Kur fjala bëhet dhembje e zjarrit shpirtëror, Xhemile Adili “MES NGROHTËSIVE TË NJË DITE TJETËR” POEZI. / Recension nga Agim DESKU

 

Kur fjala bëhet dhembje e zjarrit shpirtëror, Xhemile Adili  “MES NGROHTËSIVE TË NJË DITE TJETËR” , POEZI.

 

 

Agim Desku

Recension nga  Agim DESKU

 

 

Nëse thua diçka te re,dëgjoj,e lexoj, nëse nuk thua diçka te re, mos fol. Është një mendim i bukur i një shkrimtari, i cili u kujdes që lexuesit ti serohet diçka e bukur, dhe vërtetë nëse dëshiron të mbetesh në analet e letërsisë, kulturës në përgjithësi. E veçanta e këtij shkrimi padyshim rëndësia që ka për lexuesin e sotëm, ngritja dhe shqyrtimi i një paralele mes vargut dje dhe sot. Vargjet e këtij vëllimi poetik janë një nyje mjaft delikate që luajnë një rol te rëndësishëm në afirmimin e vlerave poetike ndonëse mund të thuhet se është edhe kyçe në ruajtjen dhe afirmimin e këtyre vlerave në përgjithësi të poetes , z.Xhemili Adili, e cila ka kohë që hapëron nëpër shtypin e kohës ,ashtu edhe nëpër mediumet tjera informative duke ngritur dhe duke i vënë vulën poetike poezisë që shkruhet sot në gjeografinë shqiptare dhe pse jo edhe në atë evropiane. Vëllimi poetik MES NGROHTËSIVE TË NJË DITE TJETËR” sikur na sjellë çudinë e përcëllimit, apo, hidhërimin e zjarrit shpirtëror, jo për t’u dehur me verë, por, për ta ngritur gjithnjë e më lartë peshën e dhembjes të kësaj bote që na rrethon, për ta sforcuar qëndresën, por edhe etjen për të hazëruar e lirë hapësirës të kësaj pjese të tokës arbërore. Kjo, ngase, poetja në poezinë e parë “MES NGROHTËSIVE ”, sikur rreptë qorton, apo, sikur na detyron që çdo gjë ta përkujtojmë e shoshitim për historinë e qytetërimit që me vite edhe para Evropës jetohej këtyre viseve liriadhsëse. Dhe poetja vazhdon… Mos më afro Dua t’ju përballë me dritën Dhe dritën tënde. Prapë ligjëron Nuk pushon as Ti As stinët kur qiellin e mbulon Mjegulla, duket diçka e përgjumur Aty mos rrugëto. Cila është drita e poetes,një shenjë e skuqur e dhembjes plotë zjarrmi, që, sikur autorja dëshiron që secilin njeri ta nderojë me një dritë të tillë. Vargjet e vëllimit poetik “MES NGROHTËSIVE TË NJË DITE TJETËR” kanë në vete një fuqi që djegë, që provokon për t’u bërë dritë, kasnec lumturie dhe madhështi dashurie, të cilët faktorë, së bashku krijojnë lapidarin e pathyeshmërisë, krijojnë, ndërtojnë dhe hapin rrugë, në të cilat, lulet dominojnë me bukurinë dhe me aromën mahnitëse, ndërsa, gjembat luten për t’u shndërruar në nektar lulesh, i cili pastaj do të përhapej në çdo cep toke, në çdo skutë kopshti. Vetëm kështu, gjen qetësi vargut të poetes Adili, e cila ligjëron- Kur të më kërkosh në çdo lagje Në çdo rrugë e rrugicë e nuk më gjen Të lutëm mos u trishto. Nisu shtegut të shpresës Gjithmonë do të më gjen Nën hijen e rrapit shekullor Aty rri ulur me mallin tënd në gji. Duke të pritur larg syve që përbëjnë Larg fjalëve që kafshojnë E derdhin helm. Fjalëve që ndjellin trishtim Ku trembet dhe ndjenja Aty do të më gjen Me ca fleta të bardha ndër duar. Dhe penën, dizajnin e jetës Aty, në qetësinë e natyrës Përkëdhelur. Nga një fllad i holle pranverore Aty në mungesë tënden, flas me lulet Me barin, ashtu si ç’flas me ty. Di mirë gjuhën e tyre E cicërimat e zogjve Janë ilaç që s’e gjej në asnjë barnatore. Pa çka se do të flasin bota Pa çka se do të thonë, është çmendur Punë e madhe. Poezia “Nëse më kërkon” Themi se lexuesi di të zgjedhur, poetin, krijuesin e formave të ndryshme të kulturës,apo më mirë të thuhet, lexuesi di të zgjedh çfarë të lexoj, secilin shkrimtar, sikur që vlen të theksohet ajo thënia, se më mirë mos të lexohet sesa të lexohet gjithçka, por kjo nuk e arsyeton mos leximin, mund të thuhet se e forcon bindjen se vërtetë lexuesi duhet të zgjedh mes vlerash cilësore. I këtij mendimi gjithnjë mbetet lexuesi i pasionuar, i cili edhe bën zgjedhjen adekuate. Mirëpo në satin e poetes Adili, këtu kemi bëjmë me një vargëzim modern dhe një stil paksa me te veçantë nga çfarë jemi mësua ta lexojmë dhe shohim në periodikun tonë të kohës dje dhe sot. Dhe për lexuesin e poetes Xhemile Adili, ai nuk e ka të vështirë ta gjej, sepse janë vargjet shumë mbresëlënëse që të rrëmbejnë dhe nuk të lenë të ikësh, por mbetesh deri në fund lexues i pasionuar i këtij vëllimi poetic. Shpesh herë kthej sytë nga qielli Përlotur o zoti ynë Ndalo lotin që bie poshtë qepallave Mbush gota trishtimi. Ku bie dhe në cep buze Ashtu si në shpirt Ku të bën të klithësh Të rënkosh nga plagët. Sa herë u mundova t’i ikë dhembjes Dhe shpresës së rremë S’desha jetë kotësie, mishmash. Me vite mundohem të mbledhë Copëzat e zemrës së thyer si qelqi. Arnova zemrën me dritë Vetëm për pak ngrohtësi shpirtit Ku nuk u ushqye me lumturi, por me bubullima. Kjo kohë e marrë Veshur me dhimbje Nuk falë njëherë lumturi . Sa desha lumturia të ketë mitër E dhimbja të ishte shterpë.

