Manolis Glezos, deputet i Syriza: shteti ynë përbëhet nga dy popuj, grekët dhe shqiptarët (arvanitët)

 

f 11

Manolis Glezos, deputet i Syriza: shteti ynë përbëhet nga dy popuj, grekët dhe shqiptarët (arvanitët)

 

Manolis Glezos mbajti këto ditë një fjalim në parlamentin grek. Në fakt ishte replikë ndaj deputetit të partisë ekstremiste të neonazistëve grekë të “Agimit të Artë”, Panagioti Iliopoulou, i cili e konsideroi deputetin e partisë së PASOK-ut, Ahmed Chatziosman “agjent të turqve”.

Duke iu referuar dhe ministrit të arsimit K. Arvanitopoulos, Glezos tha: “Ftoj ministrin e Arsimit të deklarojë, nëse është apo jo grek, sepse mbiemri i tij tregon se është arvanit. Po shikoja me vëmendje të madhe listën e emrave të deputetëve. Nga 38 deputetë, dy kanë emra turq dhe nga 36 të tjerët, 13 prej tyre kanë emra që nuk janë grekë, por janë të gjitha emra të huaj. Nuk kanë kuptuar ende se jemi dy popuj që jetojnë njëri pranë tjetrit”.

“Kështu, popullin fqinj nuk mund ta dëbosh. Fëmijën tënd mund ta përzësh nga shtëpia. Nga shtëpia e babait mund të largohesh. Bashkëshorten mund ta ndash, por popullin fqinj nuk mund ta ndash. Duhet të kemi mirëkuptim, paqe dhe solidaritet midis nesh që të bashkëjetojmë”, tha ai.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s