Duke pritur barbarët – Poezi nga Konstandinos Kavafis / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

13055349_1206766689340970_8278168880284795235_n

Poezi nga Konstandinos Kavafis

 

 

Duke pritur barbarët

 

– Çfarë presim, mbledhur tok, këtu në mes të tregut?!
Barbarët, miku im, sot pritet të mbërijnë.

– Përse brenda Senatit, kjo heshtje kaq e thellë?!
Përse s’hartojnë ligje, por Senatorët rrijnë?!…

Barbarët, miku im, sot… do të mbërijnë.
Çfarë ligjesh të hartojnë, të gjorët Senatorë?!…
Barbarët me të ardhur, do të hartojnë ligje.

– Përse vet Perandori, kaq herët është ngritur
Në më të lartën portë të qytetit, pse qëndron
serioz, kurorën veshur kryesh dhe ulur përmbi fron?!

Sepse, të thashë: – Barbarët, do të mbërijnë sot.
Dhe… Perandori pret, që Kapon t’ju takojë.
Bile, një pergamen me tituj mbushur plot,
por dhe me emra, ka gati t’i dhurojë.

– Përse dy konsujt edhe pretorët tanë kanë dalë,
me pelerina kuq’ dhe togëza qëndisur,
pse veshën byzylykë, mbuluar me smeraldë,
bastune kaq të vlerë, në duar pse kanë marrë,
në serm e arrë larë, e enkas të skalisur?!…

Sepse të thashë: – Barbarët do të mbërijnë sot
dhe gjëra kaq të çmuara, j’u veshin sytë barbarëve!

– Pse mjeshtrit oratorë, nuk vijnë sikundër vinin
të thonë fjalën e tyre, të ligjërojnë siç dinë?!

Sepse barbarët sot, pritet që të mbërijnë.
Fjalën që rrjedh, s’e duan… Urrejnë oratorinë!

– Pse duhet të fillojë njëherësh ky shqetësim, ky makth.
(Sa serioze që u bë, çdo fytyrë e shqetësuar)!…
Përse zbrazen kaq shpejt çdo shesh edhe çdo rrugë,
pse kthehen në shtëpi, të gjithë kaq të menduar?!…

Sepse u err… Barbarët, s’erdhën!…
kush nga kufijtë u kthye… tha:
Barbarë më, nuk ka!…
Po tani, çfarë do të bëhemi, pa Barbarë?!…
Për ne ish një zgjidhje, kur zgjidhje nuk ka!

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s