LEMERIA QË NUK E MBULOHET DOT ME “GJETHEN” E RILINDJES !
Nga Nebil Çika
Thonë se nga fundi i jetës së tij ish ministri i brendshëm famëkeq i diktaturës komuniste Kadri Hazbiu pyeti një bashkëfshatarin e tij t moshuar, rreth tek 100 vjetët, se: çfarë i veçonte me shumë ne jetën e tij një shekullore ? Plaku i urte ju përgjigj me trimëri te rrallë për kohen duke ju referuar fazave te historisë sipas zhargonit popullor : Tre gjëra ! Qetësia (rendi publik) e Zogut,bollëku i Italisë dhe lemeria e Partisë .
Kjo përgjigje e plakut lab mu kujtua dje kur pash ne media një takim te organizuar nga Ministria e Kulturës ku me sa kuptova behej bilanci i një projekti qeveritar për historinë e diktaturës komuniste të njohur si” Shtëpia e Gjetheve “, një baze teknike e ish Sigurimit te Shtetit në Tiranë e përdorur kryesisht për përgjime nga policia sekrete komuniste Projekti është prezantuar dy vite me parë nga kryeministri Rama dhe i përzgjedhur i tij për zbatimin e këtij projekti te financuar nga buxheti i shtetit është Bashkim Shehu, djalli i kriminelit nr 2 të diktaturës komuniste ish kryeministri Mehmet Shehu.
Nga sa ndoqa lajmet në tv dje dhe gazetat sot projekti ende nuk ka përfunduar dhe shteti do te vazhdojë ta financojë ende atë. Ne pamje te pare duket se ky projekt nuk ka ndonjë gjë të keqe pasi synon dokumentimin e historisë se diktaturës por si gjithnjë edhe këtu djalli fshihet në detaje.
Me sa u informova nga mediet dhe disa te pranishëm në takim projekti i nisur si një histori e krimeve te Sigurimit te Shtetit ka përfunduar ne një histori policeske përgjimesh qe është ne fakt krimi me i vogël i sigurimit te shtetit qe i krahasuar me atë qe ka ndodhur ne realitet nuk mund te llogaritet fare si krim.
. Po flasim për “lemeri” jo për një histori spiunazhi, përgjimesh te ngjashme me “wikileaks”, 007-a apo te tjera praktika e imazhe te përafërta, aq tërheqëse për publikun, por për krime kundër njerëzimit. “Shtëpia e Gjetheve “ mund te konsiderohet si paradhoma e luksit e Sigurimit, krahasuar me qelitë e burgjet e tij te tmerrshme ne te gjithë vendin nga Shkodra në Konispol. Historia e vërtetë e Sigurimit është e mbushur me vrasje, njerëz te zhdukur pa lenë gjurme, me rreth 4000 viktima pa varre, me tortura nga me çnjerëzoret Ajoe vërtet e madhja nuk ka teknika përgjimi e metoda hetimi bashkëkohore por tortura e krime çnjerëzore që në historinë e botës së qytetëruar i gjen ne periudhën e mesjetës. Nga vrasjet e mbytjet pa gjyq ne qelitë e bodrumet e tij, djegiet me hekur te nxehur, preja e mishit dhe mbushja me kripë, shkulja e thonjve dhe dhëmbëve për se gjalli e deri tek përdhunimet e grave e vajzave nga një here edhe burrave etje janë krime që e kalojnë miliona here imazhin që projekti qeveritar i shpesës se gjetheve u jep shqiptareve dhe të huajave për përbindëshin komunist ne Shqipëri. Sipas burimeve mediatike i vetmi që ka ngritur ketë problem ne takimin e djeshëm te Ministrisë se Kulturës për “Shtëpinë e Gjetheve” ishte historiani Çelo Hoxha qe ka kërkuar një histori te plote të krimeve te Sigurimit te Shtetit nga themelimi ne 1943 e derti në fund 1990.
Por Hoxha nuk është pjese e këtij projekti, ata qe janë nuk duket se janë ne një mendje me te.
Ky projekt ishte i dyshimtë qe kur nisi dhe rrugëtimi i tij deri sot ka vërtetuar këtë. Ideatorë, zbatues e financues te tij janë ne konflikt interesi me këtë projekt ose me mire te themi qëllimin zyrtar te tij. Kryeministri Rama, ministrja Kumabro, zbatuesi Shehu, Drejtori përkatës në ministri Puto etje janë drejtpërdrejtë pinjoll te drejtpërdrejtë autorëve të krimeve te luminizmit. Paneli dhe ne bilancin e këtij projekti nga emrat ishte një pjesë e byrosë politike te PPSH. Ne këto kushte nuk besoj se ka shqiptar normal qe beson se këta duan te tregojnë e dokumentojnë historinë e vërtetë te krimeve te sigurimit e komunizmit që do te thotë historinë e krimeve te përdhesve te tyre politike e gjenetike. Mendoni qe krime te tilla si varja e Havzi Nelës me firmën Kristaq Ramës, pushkatimet pa gjyq, masakrat e Mirditës, e Shkodrës e Postribës e Zhapokikës apo kampet e shfarosjes se Maliqit, Tepelenës m Burrelit etje me firmën e Mehmet Shehut, gjyqi special me dëshminë e Arben Putos vdekjet nga uria e mjerimi e sëmundjet te grave pleqve e fëmijëve ne kapet e internimit me firmën e Prio Kondit do te jenë pjesë e këtij “muzeu” me këta autore te projektit ? Un besoj qe jo !
Por çfarë është atëherë ky projekt ?! Pse pinjollët gjenetikë e politike te autoreve te kriimeve te komunizmit e ndërmorën një projekt te tille ?! Sigurisht qe edhe kjo e ka një përgjigje qe është përpjekja e vazhdueshme e te majtës historike për te na sjelle një histori te diktaturës me syrin e ish komunisteve qe nënkupton një fshehje te thelbit te saja lemerie qe ka ndodhur për gjysme shekulli ne këtë vend duke përdoruar makijazhe te tilla siç është kjo përpjekje me “Shtëpinë e Gjetheve “. Synimi me sa duket është keqkuptuar nga publiku pasi Rama, Kumbaro, Shehu, Puto e te tjerë protagoniste te këtij projekti synojnë historinë e Sigurimit sipas këndvështrimit te tyre politik e gjenetik, jo te krimeve te tij. Përpjekja për ta ngjyrosur në rozë krimin komunist ne Shqipëri nuk është e re dhe vetëm ki projekt i gjethit.Rama kthe ne muze edhe një bunker te diktatorit Hoxha te përgatitur te mbronte atë në kohe lufte ku ekspozoheshin sende e foto të tij, një përpjekje çnjerëzore për ta paraqitur si njerëzore historinë figurën e një përbindëshi e lugati si ai, unik ne llojin e vet.
Por sigurisht që këta nuk i ha meraku vetëm i Enver Hoxhës, Bashkë me historinë Hoxhës, sigurimit e komunizmit, ata synojnë te fshehin e rehabilitojnë historitë e familjarëve të tyre gjithashtu pjesëmarrës ne këto krime. Një histori e shkruar nga Rama, Shehu, Kumbaro, Puto etje nuk ka si të jetë ndryshe.
Prandaj them se kjo histori m ky projekt me Shtëpinë e Gjetheve është një përpjekje e dështuar e qeverise për te mbuluar me gjethe te vërtetën lakuriqe të lemerisë komuniste ne Shqipëri.





























Leave a Reply