 

 

xhemile adili - 1

Xhemile Adili

 

Është rezistenca që poetja i bën kohës, ku e bukura të ngadhënjen ndaj të shëmtuarës dhe kështu mundohet ta zgjedh atë lexuesin oborrtar të një poezie të mirëfilltë që mjeshtërisht e thur poetja Adili. Kur fola më thanë heshtë Fole kot Miliona fyerje u thanë Deri në ekstrem. Kur heshta më akuzuan dhe me keq Ku më thanë Njeriu kur heshtë është fajtor. Por që të dyja janë të pavërteta Unë as nuk foli kot As nuk heshtë se s’ndjehem me faj. Kur foli kërkoj vetëm atë që më takon mua E me heshtjen time I lejë të kuptojnë gabimet e fjalëve fyese. Sa keq që nuk paskan arritur Të më njohin shpirtin. Poezia “Më thanë heshtë” Kur i lexon vargjet e përmbledhjes poetike MES NGROHTËSIVE TË NJË DITE TJETËR” të poetes Xhemile Aili, natyrshëm ndjen tek vlojnë brenda tyre vlerat krijuese për peshën e fjalës se thjeshtë, në dukje, por me një figuracion të pasur dhe të dëshiruar, ku sjell një varg i shpirtëruar si ndjeshmëri poetike, forca dhe karakteri i vet poetes, zemra e mbushur me kurajë, dritë dhe besim në vetvete, ku vargjet vejnë në lëvizje ndjenjat e pashprehura që rijnë strukur brenda njeriut dhe kështu tek lexuesi nxitet për të marrë pjesë në bashkëbisedim të ngrohtë me poeten, si me një person që ke njohur kohë më parë, që ka të njëjtat halle, vështërsi, ëndrra për jetën. Sikur përmes vargu të saj ajo të merr miqësisht përdore dhe të fton në kopshtin e vet poetik duke zbuluar para teje përfytyrime dhe ndjenjat e bukura të shpirtit të saj fisnik. Vepra poetike MES NGROHTËSIVE TË NJË DITE TJETËR” ka vlera të mirëfillta poetike, poezitë duken si një frutë i thjeshtë i frymëzimit që vije si freski pranvere duke sejllur edhe emocione, si një vargëzim me tema dhe motive që e përshkojnë realitetin e jetës. Më lejoni të prezantohem Rrezja e parë që lindë agimesh Fllad përzier me aromë mimozash Zë i ngrohtë kanarine. Jam dita – drita Me shikim përkëdhelës Gërshetuar me rreze dielli Fllad i ngrohtë pranvere . Poezia, Më lejoni Dhe vazhdon: Natë s’u bëra kurrë As nuk u maskova Prapësi nuk ndjellë Sa keq kush s’arriti të më njoh. Fytyrën e kam prej dielli E shpirtin prej drite Kurrë nuk e ndërroj si kameleonët As shikimi nuk më thyhet. Nuk u bëra kurrë dimër As tërbim As furtunë. Adhuroj zotin Çdo gjë që vjen nga ai Askujt nuk i shkaktova dhimbje As rrebesh. Nuk kërkova Donzhuan As të mbulohem në ar As luksin Një jetë kërkova vetëm njerëzoren. Njerëzit pa maska Por më kot, nuk i gjeta Shoqëruar jam nga miket Që nuk m’u ndanë kurrë. Muza dhe vuajtja Krenohem me këtë që jam

