PËR DASHURINË / Poezi nga Qemal Guri

qemal-guri

Poezi nga Qemal Guri

 

 

PËR DASHURINË

 

Yjet nga qielli s’i zbres dot për ty,
Tokën nën këmbë vullkan nuk e bëj,
puthjet, po, t’i end si lule në sy,
misteret e zemrës si përralla t’i rrëfej.

Name, të bëj, i zoti nuk jam,
por mundem të të lajë dashurisë gjithë jetën,
nga vrudhet, aorta si top m’ia bën “Bam!”,
duke shpuar shpirtin, me t’Afërditës, heshtën.

Thonë se bëjnë a s’bëjnë kështjella,
thonë se bëjnë a s’bëjnë mrekulli,
vetëm veten tek ti unë e derdha,
se s’mundja të rrija në të burgut vetmi.

Ti the se unë isha jeta e jote,
ndoshta, pikë për pikë, kjo është e vërteta,
por, pse ta fsheh, misterin e një bote,
tek ti e zbulova me krahë të lehta.

Tek ti gjysmëjetën time e bëra jetë
si një rrotullame diell-ndritës, të plotë,
ndërtova një sistem planetar të qetë,
larg jetës meskine, shpirtvogël, të kotë.

Me puthje mund ta bars eterin ku merr frymë,
me urime mund ta shtroj udhën ku ti shkel,
pa ty do të isha fushë dimri plot brymë,
një kafshatë kallkane që në fyt të ngel.

Me ty për kaq vjet jam bërë ky që jam,
njeri i respektuar, dikushi për të qënë,
një shembëlltyrë e gjallë qëndrese, shkamb,
një motiv i thellë, një valle e zënë.

Më nxore nga vetmia e sofër më bëre,
vatër e oxhak i një jete lëvritëse,
shtëpinë ma ngrite brenda një zemre,
përkushtimit tënd, mbrojtëse, rrufepritëse.

Yjet, rruza qafe në qafë dot s’t’i vë,
tokën ku ti shkel s’e bëj dot çilim,
por mund të vikas me ç’kam grykës zë,
“Dashuria ime! Ty t’bëhem flijim!”

Dh’pse name të mëdha të bëj s’jam i zoti,
dashurinë mundem si vullkan ta mbaj,
mundem ta ëmbëltoj martesën e kaq moti,
unë si tel kitare, që këndoj dhe qaj.

Se me ty u bëra ndjeshëri e brishtë,
në kudhrën e ndjenjave të tua ti më gdhende,
mes jetës që më dhe ndjehem si një Kritsht,
se si Krisht, dashurisë më mëkove, më ende.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s