Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Do ndiej pikëllim

 

Ndoshta, kemi kohën e mjaftueshme,

të flasim sot, pak sinqerisht.

Në këtë botë, të tejngopur me mashtrime,

sinqeriteti as si koncept, nuk ka kuptim.

 

Me gjithë besimin e humbur te koncepti,

se kjo tashmë, dihet nga të gjithë,

mua,  s’më zë dot gjumi rehat,

pa u përballur, me sytë e ty, një çikë.

 

Ne, ndoshta, nuk do flasim fare,

se fjalët,  s’do kenë më kuptim,

po kur të jemi përballë,

do jem unë ajo, që do ndiej pikëllim.

 

 

S’ është e thjeshtë

 

Zbret, si mëngjes i bardhë,

pak fare, sa më hap sytë,

siç bën drita me malet,

e pastaj, derdhet, në fushë e gjithë.

 

S’është e thjeshtë, të ndodhë kështu.

S’është e thjeshtë, të mos jesh.

S’është e thjeshtë, të më zgjosh,

si pikë shiu, mbi qelq.

 

 

Të rifitojmë njeriun

 

Ndoshta, në faqen e fundit, të libërit të fatit,

mund të kemi të shkruar diçka të tillë,

diçka që e kemi trajtuar aq pa vëmëndje,

sa pothuaj, e kemi humbur të gjithë.

 

Siç, rëndom, shpërdorojmë paratë e pakëta,

siç shpërdorojmë, këtë gjelbërim,

siç shpërdorojmë, mbrëmjet e majit,

po sidomos, njerinë.

 

Ndoshta, aty, në faqen e fundit,

na është dhënë mundësia edhe një herë,

të dimë të përdorim fjalën e duhur,

e të rifitojmë njeriun edhe një herë.

 

 

Bëhen xheloze

 

Kur të zë furtuna, në brigje vetmie,

kur rri e vështron akoma përtej,

kur të marin erërat me ulërima

e kur, zëri yt humb, për mos tu ndierë,

 

do të kuptosh se, bota egërsinë,

jo rastësisht, e hodhi mbi ty,

do të kuptosh, se ulërimat,

bëhen xheloze, për pak  urtësi.

 

 

Papajtueshmëri farmaceutike

 

Ne i kishim humbur, kohët tona

dhe rendnim, pa kohë, ashtu, në kërkim.

Ndoshta, gjenim kohën e humbur,

apo e shihnim atë, krejtë, rastësisht .

 

Kur u rastisëm netëve, në kohë humbur,

flisnim gjepura, pa kuptim .

Bota rreth nesh,vërtitej tjetër .

Bënte të na kthente, humbjet sërish.

 

Kohët e humbura dhe rrotullimi ndryshe,

krijonin komplekse të pa tretëshme në hapësirë.

S’di ç’ndodhte rreth e rrotull globit,

po, papajtueshmëri farmaceutike, kishim në shpirt.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s