesha, jane ca penelata të hedhura shpejt e po me kujdes që i japin vende vende librit një shije tunduese, një eros i fshehur me kujdes e finesë nga Mimoza Rista, një eros shumë ndjellës e lozonjar, që e bën poezinë trallitëse dhe plot hov. Poezia MBRËMJE është një poezi antologjike që luan kaq bukur me ndjesitë e tilla, që i thotë dhe nuk i thotë të fshehtat, e tundon dhe e ndjell lexuesin, si ne nje loje zjarresh te brendshem. Imazhiniste, me ca linja e lakore trupi, Rista eshte poete shumë e kujdesshme, që zgjedh me po kaq vëmendje fjalët, që i rrinë hijshëm ketyre casteve intime. Dhe prap aty, ne ate dhome, eshte personazhi dhe njeriu fatlum i saj, që i gëzohet çasteve të fshehta. E gjithë kjo situate erotike e mrekullueshme me kujtoi shprehjen e famshme të Pablo Nerudës: Do të bëj me ty, atë që bëri pranvera me qershitë.

A është Mimoza Rista këtë ditë me librin e saj një qershi mbi tortën e poezisë pogradecare, Patjetër që po.

Urime librit te saj!

 

 

Mark simoni - 1

Nga : Mark Simoni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s