Poezi nga Ollga Selmani

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Kishim frikë

 

Qe natë, atëherë, kur u rastisëm .

Nuk kishte dritë, midis nesh .

Dëgjoheshin, veç frymët tona

dhe heshtja, mbante vesh .

 

U ndiem mirë të pa ndriçuar

dhe ndodhi, të kishim frikë nga drita .

Na dukej, sikur në ndriçimet tona,

do t’i humbisnim, njëherësh, të gjitha .

 

 

Largim nga parajsa

 

Dhe parajsa, kjo qënka, e gjitha .

Qetësi parajse rreth e qark .

Të kuadruara ditët, si parqe të ngrira,

kur bie borë, në Janar .

 

Të përsosura ditët, si në ballo me maska .

E përsosur pamja e ngurtë rreth e qark .

Nga gjithë kjo përsosje,  m’u zu fryma .

Çohuni  të ikim !.. ju  thashë .

 

 

Qetësi

 

Qetësi, si botë e përtejme,

më ngurtëson mendimet dhe idetë,

më kthen  në gur, pamëshirëshëm,

më kthen në hiç, më vret.

 

Natë, qetësi  dhe hiç gjë tjetër.

Qetësitë, vrasin, më tepër se zhurmat .

Për t’i shpëtuar kësaj vrasje,të tejdukëshme,

dal, ngatërrohem, nëpër turma.

 

 

Më paska marë malli

 

Të gjithë që pashë sot ,në rrugë,

me të, më ngjanë .

Më paska marë malli,

për babanë…!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s