Poezi nga Vaso Papaj

Vaso papaj

 

Poezi nga Vaso Papaj

 

 

Denis
(Ose vrasja e një kamerieri)

 

Denis, o ëngjëlli im!
Engjëjt shkojnë në qiell, ashtu fluturim.
Pa të ngrohur dielli ike n’atë agim.
Veç për ty, mbi Çikë, kish dal në kërkim.

Denis, të lutem, të lutem, më fal!
Se me një grusht poeti s’tundet dot një mal.
Do të doja fort të ish Migjeni ynëgjallë.
Të të shihte shtrirë, në breg, pa frymë, mbi zall.

Oh, Zot o Zot, ç’po ngjet!
Këtë mëngjes tërë Jonin doja ta pij vetë.
Se tërë natën trupin ta kish ngrirë. Medet!
Gjer mbi shkumë qenë ulur e po qanin retë.

Denis , zemër s’kam, të them lamtumirë!
Që nga larg i ardhur, për pak punë, o bir.
Lart në fshat, poeti ynë i madh ish nxirë.
Bronzi kish qarë vallë, apo kish djersirë?

Fry moj tramundanë!
Fry dhe zërin e poetit shpjere anë e mbanë!
Veshëve të shurdhët shpoja ata timpanë!
Fry moj, prishe heshtjen, tunde atë këmbanë!…
Shpjere djalin dhëndër, shpjere në Elbasan!

 

 

 

Ëndërr e brishtë

 

Shpesh ke ndjerë në veten time
Një boshllëk që të thërret.
Shkoji pranë që të më njohësh
Nëse kam shpirt të vërtetë.
E çfarë jam në fund të fundit!?
Jam një pikë në gjithësi.
Një ëndërr e brishtë e Zotit,
Në një trup, dhuratë e tij.
Sytë më kanë ngjyrën e qiellit.
E di mirë, një herë do t’vdesin.
Po një ditë prapë do rishfaqen,
Pafundësisht mbi ty do t’mbesin.

Fluturo, e mira ime!
Forca rrugës do të arrijë.
Për lirinë kij pretendime.
Është në rrugë dhe shpejt do t’vijë.
Mos u dridh si flutur nate.
Mos kërko dritë n’abazhur.
Aty afër po s’më pate,
Ajo dritë s’do t’ndizet kurrë.
Retë u ngrysën, shi do t’bjerë,
Befas pret diçka të ndodhë.
Krahë të qullura nga lotët,
M’i than era, mos u lodh.

Fluturo, e mira ime!
Fluturo pa dalë nga vetja!
Mos i shkul ca ëndërrime,
Janë si ujët kur t’merr etja.
Këtu pranë teje, sa kam jetë,
Kurrë s’e paskam vënë re.
Më beso një të vërtetë:
Universi jemi ne.

 

 

 

Meditim udhësh

 

Udhë me dredha, kthesat druaj,
Zemra rreh si ky motor.
Radhë cigaret ndiz e shuaj
Radio nuk pushon kaq orë
Në timon me vete flas,
Qiellin gati e përqas.

Unë e di dhe ti e di,
Mendja ime fluturon.
Edhe pse afron stuhi,
Jashtë trupit e kohës shkon.
S’don të bëhet robëreshë
Në këtë ditë pa sy që ndesh.

Brënda meje ti qëndron,
Me baticën sa më ngjan.
Mendjen vras të di ç’kërkon,
Je e thelle si oqean.
Herë më zhdukesh, herë të ndesh,
Të jetë lojë kjo midis nesh?!…

Ne të dyve ëndrrimtarë,
Koha po na fluturon.
Kemi udhë për të riparë
Krenaria na dëmton.
Hapmu, të hapem dhe unë,
Çdo ditë duhemi më shumë.

Brenda meje ti qëndron,
Por batica dhe të nxjerr.
Herë më vjen e herë më shkon,
Je e thellë si një minierë.
Je pasioni i pafund,
Këtë mister s’e gjej kërkund.

 

 

 

Një sms Zotit

 

Një Sms po të dërgoj,
S’e di, o Zot, në të arrin?!…
Në do t’më bëje me pushtet,
Ta hidhja tej këtë varfërinë.
Besoj, ta meritoj vërtetë,
Lodhur, në pritje një jetë.

Të shkrova e sa pa vënë një pikë,
Ky celular i shkretë m’u fik,
(Ndoshta s’e mbajtën bateritë…)

Ta nisa nga e para prapë
Dhe shkrova vetëm dy tri fjalë:
Ndihmomë, o Zot, tek ty besoj
E në kërkova shumë, më fal.
Më jep atë që meritoj,
Se si poet kurrë s’lajkatoj.

Provova prapë, më dha OK,
Mesazhi do të kish shkuar tej.
Me shpresë që shpirtin tënd të gjejë.

 

 

 

Pa kushte

 

Në një klimë ku bëhet gjithçka
Për të ndaluar çdo gjë,
Më mbetet
T’i dorëzohem pa kushte dashurisë.
Më mirë
Shpirtin dhe jetën s’do të mund ta stolis.

Po të doni, quamëni dhe Don Kishot,
Madje dhe të dashurën ma quani Dylqinë.
Se vetëm ajo m’i jep oksigjen zemrës,
Ma ushqen mushkërinë.
Ndaj, në këtë klimë
Do të refuzoj të vdes,
Gjersa dashurisë
T’ia gdhend emrin në kujtesë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s