KËNDVËSHTRIM…
ZYBA HYSEN HYSA: SHKËPUTUR NGA RECENSIONI I LIBRIT “ISHIM TË LUMTUR SI GJINKALLAT” TË POETIT SHQIPTAR ME BANIM NË KOSOVË, ADEM ZHAPLLUZHA.
“Po të hedhësh një vështrim të përgjithshëm poezive lirike të dashurisë, shkruar nga mijëra shkruesish shqiptarë, vërehet një këndvështrim i cekët i kësaj ndjenjë hyjnore me fuqi të jashtëzakonshme shpirtërore.
Është normale që poeti / ja, do i këndojnë bukurisë, por bukuri në dashuri s’janë as sytë e zinj, apo larushë, as gjoksi pa dhe me silikon, as trupi, asnjë tipar i veçantë i njeriut që dashurojmë (ato quhen poezi erotike), poezia e dashurisë i këndon imazhit që përfohet nga shkrirja e të gjitha tipareve e krijimi i portretit të personit që kemi rënë në dashur, një portret pa tipare, një portret prej drite.
Dashuria kuptohet pas katastrofës që lë takimi i parë, katastrofë si të ishte një stuhi ku shkul drurët me rrënjë e çfarë gjen përpara dhe i duhet kohë shpirtit për të rindërtuar veten në një formë krejt tjetër e vetë dashuria të pajis me fuqi të jashtëzakonëshme shpirtërore, të shtojnë kreavitetin për rindërtimin e vetvetes krejtësisht në një formë tjetër që lidhet pazgjidhmësisht me kohën dhe hapësirën, sesa e si favorizojnë apo pengojnë ato këtë rindërtim.
Adem Zaplluzha
Të shkruash poezi për dashurinë, si forca më e madhe q’godet një shpirt njerzor për ta ndryshuar atë në shkallën sipërore drejt divinitetit, kërkon nga poetët një kulturë dhe dije të gjërë në fushën e letërsisë, filozofisë, psikologjisë, teologjisë… nuk mund të shkruajë poezi për dashurinë një poet që leximin s’e ka ushqim të përditshëm, apo një poet që s’e ka provuar këtë ndjenjë me forcën e stuhisë… poeti edhe veshjen duhet ta ketë të veçantë, edhe vështrimin, edhe ecjen, qëndrimin… në çdo gjë, ai të jetë poezi… “
(ZYBA HYSEN HYSA: SHKËPUTUR NGA RECENSIONI I LIBRIT “ISHIM TË LUMTUR SI GJINKALLAT” TË POETIT SHQIPTAR ME BANIM NË KOSOVË, ADEM ZHAPLLUZHA)
Zyba Hysa





























Leave a Reply