xheni

Cikël poetik nga Xheni Shehaj

Në dhomën bosh

Në dhomën e zbrazur

çdo gjë ka mbetur siç ishte.

Dëgjohet vetëm frymëmarrja jote

që ke lënë si kujtim.

Asnjë shënim mbi tavolinë

as edhe një shenjë lamtumire

vetëm heshtje, heshtje varri

që djeg, përcëllon si zjarri.

Vazoja kineze,

Eminesku mbi komodinë,

E di si po më duket, i dashur,

Ti Luçiferi, unë e mjera Katalinë.

Hedh sytë përreth,

qetësi dhe trishtim.

Nuk dua ta lëviz as vazon kineze,

as Emineskun mbi komodinë.

 

Përballë hënës

U grindëm. U shamë.

Përplasëm dyer.

U lënduam.

Ditën e kaloj me copëza kujtimesh,

bisedat rreth së ardhmes, foto të harruara.

Humbas mes njerëzve për të mos sjellë ndërmend profilin tënd.

Dhe dita kalon me përzierje, ethe, psherëtima.

Po kur vjen nata, kur njerëzit struken në foletë e tyre,

ti vjen e ma bën më të rëndë sekondin.

Nata të sjell tek unë më të gjallë se kurrë.

Më mbysin kujtimet, m’i zënë të gjitha shtigjet e mendimit

dhe mendja rrotullohet rreth teje.

S’kam zgjidhje. Ulem përballë hënës dhe i flas për ty.

I flas derisa më rëndojnë qepallat,

dhe fjalët kthehen në murmurimë.

Dhe kështu vjen e nesërmja…

 

 

Zjarri i dashurisë

Ne u deshëm me vrull.
U deshëm aq shumë,
Sa vetë zjarri ynë na përcëlloi.

U ngrit zjarri dashuror
E leshrat, rrobat, mishin,
Na e dogji.

Netë pa gjumë, orë, ditë, javë.
Zjarri bubullonte po njësoj.
Në dhomë përhapej aroma e mishit të djegur,
Dhe në ne rritej shpresa për një dashuri të përjetshme.

Por koha bën të sajën.
Zjarri që dikur mburrej me flakët krela – krela,
Tani është katandisur në hi.
Tamam si hiri i të vdekurit që mbajnë në kuti,
Ne mbajmë hirin e së ndjerës dashuri.

 

Ëndrrat

Ëndrrat u shtypën.

Buldozerët me peshën e tyre

peshuan mbi të bukurat ëndrra.

Pa mëshirë, shpirtin ua nxorën.

Helm e vrer jeshil,

vollën gojët e liga,

për të ëmblat ëndrra.

Gjak, gjak më kullon shpirti.

Gjymtyrët gjak.

Oh, sa shumë gjak!

M’i mbytën ëndrrat në gjak.

Zeusi – gjëmëmadh, shkatërrimtar,

lëshoi rrufe e gjëmime

e ëndrrat mi bëri copë e thërrime.

Mallkim!

Paskan qenë të mallkaura

qysh në ngjizje ëndrrat e mia.

Mallkim për to e për mua që i rrita.

Por unë s’mund t’i lë.

Prindi i mirë se lë pjellën e vet,

e ato janë pjella ime,

janë gjaku im, damarët  e mi,

frymëmarrja ime.

Jo! Nuk i lë!

Ta di se marr fund bashkë me to,

nuk i lë.

M’i shkelën, m’i vranë,

po unë do pjell të tjera.

U gabuan vrasësit.

Menduan se mendja ime është shterpë.

Se më vranë krijesat e mia

e s’do kem të tjera.

Po unë s’do lë mal, fushë, det, humnerë,

pa shkelur.

Mbi valët e detit do i përkund ëndrrat,

ngjyrat e qiellit do u jap,

nga malet e larta do huazoj forcën

e do i bëj ëndrra të mëdha.

Ato do jenë më të bukura,

më të forta,

s’do i ndalin dot buldozerët

tuaj të mallkuar.

As helmi juaj o katilë,

as shpata, as pushka.

Ato do jenë ëndrra të përjetshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,201 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List