Lirikat e botës, poshtë takeve . / Nga Rami KAMBERI

Lirikat e botës, poshtë takeve .

rami kamberi
Nga Rami KAMBERI

Bota poshtë takeve, një poezi që çdo lexues në shikim të parë do ta orientonte kah filozofia e mendimit, logjikës apo dhuntisë njerëzore, për të arritur deri te pikëvështrimi i ndjenjës së një shpirti, që shpërthen sa për dashurinë po aq edhe për lirinë e fjalës që shpërthen si vullkan i mbushur nga malli për t’u çmall me të ikurën e një jete, që la shënjime thellë në palcën e shpirtit tek një penë, që kohës i mbet e pagëzuar Brikena Qama.
Kështu që lirshëm mund të them se çdo lexues do të vërvitet rreth përcaktimeve të ndryshme, duke e emërtuar këtë poezi herë si shpërthim i një shpirti, që shtrydh dashurinë për më shumë dashuri e, herë si filozofike, herë si erotike dhe herë si poezi peizazhi e më tej, si një skulpturë që thotë lirshëm më shikoni.

brikena qama
Brikena Qama
Cilido prej klasifikimeve përligjet përmes elementeve tekstuale që nxjerrin në pah tiparet e secilit emërtim, por megjithatë duhet theksuar se emëruesi i përbashkët për të gjitha këto definicione është tharmi i pikëpamjes erotike shtrirë mbi filozofinë e fjalës të një portretizimi objektiv, thënë shkurt e shqip – dashuria.
Po, çfarë është dashuria objektive dhe, si është bërë pjesë e opusit poetik të objektiv Bota poshtë takeve, a thua vallë është një botëkuptim filozofik, që merr si bazë të gjithçkaje që ekziston, apo si parësore është ndërgjegje e një njeriu të pavarur nga tabutë apo njeri që përmes poezisë dhe prekjes jetike do të thotë diç më shumë se një dashuri.
“Ajo, ecën bukur
ka vështrim të qartë
flokët, si shtëllungë pa bosht
i kreh në gishtat e hollë
Buzët i lag
me ledhatime gjuhëze.“
A nuk na duken këto vargje të poezisë “Jeta poshtë takeve”, sikur një jetë e tërë, sikur duan të na thonë se dikush eci nëpër kohë, është e çuditshme, por këto vargje si shumë të tjera, janë take që ecin nëpër kohë, që në këtë rast është kujtesa apo më mirë thënë imazhi i një gruaje, që mund ta kishte parë në lagjen e vet secili sy, një grua, që i ngjanë secilës që del nga shtëpia apo kthehet në shtëpi, e shikojnë të gjithë, por ajo ec për ta pikturuar portretin e vet për kohën.
“Ti, je shkuma e valëve mbi mua
lëshohesh me vrull
në shpërbërjen e radhës
ndërkohë
unë lëpij plagët
që më përvëlojnë.”
A nuk mund që këto rreshta të poezisë “Vetëm më duaj” që i keni para syve të quhen antologji, ndonëse bëhet fjalë për një panoramë ose prerje, të një jete ku shfaqet ndenja e një femre karshi një mashkulli, për më shumë dashuri se sa një akt. Apo diç më shumë se kaq, një antologji për dashuri, që paraqet përzgjedhjen e parë përfshirëse të tregimeve jetike. Të jetës e cila shquhet edhe për nga synimi, që të demonstrohet përzierja poetike mes barazisë gjinore dhe, llojllojshmëria e roleve në skenën jetë.
Po, lirshëm madje mund të themi se kjo antologji e ka kapacitetin e përfaqësimit të dyfishtë: që skenën e re të jetës ta prezantojë lirshëm, mu kështu siç e thonë rreshtat e poezisë në fjalë, ku fitimtarja duket humbëse e humbësi luan rolin e fitimtarit edhe pse fitimtarja i shëron plagët e fitores sa për krenari të egos po aq për t’i thënë humbësit, vetëm më duaj.
“Hapat e mi
janë të përllogaritur
çuditërisht
që njëra këmbë
të shkel pothuajse gjithmonë
mbi vijën e bashkimit të dy pllakave
ndërsa tjetra
në qendër të pasardhëses.”
Në cilin kontekst dhe mbi themelet e cilës traditë krijohet kjo lirikë, që na detyrojnë të mendojmë se vargjet e shkruara më lartë, që jetësojnë poezinë ‘..Desha tw shtoj se…”, poezi, që sikur na thotë se unë jam shpirti i librit “ Bota poshtë takeve”, apo edhe më shumë se kaq, ishte ndjenja e shpirtit tim që eci nëpër kohë dhe desha që poshtë takeve të mia për shumë sy të lë gjurmët e mia, porosi: “ nëse kishit pak durim, do ta kuptonit çjerrjen e tingullit, mëngjeseve kur mua më duket se këndoj. Do ta shijonit larjen e fytyrës pas zhytjes në pellgun e ëndrrave. Veshjes nuk do ti gjenit asnjë mangësi. Patjetër do të donit të më shoqëroni salloneve, ku mendoni se shkoj, por do t’i zemëroheshit(për dreq) shijes sime kapriçioze që zgjedh ta mbyll derën me taken e këpucës”.
Dhe, pas porosisë që flet vetë ndjenja dhe shpirti i takeve, të cilat mundeshin të ishin të kuqe apo të zeza, gri apo blu apo thjesht take, që mua më lanë porosi: të është ngushtuar dukshëm hapësira, për të thënë më shumë, ngase duhet prekur me sy secili “ Jetën poshtë takeve”, që të kuptoj ndoshta më shumë se atë që e kuptove ti.
Fundja, më mbeti vetëm të them se “ Jeta poshtë takeve” është një vepër me lirika, që të joshin dhe të mësojnë të kuptosh se Piramidës së Letërsisë Shqiptare, i shkruhet edhe një emër – Brikena Qama.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s