mbi të gjitha ARTI… / Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

tyran prizren spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

 

mbi të gjitha ARTI…

 

Qëndrimit tim , shumë të matur
Forcuar me heshtje, bujari të kjart
Futur kam thellë, thellë në shpirt
Vend ku jetësojnë, më të dashurit e dashur.

Pagëzuar është, Mëmëdheu Art
Ndjenjë fisnike, rrezaton tej gjithësisë
Burim kurrë e errësuar, qëndisur me artistë
Zotëron sot lirë, nder i letërsisë.

Asgjë nuk ofrohet, pasurisë së vendosjes
Mursiotit, Mirditës, Sarandës,Prizrenit
Në këto tempuj të krenarisë
Me shkronja të pendës, letërsia mburet.

Rrëzë qiellit të vargjeve, shpirtrat janë mbledhur
Frashëri, Tabaku, Dara i Riu,  Barleti, T.S.Eliot
Kuvendojnë shekujt, shkrimtarët botëror
Nën dritën shumëngjyrësh të ylberit.

Vartësit e gjithësisë , kujtojnë kuqezinjtë
Mbledhuni ju të shkronjave, dhe të tejoqeanit
Kthehuni në vatër, vend në’ Shtëpia e Shkrimtarëve’
Ndërtoni folenë, frymoni si një , o ju Artistë.

 

tyran prizren spahiu
vargje poetike VIII
kështjella e poezisë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s