SA DO TË DOJA / Poezi nga Xhemal Gora

Xhemal Gora 1

Poezi nga Xhemal Gora

 

 

SA DO TË DOJA

 
Edhe në dritë të yjve, e kam ndier kërrusjen e maleve,
kur tradhëtia, pas shpine, plagos shpirtin e kohës
e ditët, gjakosur, vyshkin konxhet e vitit,
me rënkim, kur shkon…

Dhe thinjjen e qiellit,
kur në bark të mjegullës, hingëllin tragjedia,
kur toka zhuritet për një pikë ujë
dhe dielli përvëlon…

Dhe tkurrjen e Atdheut,
që shtrëngon rrënjë lisash,
nëpër netë,
kur kalon stuhia…

Sa do të doja,
në trupat tanë, të mos kishte plagë,
as varre…
që shpeshë ,
më të dashur se njerëzit po na bëhen.
As njolla cmire dhe mërishë…
As tradhëti nga derë e madhe…
Si kryeministra, deputetë,
ministra e nëpunësa qeverishë…

Kur lëshohen trarët,
e nis pikon catia…
Po s’e ndërrove, e keqja të hyn Brenda,
bën ligje…të mund…
Vërshojnë me rrëmbim të gjithë përrenjtë,
kthehen e fryjnë një lumë…
Të rrëmben në fund…

Edhe në dritë të yjve,
e kam parë krrusjen e maleve
Përpara heronjve dhe varreve…
Që na janë bërë më të dashur…
Më të dashur se njerëzit, cdo dite…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s