Në Fier, ku ne të gjithë ndihemi Apollonë të dashurisë mbarëshqiptare.
Nga: Hymqet HASKO
Rrugëtimi i Vatrës sonë drejt shpirtit kolektiv shqiptar, drejt zjarrit të oxhaqeve të ndezura të dashurisë dhe fisnikërisë mbarëshqiptare vazhdon.
Vazhdon gjithashtu të konturohet shpirti i lirisë së ëndërrimit dhe të realizmit të gjërave të bukura, që vetëm mendjet e shëndosha dhe shpirtërat e shëndetshëm mund të projektojnë në qiellin e një vizioni të pastër ëndërrues.
E gjithë kjo është më shumë se dashuri dhe ëndrrëim. Është një botë magjike që na fton të gjirin e saj, për të festuar dhe ëndërruar shqip.
Këtë radhë ishte Fieri që priti me shumë mirësi e dashuri miq nga të gjitha trevat shqiptare. Miq të gjuhës e gjakut, të dëshirës e shpresës, të poetikës së një takimi që shkon përtej protokolleve dhe formaliteteve e bëhet diell rrezatues në sytë e gjithësecilit prej nesh.
Organizatorët Elida Sopoti Osmani, Meri Meri, Sali Isufaj, Vlash Margjoni këtë radhe e kishin konceptuar ndryshe festimin; pëgatitjet ishin shumë serioze deri në perfeksion.
Në orën 10-30 të gjithë u mblodhëm në Apolloni…
Akropoli gjenetiko-historik fle nën rrënoja hiri dhe keqkuptimi, por shenjat janë aty, nën pluhurin vezullues, që e tejkalojnë realitetin kumtues të çdo historiani, poeti e ciceroni.
Aty janë gjurmët e qytetit të lashtë, mbuluar me pluhurin e kohëve të pakuptimta, që shpesh kanë rrjedhur në të kundërt të akrepave të orës historike rtë botës shqiptare.
Një qytetërim i zhdukur nga barbaria, ardhur nga Orienti e Bizantizmi, si një klithmë përvuajtje hyjnore, mbuluar me dunat e një orvajtje kolektive për të dalë nga gracka e vetëfatalitetit.
E gjithë kjo parahistori dhe histori që lypset deshifruar, është aty, nën këmbët tona, teksa në orën 10 e 45 bëmë një takim të shkurtur në gjirin e qytetit antik.
Takimin e hapi me një fjalim të shkurtër një nga organizatoret e atij takimi Meri Meri, që iu uroi mirserardhjen të gjithëve…Ajo tha se këtu në gjirin e Apollonisë, ne të gjithë ndihemi apollonë të dashurisë mbarëshqiptare, në kërkim të një bote vlerash, të cilat nuk mund t’i fundosë dot dhe as t’i zhdukë dot asnjë lloj tufani e cunami historik.
Në këtë takim u fol për librin e dytë të Vatrës ku në esencë të brendësië së tij , Vatranet kishin sjellë kujtimet, mbresat, emocionet, unin dhe kolektivitetin e tyre, për të gjitha takimet e mëparshme.
Pa dashur të mohojmë brendinë e librit, ku kumtohej brendësia shpirtërore e anëtarëve të Vatrës sonë, ajo që binte në sy ishte se dhe ky libër linte për të dëshiruar në paraqitjen e tij grafike dhe topografike. Ishte perceptuar jo mirë në kompozimin e saj kopertina, mënyra e faqosjes çalonte, ashtu si në librin e parë mungonte ISBN-ja, që është pulla fiskale dhe ligjërimi estetik e më gjërë në tregun e librit i një botimi të ri, etj.
Në promovim u recituan vargje mjaft të bukura nga disa mike të Vatres, që i dhanë mjaft emocion atij takimi të shkurtër. Të gjitha vargjet e recituara i kushtoheshin Vatrës dhe miqësisë mjaft të pastër e të sinqertë në të gjitha aspektet të vatranëve në kërkim të një modeli shprehësie të botës vizuale dhe emocionale në lëvizje, në çdo cep të shqiptarisë.
Vatra Jonë mbush gjashtë vjeç dhe tashmë ka nisur të hedhë hapat e sigurtë drejt një rruge të gjatë dhe të pa ndërprerë të një miqësie të vërtetë.
Vatra Jonë u krijua në Ferizaj nga katër protogonistë: Ramadan Emini, Vlash Margjoni, Margarita Sereqi dhe Lekë Dukagjini…
Rruga e saj e deritashme ka qenë një projeksion kërkimi në botën shqiptare, një oxhak i ngrohtë dëshirash të pafajshme të njerëzve të një gjaku e të një gjuhe për të qenë bashkë, për të tejkaluar çdo barrierë kufijsh apo barrierë tjetër që janë rrekur të na vendosin midis vetit ne shqiptarëve!
Fieri gjithmonë të zgjon sensacionin e një qyteti urban me tradita të lashtë bujarie e mikpritje, në të cilin mund të ndiehsh mirë dhe i plotësuar në çdo kohë.
Më tej, takimi do të vazhdonte në një lokal tepër luksoz me emrin………………………………..
Gjithçka në lokal mban freskinë dhe ëmbëlsinë e vatranëve. Personeli ishte vënë plotësisht në shërbim të tyre, jo vetëm me anë të një servirje të shpejtë dhe elegante, por mbi të gjitha me anë të një sharmi shpirtëror që i shemb kufijtë midis personelit dhe klientëve vatranë.
Hapja ne lokale u be nga Elida Sopoti Osmani, e cila na emocionoi me fjalet e saje kur foli per ecurin gjashtvjecare te Vatres ,,por ajo foli dhe per traditat e lashta te treves se myzeqese tradita keto qe bejne dallimiin e tyre ne krahasim me trevat e tiera… Fieri theksoi Elida, ka hapur zemrat dhe portat e shpirtit qytetare e atdhetare ,per qindra Kosovare qe u debuan nga trojet e tyre dhe u integruan ne kete qytet te lashte.
Festa do të vijonte me valle dhe këngë nga të gjitha trevat…
Humori, alegria, thumbat ose thënë ndryshe të folmet me rrotulla, shprehësi e zgjuarsisë së trevave mbarëshqiptare nga vijmë të gjithë, e bënë ambientin të elektrizuar nga emocionet.
Herë pas here, miqtë e “Vatrës” sillnin kujtimet e tyre nëpërmjet mikrofonit, duke bërë që salla të ndizej flakë nga duartrokitjet dhe bota emocionale në fluturim ndjesishë dhe fjalësh nga ana e të pranishmëve.
Gjithçka dukej e përkryer dhe simbolike gjer në madhështi, duke përcjellë tek të gjithë ndjesinë e fortë të të qenit shqiptar, të të qenit vëlla e motër gjaku e shpirti, të të qenit i privilegjuar që fati dhe natyra të ka zgjedhur të keshë mbi kokë një qiell, që edhe kur bie shi e gjëmon e veton, këto i bën shqip.
Shqip komunikon gjithçka në këtë përvjetor të gjashtë të Vatrës sonë, që duke ndezur në Fier, në këtë qytet të stërlashtë, oxhak të stërmadh pasioni e dashurie arbërore, flakët e një pasioni kushtrimtar për të vërtetat e mendjeve dhe shpirtërave të tubuar bashkërisht, iu bën një apel të gjithë shqiptarëve të tubohen rreth flamurit kuq e zi dhe rreth vizionit të një shteti të përbashkët kombëtar, që me kohë nuk do të jetë thjeshtë një projeksion, por një realitet veprues i botës mbarëshqiptare.




























Leave a Reply