Monedha fallco / Tregim nga Teuta Sadiku

Monedha fallco

 

 

teuta Sadiku

Tregim nga Teuta Sadiku

 
E pashë . Ishte ulur në anë të rrugës me dy shishe vere pranë.Ishte i qetë .Diçka pëshpëriste me vete , po unë nuk ia merrja dot vesh fjalët.Unë, Qytetërimi me lëkurën e Njeriut me një shishe uji Jete kënetë, ia afrova ngadalë këtu e pas miliarda vitesh .Kurse Ai pinte , vetëm pinte dhe mbyllte sytë.Flokët e gjata mbi supe, ia lan vetëm lotshiu i Perëndisë dhe ia kreh Era e Motit me dhëmbët e saj të egër.
Kur mora frymë thellë , ndjeva një si erë.Ishte djersa e pashpaguar. E njoh atë aromë, nuk gjendet në treg.Atë erë e kanë vetëm ata , që e hedhin në sqetulla kur ngrenë mbi shpatulla thasët e lodhjes e spërkatin gjoksin kur shtyjnë karrocën rrugëve.Sapo më pa e rrëkëlleu dhe një gllënjkë dhe i mbylli sytë .Qëndrova para tij dhe e shihja me kujdes.Nuk e di pse i mbyllin sytë kur pijnë.Gjithmonë më ka intriguar kjo enigmë.
Tani e kuptova.Unë ,Qytetërimi rrija përballë tij. Ai nuk donte të shihte me sytë e tij kalbëzimin dhe rënien e Njeriut.Gjithë dhimbjet e botës i mban mbi qepalla kurse unë , Njerëzimi i lë në dorë një monedhë, simbol i dyfytyrësisisë së Qytetërimit ….. Mëngjes pranveror dhe kambana e kishës bërtet .Ai rri jashtë tek shkalla e fundit e kishës , ashtu siç rri dhe e bija e tij Ajo,që e thërrasin shkurt lamashja , para xhamisë dhe pret….. . Dhe pret , pret…një Jetë. Ai dhe Ajo janë të vetmit që e dëgjojnë nga fillimi në fund fjalën e Zotit .I përgjërohen pa lëvizur , pa ndruar vend. të përunjur , me kokën zbritur në kraharor, falen e i luten për shpëtim. Po Zoti as nuk i dëgjon as nuk i sheh .Ai dhe Ajo nuk hyjnë as në kishë as në xhami. Rrinë jashtë portës .Janë të papagëzuar me ujin e Jetës kënetë dhe si të tillë vuajnë Pendimin e Përulsisë.Ata nuk janë Njeriu i sotëm, nuk janë Qytetërimi, as unë as ti. Ata janë Dheu i Lashtë që në Fillesë.
U ula dhe unë Qytetërimi në Tokë bashkë me të . Hapa shishen e ujit dhe piva një gllënjkë.Mu rrënqeth trupi ,teksa e pashë dyfytyrësinë time në monedhë.Tmerr.
Kurse Ai ishte aq i qetë.I ulur atje buzë rrugës së Jetës .Pinte për të mos parë me sytë e tij kalbëzimin dhe rënien time.Kurse Unë Njeriu piva prapë një gllënjkë. Kujtoja se mëkatet kapërdihen kaq lehtë. Ai fliste e pëshpëriste me vete. Ndoshta përsëriste me vete për mos harruar predikimin e Perëndisë së Madhe .
Ai ishte Zoti vetë. E pashë . Ishte atje .Mes njerëzve , i palarë me ujin e Jetës kënetë,i mbuluar me djersën e pashpaguar. Mbi kurriz të tij janë varur gjithë hallet , vuajtjet, dhimbjet e Jetës kënetë, kurse Njeriu i Qytetërimit në dorë i lë një monedhë.Monedhën fallco.

 

E enjte .12.4.2012

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s