Poezi nga Teuta Osmani
Shkallët
Mbeta nën hije
duke pritur
në shkallët e pamurrta
në shtëpi të.pangritur
Mbeta si asnjë tjetër
pa prehërin e nënës
e vetmuar pa denjur
si një zog në folet e qepur.
Mbeta nën shkallë
dhe se di se ku jam
të gjetura në rrugë
pa rrugë, të mijat gjurma.
Ndoqa hijen time
përpara meje
si zakonisht nuk mundesha
të shikoja pas vetes.
Mbeta dhe nuk di
arsyen e vetme
e braktisur nga kush
e braktisur per veten?!
Në shkallët e jetës
u ngjita si në ajër
ku shpresa ish
për mua ,një gjetje e largët.
Ku është vendi im?
ku janë ndjenjat?
ku janë gjurmeët?
si ëndrrat të pagjetura
?!
Shkallë shkallë vendos
një hap ,dhe tjetrën
në fundin e saj
shpirtin do gjeni…
Hartë
Varëse mbërthen në grykën e jetës
me dallgët e detit vargë lëshuar
guacka e perla si sytë e qiellit
mbi retë harpuar ngjyrat kthjelluar
kjo hënë e shtrenjtë si vetull harkuar
Hartë e retinës reflektojnë qërpikët
e era e stinës shkulur dritën
si margaritar e llustërt e gurë i çmuar
fosforin shpërndan me netët gjëmuar
njësoj si ylberet e ditës flakëruar
në kohëra lënë pas lënë si shkëmbinjtë thërmuar…
Pulëbardhat
I ndoqa pulëbardhat nga rruga,
drejt një foleze ku gjenin paq në sqepin e tyre
për të qënë në rradhët një pas një
me fleta të bardha mbartur ,në mes duarve zënë.
I lash të lira të fluturonin,
me frymën e mbledhur sikur të thonin
përshëndetjen e udhës së gjatë deri tek cepi i tavanit
ku foletë ngrinin sa herë pranverën donin.
Në mes një qosheje ndërtuar nga muret
në ballkonin e shtëpisë së vjetër të gjyshërve,
u nis një zarfë me vargun e kryer
krahë pas krahu ,e pupël pas pupule.
E gjurmët në skaje të pafundësisë
midis reve sikur lëngonin ,
me dallgët e detit bënin të ngjasonin
dhe amaneti e urimi u bën në paqe
si shëmbull ,si jetë e fluturim me të bardhat faqe…
Çfarë?!
E shohë ,toka rrotullohet
e unë i gëzohem me ditët e netët që sjell ajo
duke pritur se gjithmonë ka një arritje
dhe ëndrrat përtej syve vazhdojnë
duke hapur e mbyllur si një perde para skenës
e për të kuptuar më gjërë jetën.
E di, se në tokë vishet e zhvishet natyra
dhe unë njëkohësisht duke e imituar
me të mirat e të ligat që sjell koha
e koha është një ëndërr për tokën,
ku ne pas saj jemi duke u kacavjerrur
me shpresën se asnjëherë nuk ka vdekje
e ëndrrat vazhdojnë udhën
ndër syte e të vegjëlve fëmijë si lulet.
E di, që në mëngjeset kur nis destinacioni,
për njëzetekatërorëshin është racioni
kur mbush dita me skenarët e roleve
dhe serjali vazhdon pa përfundimin e kohës.
E di ,ndonëse më shihni se po flas përçartë
dhe etja në buzë për të puthur me mall
dhe ndjenjat nën rrobën e natës sapo e lash
në kremastrën e reve ,të hënës diku var’
më janë si valët ,a si dallgë
që pushuar s’kanë ,sa të jem gjallë.
E di ,se nënvete mbaj fëminë
ku shpresat janë po ato, të pijë në gji
dhe unë ,unë nuk shohë qartë
se vitet rrjedhin dhe pastaj çfarë?!