E MARTË / Tregim nga Ramiz Kuqi

E MARTË

 

ramiz kuqi

Tregim nga Ramiz Kuqi

 

Moti me erë e me shi që na përcolli këto ditë në vazhdimësi, si duket ia ka mbyllur vrimat diellit si me shoshë. Sa nxjerr kokën. e mbulojnë re të mllefosura gjithandej tokës.

Ditën e dytë të qëndrimit në banjë miku im e kishte kaluar mirë. Njerëz pak e zhurmë dëgjohet andej korridoreve. Madje edhe të qeshura të gjata, sikur derdhet uji nga shtëmba. Secili kërkon-më shkrujti sot Belani ndonjë bashkëbisedues. Për ta vrarë këtë angushti brenda , se jashtë bën ftohtë. Ai, veç të tjerash, më shkroi edhe për punëdhënësin, një njeri i veshur me rroba të hekurosura mirë, që rrinte në skaj të retorantit. Lëshoi një ofshamë mes dhëmbëve si një qen . Preku me maje të gishtërinjve karrigat, tryezat për të parë nëse janë pastruar mirë.Kur erdhi një djalosh mbi të 30-tat, iu drejtua me një ton kërcënues, si të ishte fëmijë i tij. Ai erdhi ngadalë, qetë, pa bërë zë. Donte të thoshte se nuk kishte bërë asnjë faj, se punët me të cilat e kishin ngarkuar, i kishte kryer me kohë. Urdhëroni zotëri !-iu drejtua atij dhe rrinte para tij si i ballsamosur. Ai nxori një zë të çjerrë..Ku është ajo pastruesja e restoranit?

–Ka shkuar të pastroj dhomat në katin e tretë. Janë mbushur dhomat e katit të dytë deng-vzhdoi ai sikur donte ta zbuste pak zemrimin e zotëriut.

-Mirë ,-i tha. Hmmm..paskan ardhur shumë a?

-Po zotëri. Bile për nesër, siç mësova sot në sportel, do të vijnë me dhjetëra.Ka edhe nga Shqipëria.

-Duhet ta mbani më shumë pastertinë. Ja do pika nëpër pllaka …i japin pamje të keqe banjos sonë me renome.Edhe ju po e siguroni kafshatën e bukës këtu. Pikat duhet të hiqen sa më shpejt !

-Po nuk kemi asnjë lloj dterxhenti-vaz

hdoi t’i thoshe punëtori, duke e kafshuar gjuhën ,se mos e zemronte zotëriun.

-Fshini me thonjtë e duarve!- u zbraz i inatosur dhe u nis të zbriste drejt shkallëve. E ky punëtor i hajthëm në fytyrë, i dobët nga shëndeti , u mbështet në parmakët e shankut. Vuri dorën në pjesën e nofullës dhe pëshpëriti me vetveten. Askush nuk arriti ta kuptojë atë belbëzim nëpër ato fjalë mallkimi. E si ta fshi unë me dorë?- lëshoi një psherëtimë , e cila u dëgjua si këmbanë deri në fund të perdeve ku ca duhanxhinj po pinin duhan. Vuri pallton krahëve, futi në najllon ca gjëra dhe u zhduk për të kërkuar ndonjë deterxhent. Kur të vijë zotëriu, të shkëlqejnë pllakat.

Derisa po shkruaja këto rreshta, -iu drejtua mikut të tij, kisha rënë në meditime. Koha sjell në skenë gjithmonë njerëz të pashpirt, që ta thithin gjakun si shushunja. Njerëzit janë të gjithë njerëz, me këmbë, duar, sy dhe dallojnë vetëm nga veprimet që i bëjnë, të mira ose të këqija. E ne sot e kemi një copë diell të lirisë..e fituam me gjak njerëzish që ranë në altarin e lirisë. Njerëz që lanë gjymtyrët e tyre maleve. Invalidë nëpër karroca.Të papunë. Fabrika të shitura për ca lekë. Po asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se mund të jemi kaq të pashpirt ndaj njëri tjetrit- vazhdoi .Vetëm atëherë pa se kafenë e kërkuar nuk e kishte pirë.E preku më dorë. E ftohtë akull. Ngriti një gllënjkë me ujë dhe u shtri në karrigën ngjyrë kuqe , afër dritareve ku pronari kishte mbjellë një numër të madh të luleve.Po hija e rëndë e pronarit me flokë të rruara për lëkurë të kokës iu duk se rrinte pranë tij dhe po e përcillte edhe këtë copë shkrimi të tij.

Përballë meje- i shkruante mikut të tij, vërej perdet që era i ka nxjerrë jashtë dritareve. Dëgjoj erën fërfëlluese që vjen nga jashtë..mund të ketë shi e shi..Shi !

Zbres në skaj të shkallëve për të parë këtë erë që duket se të përpin.-i shkruajti në fund.Mbi pullazet e shtëpive është ngritur një pluhur i kuqrremtë, të cilin banorët e këtij rripi të tokës nuk kanë parë kurrë. Pulat vrapojnë drejt koteceve, qentë kanë nisur të ulurijnë. Mund të bjerë edhe breshër !

24.5.2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s