Për Jezu Krishtin / Poezi nga Kujtim Mateli

kujtim

Poezi nga Kujtim Mateli

 

 

Për Jezu Krishtin

 

Për ty Krisht falem si të gjithë njerëzit e tjerë,
Të adhuroj e për ty bie në gjunjë,
Per ty lulja puth tokën dhe mbush me aromë të kaltërtin qiell,
Për ty bari puth tokën e rritet më shumë.

Ka dy mijë vjet nën shembullin tënd ecin njerëzit e mirë,
Nën shembullin tënd bota është bërë më e bukur,
E keqja nuk është si më parë, po ende merr frymë,
Herë-herë na kërcënon nga aty ku është strukur.

Ti linde kur bota nuk i kuptonte dot mirësitë e tua,
Po bota dhe sot e ruan atë tiparin e vjetër,
Përulemi para teje se aty e gjejmë modelin e njeriut të mirë,
Mirësitë e tua s`i krahasojmë dot me asgjë tjetër.

Na mësove të çojmë tek njerëzit besimin për jetën,
Na mësove të ecim përpara dhe kur na hedhin gurë,
Po të mos ishit Ju, bota ndryshe do të kishte qënë,
Shpirti do kishte qënë i varfër shumë.

Gjethja puthi tokën dhe pylli u mbulua me fletë,
Gjithësia ndali frymën dhe nisi një mesazh për në tokë,
Të përulemi Krisht për gjithçka që bëmë në jetë,
Shembullin tënd nuk e arritëm dot.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s