 

 

12938231_478916142301939_9071749753489923629_n

MES NGROHTËSIVE TË NJË DITE TJETËR

 

Mjafton që shpirtin nuk e kam të zi. -Simbolika që ndjen, ushqen gjithnjë për të vargëzuar, përmes këtyre vargjeve është ajo n¢klithmë zëri, e vetmuar, apo si zë i arsyes, por ja që në botën e saj tani ka vargun si aromë, edhe si armë me të cilën do të hatëron, për të vazhduar nëpër faqet tjera me poezi duke gjetur një përzierje emocionuese të vargjeve për më të bukurën dhe thotë: Dielli rrugëtoi në horizont Shkëlqente mes qiellit e detit Ashtu siç sytë e tu shkëlqenin. Valët e detit Shtriheshin lehtë mbi breg Dielli perëndoi E ne na la në breg. Ashtu përqafuar muzgu na gjeti. Nata ra As ty As detit As diellit. Nuk ju thash lamtumirë Ju jeni imazhi më i bukur Pikturuar nga zoti Ku pas natës që bie. Kërkoj të prehem Në ato sy zjarri e kaltërsie. Poezia, “Rrugëtim dielli dhe vazhdon ligjërimi” Ata kanë shumë fytyra Secilën me të shëmtuar se tjetra Kanë sy gjarpërinjsh Shikime cinike Të ftohta akull. Gjuajnë me fjalë helmuese Madje dhe buzëqeshjet i kanë fallco. Kthen shpinën Tallen me dhimbjen tënde Shpirt nuk kanë Shpifin,gënjejnë, përbuzin. Janë plot hipokrizi Kur na kanë përballë Na flasin me përkëdhelje Bile na rrahin dhe supet. E helmin Na e servilin me ëmbëlsirë Kanë maska e maska Gjuhë nepërkash kanë E flakë gladiatorësh. Janë të dehur me urrejtje Ku dhe zotin Nuk e njohin për zot. Si rrjedhim i gjithë kësaj shëtitje poetike nga një varg në tjetrin, nga një motiv në tjetrin,vargëzime të ndërtuara artistikisht dhe që e pasqyrojnë botën emocionale të poetes shumë të talentuar, Xhemile Adili dhe një zë të një vargu poetik, që tani hapëron drejt zenitit mbi bazën e ritmit poetik dhe mirë të strukturuar. I përgjërohem qenies sate Me ndjenjën e shpirtit dhembshurisht Harresës shkundja pelerinën e kohës Dikund mbolle një dashuri Desha gjithmonë. Të mbetesh ai engjëlli që u shfaqe Pa u kthyer në kameleon, në djall Në çdo ëndërr, në çdo agim Në çdo ditë të re. Kam pritur kthimin tënd Të gjitha kohërave ecur mbi lot Ecur mbi dhimbje Kisha lenë harruar qenien time Vetëm mungesë të më bëhesh nuk desha. E vetëm po u ktheve do ta besoj Se fjalët e tua shfaqur si engjëll Nuk më futën në lojën e gjarpërinjve Dhe se sytë prej engjëlli. S¢janë prej djalli Si në labirint gërmova Në një ditë të bardhë prej vezullimi Dikur e ngjarë me diellin. Poezia “Përgjërohem dhe vazhdon ligjërimi” Nisa të marr shtegut të lutjeve Mes pyllit Pyes lisat e vjetër shekullor Në të panë dikund, gjallë a vdekur. Ku vdekur në pritje më kishe lenë Më trishtoi rruga në kthim Ku lash gjë pa pyetur për ty Dhe në shtegun e lutjeve me kot shkova. Kthehem mbështjellë Me pelerinën e zhgënjimit Pa mëshirshëm shkele Mbi dhimbje, mbi plagë. Poetja Adili sjell në mesin e lexuesit atë që ndien dhe atë që e mendon, ndaj thënë troç, në këtë sfidë autorja ka fytyrën e vet, ka fjalën e thjeshtë, ka hapësirë që mund të lexohet nën pushtetin e vargut të lirë, nën ndjenjën e fjalës shqipe të shprehur nga zemra dhe autorësia e lotit

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s