Poezi nga Mimoza Çobo

 

Mimoza cobo - 1

Poezi nga Mimoza Çobo

 

 

Magjia e të fshehtave të liqenit

 

Ky liqen më bindi të kundroja në qetësi ,
të fshehtat e shpirtit që s’ia ka parë njeri ,
zhubrosur nga shekujt në të madhin gji ,
mua kureshtaren zgjodhi një në njëmijë .

Shpalosi para meje të madhen bukuri ,
shtojzavallet magjike stolisur nën blir ,
mbretëreshën Teuta me vashat përbri ,
nën një bredh Donika i binte ciftelisë .

Flakëroi liqeni nga të ëmblat melodi,
thesaret e shpirtit m’i hodhi mbi shpinë ,
prej syrit u shkëput një lot melankolik,
ngjeu gjethen vjeshtake bekoi bukurinë .

 

 

PREHËRI I NËNËS

 

Dhe pse dhimbja me pickamë të shpon,
mos humb si ylli i mëngjesit që s’del në qiell,
mezi del dhe kur ylberi kaltërsinë gjallon,
dhe kur agimi feks përmes të bukurit diell.

Se rinia jote ngjan si një shpend në komë,
dhe hera-herës duket sikur jep shpirt,
zvarritet mbi petkun jeshil të barit të njomë,
zvarritet me shpresën të gjej një shkëndijë.

Se lotët përrua të derdhen përmbi flokë,
lagur dridhet prej lotëve dhe buza e mjerë,
prej furtunës thyhen sythet në kraharore,
thyhet zemra në copa,sikur të ishte qelq.

Pa hesht mos qaj,se ç’vjen një zë i ngrohtë!
I ngrohtë se ç’po del nga thellësi e tokës,
po futet rreze dielli në shpirtin tënd të ftohtë,
është zëri nënës të thotë;hiq dorë prej drogës!

Prej syrit të vrarë s’rrëshket më asnjë lot,
dhe zemra fluturon si dallëndyshja në faj,
pa nis e hedh pas krahëve të bukurit flokë,
në prehërin e nënës gjen shërimin e saj.

 

 

Burimi i fshatit tim

 

S’më pritej sa të vija tek ty burim i vjetër,
ku kam lagur faqet e skuqura prej djersës,
kam thithur ujin tënd me buzën e djegur,
kokën kam vendosur aty ku ndieja rrjedhën.

O zot,s’më durohet sa ta njom prape buzën,
nëpër gishta të derdhet njomësia e gushës,
shpirti të më bredhë atje ku lulja puth ujin,
dhe rrjedha gjarpëron si dikur mes fushës.

Mallin e fëmijërisë t’ia hedh parfum buzës,
që ka po atë aromë kur lagesh fustani ujësh,
nëpër rradhët blu që përkëdhelnin gjunjët,
dhe zemra dilte vendit fluturimthi mbi gurët.

Ta shijoj burimin si atëherë me fëmijërinë,
të mbledh ca luledele t’ia vendosë zinxhirë,
rreth qafës së gjatë mbështjellë me magjinë,
aty ku përjetësia e burimit çmallet me njerinë.

 

 

Mulliri i vjetër

 

Ti qëndron ende relikë mulliri im i vjetër,
ditëlindja kur ke lerë,s’mbahet mend aq gjatë,
datuar në kohë,qysh para shumë shekuj,
kur poetët shenjtëronin kohët në kartë.

Më sillen nëpër mend sytë blu të gjyshes,
kur shkëlqenin me ngjyrën e detit të thellë,
vështrimin adhurues që të bënte për vete,
kur kujton ato kohëra të vjeshtës së tretë.

Gurgullimën e lumit nëpër gjethet e vjeshtes,
varkëzën e drunjtë që përkundej si gjeth,
kureshtjen prej fëmije mbi duart e nënës,
kur bluante drithin për t’u falur njerëzve jetë.

Vështrimi dhe zëri tingëllonin pas jehonës,
se çasteve që lumturonin shpirtra të mjerë,
tek prisnin për të bluajtur atë farë të jetës,
që udhëtonte me mirësi nga brezi në brez.

Kujtonte si fëmijët çdo copëz nga ajo kohë,
mbetur pikturë me nënshkrimin e vjeshtës,
që zografiste mullirin, jo vetëm në gjumë,
por edhe kur bluante drithin mes gjethesh.

Për një çast vuri dorën tek cepi i vetullës,
ku shtriheshin rrudhat dhe vitet mbi shpinë,
tretur me kohërat dhe magjinë e vjeshtës,
ngjason me hyjneshat që plakin pleqëritë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s