Poezi nga Marjeta Shatro

10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Lutje

 

E trishtë,

kjo ditë pa mbarim.

Asgjë nuk më çudit.

Misteri krahët ka shtrirë.

 

Jam mërgimtare e pasioneve të humbura

realitetit të pakuptimtë.

Rrethuar nga  shtjella dhimbjesh

e përmbysur.

pentagramesh të copëzuara

Shpirti i plagosur klith

Ditëve  të panumëruara dëshpërimit

Shpirti vlon

Pafajësinë kalimtare,

që zbulon dobësinë

e një ikone,

që lutet heshtaz,

për shpirtrat njerëzorë.

 

 

Egoizëm

 

Egoiste kjo dhimbja ime!

më bën të vuaj më tepër .

Në çaste të trishta lotoj

me lotë të hidhur pikëllimi,

për ngjyrat e trazuara të detit,

për valëzimin gri

për regëtimën e pulëbardhave

përhumbur qiellit të tymtë.

 

Vrapoj pas dhimbjes së tyre,

Aty në molin e vetmuar,

ku varkat prehen strehëzës sëvjetër

e mua më shtohen rrudhat,

por jo dobësia.

Harresa e përkohshme luan me dhimbjen time!

 

 

Nuanca

 

Nuanca fijesh të ndritshme puthin  tokën ëmbëlsisht,

e uji i shndritshëm qiellin pasqyron.

Përkulem para panoramës ngjyrë

e në duar mbaj aromën e stinëve.

Diellin kam  vendosur  kurorë

e blunë det shndrij në sy

Zemra e mbushur me vullnetin hyjnor.

Në më të lartat kulme perëndish.

 

Era luan me flokët,

në lëndinën e tingujve natyrë.

Mengjesit të zgjuar agimesh

drej vetvetes, përherë në kërkim.

 

 

Ëndërr

 

Në ëndrrat e tua erdha mbrëmë

,si sirenë deti rrëshqitur nëpër valë.

Ti më prisje i përmalluar.

e  unë u  aftova si mjellmë e bardhë.

 

Të këndova serenatën më të bukur të dashurisë.

E puhizë e lehtë u bëra atë natë

çast nga çasti yt  i imagjinatës

derdhur në të përjetshmen valë dashurie.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s